Japonia dhe Kina duket se po përshfaqen si armiqtë më të rinj në Azi, duke kaluar një hap më lart nga statusi i rivalit që kanë patur deri më tani.
Tokio po përpiqet përherë e më shumë të mobilizojë opinionin ndërkombëtar kundër një pushtimi të mundshëm ushtarak të Tajvanit nga Kina.
Agjencia “Reuters” citon zv.kryeministrin japonez, Taro Aso të jetë shprehur për agjencinë “Kyodo” se Japonia duhet ta mbrojë ushtarakisht Tajvanin së bashku me ShBA-të nëse Kina e sulmon ishullin.
“Nëse një problem serioz ndodh në Tajvan, nuk do të ishte e tepërt të thuhej se mund të lidhej me një situatë që kërcënon mbijetesën për Japoninë…Ne duhet të mendojmë mirë se pas Tajvanit mund t’i vijë radha Okinavës”, citohet Aso.
Qëndrimet e zyrtarit japonez kanë sjellë reagimin e palës kineze. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian tha se mesazhe të tilla dëmtojnë bazat e marrëdhënieve kino-japoneze. Zyrtarë të tjerë japonezë nuk kanë preferuar të komentojnë qëndrimet e Asos, duke mos sqaruar nëse ato përkufizojnë një linjë zyrtare, apo janë komente personale.
Perendimi po mundohet ti shtype koken dragoit Kinez perpara se te jete vone sipas mendimit te tyre. Ne fakt ky acarim ose iritim ndaj nje sulmi te mundeshem ushatarak te R.P te Kines ndaj Taivanit eshte thjesht lufte nervash sesa nje pergatitje per lufte. Kina nuk ka ne plan te nderrmare nje akt agresiv ndaj Taivanit pasi keshtu do ti shpallte lufte gjithe perendimit. Por edhe sikur te ndodhte a do te nderhynte perendimi ne nje territor qe i perket ligjerisht sovranitetit te Kines ? Kam frike se jo. Gjithsesi Kina komuniste nuk ka nderrmare ndonjehere ndonje sulm agresiv ndaj ndokujt dhe kam besimin se nuk do ndodhe as me Tajvanin pavarsisht se nuk njihet nga Kina si shtet por si nje pjese e shkeputur dhe e vetshpallur e pavarur nga forcat nacionaliste te Can Kaishise dhe te njohur vetem nga SHBA-te. Ndonje dite Taivani do i rikthehet Kines por jo me lufte. Kina e di shume mire se nje lufte ne kete rajon do nxiste nje reaksion me pasoja dhe ndoshta do rrezikonte edhe nje lufte berthamore gje qe si intereson askujt. Keto britma luftenxitese jane ne fakt “shume zhurem per asgje”. Edhe sikur Kina nje dite te balancoje ne planin ushtarak SHBA-te ajo do te jete shume e larget dhe sidoqofte nje lufte mes dy forcave te barabarta nuk do ishte fitimprurese per asnjerin perkundrazi.
Per te gjitha ia ke fut kot
Me siguri Genti eshte ndonje gazetar kinez , sepse eshte gjuha e propogandes zyrtare kineze.!!
Kina kur ka peto pikpamje paqesore perse bene parada ushtarake dhe tregon muskujt me armatimet berthamore …!!! Eshte e vertete se po pati lufte midis USA dhe Kines pasojat do te jene te papashikueshme sepse asnje nuk e di se cfare disponon sejcila pale poe sigurisht qe USA eshte sh perpara se lodrave te shekullit kaluar kineze.