Nga Ylli Pata
Mustafa Nano shkruante në një koment të tij, se tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e Covid 19-s ishin dy “gëzimet´e Edi Ramës, se ndryshe ai nuk do të vinte në pushtet në mandatin e tretë.
Ky parashikim i Nanos, që pa tërmetin apo pandeminë, Rama nuk do të merrte mandatin e tretë është një “lotari postmortum” e nuk vërtetohet dot, megjithatë edhe mund të analizohet.
Në fakt, “me gjasë” thotë Mustafa Nano, e gjasat ishin dhe janë gjithmonë për të gjitha palët kur futen në zgjedhje, flasim kryesoret.
Megjithatë, nuk është ky thelbi i diskutimimit, por argumenti që shtron Nano, që në fakt nuk është vetëm i tiji, ka kohë që shtrohet në opinion se Rama shfrytëzoi dy fatkeqësitë për të kalëruar dhe për të përfituar.
Dy ngjarjet në fjalë që përmend Mustafa Nano, realisht nuk janë lojë kalamajsh, por dy tragjedi të rënda, ku ka pasur mjaft viktima, si fatale por edhe më pak fatale.
Një qeveri apo administratë, e tregon veten çdo ditë në menaxhimin e punëve të vendit, por në raste të jashtëzakonshme, sjellja e saj merr natyrisht një peshë edhe më të madhe.
Pasi në fund të fundit, njerëzit ndaj dhe votojnë; që të kenë një qeveri sa më të aftë në drejtimin e punëve.
Në shumë vende të botës, sjellja ndaj fatkeqësive të tilla si tërmetet apo tsunami-t e mëdha kanë qenë determinante në perceptimin popullor në zgjedhjet pasardhëse.
Republikanët amerikanë, u ndëshkuan përveç të tjerave humbi në jugun e vendit, tradicionalisht i djathtë në zgjedhjet e 2008-s, edhe nga keqmenaxhimi i administratës Bush gjatë uraganit Katrina.
Ndërkohë gjatë pandemisë së Covid 19, të gjithë politikanët që e keqmennaxhuan këtë krizë globale u ndëshkuan keqas. Trump ishte i pari, por ka edhe më.
Qeveria Conte në Itali, ra edhe nga keqmenaxhimi i vaksinimit. Jonson në Britaninë e Madhe humbi pikë në fazën e parë të pandemisë, por u rrit me vaksinimin masiv.
Është një gjë krejt normale e nuk përbën çudi. Gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019, Edi Rama u mor me emergjencën, pra sistemimin e të pastrehëve dhe rindërtimin, që e vuri në prioritet.
A e menaxhoi mirë? Kjo duhet diskutuar, e mund të ketë këndvështrime të ndryshme, por përgjithësisht Rama u mor shumë me atë krizë thuajse gjithë kohën, edhe pse mund të ketë tepruar në spektaklizimin e saj.
Thelbi është: Menaxhimi i emergjencës, sigurimit të fondeve dhe rindërtimit. Ky menaxhim ka qenë intensiv nga Rama, por asnjëherë nuk u analizua kjo pjesë objektivisht nga kritikët e tij, apo opozitarët, të cilët i ikën diskutimit apo debatit, ashtu si Lulzim Basha dhe Ilir Meta zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 apo edhe tentativës me çadrën e 2017-s.
E njëjta ndodhi me Pandeminë, ku qeveria menaxhoi agresivisht fazën akute me masa drakoniane e më pas fazën tjetër me një çlirim me “dy duar” shoqëruar me vaksinimin masiv që Shqipëria e ka pasur një zhvillim të rëndësishëm, duke prishur edhe klishetë e “atdheut” apo “markës” nga vijnë vaksinat.
Megjithatë në këtë aspekt debati është i hapur, e mund të ketë qëndrime të ndryshme nga ata që e përkrahin qeverinë apo që e kundërshtojnë.
Por të rrijnë në llogoren e debatit në fjalë, sepse në fund të fundit ky është thelbi i sistemit alternativ. Nga ky debat dalin edhe problemet, por edhe modelet.
Ndërkaq bishtnimi i përballjes siç ndodh tek ne, apo edhe logjika se pala tjetër përfitoi nga kjo tragjedi vetëm argument politik nuk është.
Në vitin 1994, opozita ishte ndoshta më rëndë se ajo e sotme në përballje me Sali Berishën gjatë referendumit të Kushtetutës. Ju kundërvu, e përballi në kushte krejt të pabarabarta dhe e mundi.
Problemi i vetëm në analizë në këtë rast, është se asnjë qeveri tjetër në Shqipëri nuk është përballur në zgjedhje pas rasteve të tragjedive natyrore.
Por fakt është që nëse do të ishte Sali Berisha në vend të Edi Ramës, apo kushdo tjetër si për tërmet, apo pandemi, protagonizmin do ta kishte pasur të njëjtë, madje edhe më zulëmadh.
Po a do ta menaxhonte njësoj? Ja ky është debati, e ky duhet të jetë…
Ju a njohim surratim ne shqiptaret mire ,te gjithe Politikaneve ,
me te mirat dhe poshtersite e tyre .cfar ju rren menja se po rreni mo ket popull ju e ?!
Pandemia + Termeti eshte nji ndr Historite me te siksesesheme te ksaj qeverria ne Historine Situatave Emergjente te Shqiperise .
Hani mut sa te doni me goje e medieve sepse ju pagun Banda Antishqiptare ,por
punen e ksaj Qeverrie s’e mohon dot as Zoti vet .
Nqs nuk do ishin kto dy Fatkeqsi jam i sigurte se kjo Qeverri do kishte bere Cudira ne kte vend ,
asnji cudi .
Te tjerat jan pastaj brockulla idiotesh ne ate vend ku pak qytetareve i ka ngel tru ne kafke ,
eshte Pordhe ne Ajer qe fluturon e bie /hudhet ne dete !
Bravo.Komente me mend.
Muço Staf Nano,i bindur se i di te gjitha dhe eshte kompetent ne analizat e thella politike ne vend,pretendon se Rama perfitoi nga Termeti dhe nga Pandemia!
Edhe nese kjo eshte e vertete(ne fakt eshte e vertete),tregon se Rama si “administrator” i ketij vendi eshte ne lartesine e kerkesave te kohes dhe ka perballuar dy sfida madhore.
Popujt i zgjedhin qeverite per te administruar vendin,per t’u perballur me sfidat,fatkeqesite,inondatat dhe krizat qe prekin here pas here ekonomite e vendeve te botes.
Ne nuk mund te flasim me (NËSE),por. nje gje eshte e sigurt,Rama dhe ekipi i tij jane treguar administratore te zotet,drejtues kompetent qe ne kohe rekord siguruan kredi dhe donacione 1.15 miliard euro per Rindertimin dhe futen
proces rindertimi tere objektet e demtuara.
Edhe pandemine arriten ta perballojne mjaft mire,ndonese kapacitetet spitalore,njerezore dhe financiare jane nga me te ultat ne ballkan.
Por sot shqiptaret nuk jane ata te viteve 90-200-2010,por jabe nhepopull qe ka evoluar,ndryshuar dhe europianizuar
Ata jane aftesine dhe nuhatjen politike,kane intelektin per te vleresuar partite politike dhe lideret e tyre qe jane te afte dhe te zotet per te drejtuar vendin.
Ne kete skakiere politike,me keta lider politike,duam nuk duam ne,Rama eshte me i miri dhe kete e ka treguar.
Njk jane llogjet dhe hajgaret e Muços,te Shkullakut,Lubonjes,Bejtexhiut,Bushatit,Qimit,Fevzos,Çanit dhe tere stanit baltëhedhës ne Shqiperi
Rama nuk eshte i perkryer dhe kompetent per çdo gje,por eshte me i miri per ato qe thote dhe ato qe ben.
Koha do tregoje qe Rama eshte kryeministti me i mire i Shqiperise ne keto 110 vjet do apo nuk do Muçostafai dhe tere Muçot baltehedhes te ketij vendi.
Gjeni nje tjeter qe ka patur aftesine dhe vizionin per tia ndryshuar faqen ketij vendi pas nje lengimi te gjate
O Ylli, mos u merr te analizosh mucon, ai nuk eshte as gazetar as analist. Ai eshte prototipi i sherrxhiut. Nuk i pelqen asgje, pervec vetes, pra si thoni ju nfa Shkodra, i ka hyj vetja ne qef, ai eshte tipi qe donte shume viktima nga termeti dhe Rama, me qetesine dhe sigurine e tij, me ate qe ti thua e tepronte, u jepte shprese te goditurve nga fatkeqesia, hyri e vizitoi cdo familje te prekur dhe u jepte shprese, qe fat per te prekurit qe ne kete fatkeqesi te ishte nje si Rama kryeminister, se mos o zot… ndonje tjeter dhe fetkeqet do ngeleshin jashte me vite; po keshtu edhe me pandemine … nuk shkruaj me, se me politese i ke thene vete te tjerat.
Idiotesite e opinionisteve shqiptare nuk kane fund. Rama mori pothuajse te njejtin numer votash qe kishte ne zgjedhjet e 2017 dhe 2019. Madje pothuajse te gjithe serbo-shpellaret qe iu shemben shtepite nga termeti (dhe qe ne Tetor-Nentor do te hyne shtepite e reja ) votuan per PD. Baze beri edhe nje analize te numrave ne javet pas zgjedhjeve.Termeti nuk e ndihmoi Ramen e PS.
E vertete dhe shume e cuditshme,
NUK E NDIHMUAN POR E KONSOLIDUAN.PRA,RAMA U NDIHMUA PREJ RASTESIVE TE KEQIA PER TU PROVUAR PER AFTESITE E TIJ TE SHKELQYERA.AJO ISHTE NJE BETEJE,APO JO ZOTERINJ QE U FITUA.A DO TA MERRTE NJE YLL NE KARIERE NJE GJENERAL QE DEL NGA FUSHA E BETEJES FITIMTAR?,E PO KEJO ESHTE.
Gjet e liga le te flasin si ua do bytha.Me vjen keq per Mustafa Nono qe shprehet ne menyren me te keqe.Zoti Nano,apo kushdo tjeter, duhet t’a lavderojne Ramen per punen e madhe qe ka bere per termetin dhe pandemine.Eshte vertete suksesi me i madh dhe nje perkushtim i veçant i kryeministrit Rama dhe qeverise se tij, qe perballuan keto dy tragjedi te medha kombetare.Mire Basha,Berisha,Meta dhe fallxhorja ashtu do flasin, se e kane inat Ramen per punen e mire,se ata ate detyre kane,te nxijne te bardhen,por jo Nano qe duhet t’i shikoi me objektivitet. Tjeter—–eshte se Ramen dhe qeverine socialiste e votojn shqipetaret per inat te Sali Berishes,Bashes,gjithe PD,se e pan ç’hoqen nga Saliu,Basha qe i vidhnin hapur votat,vrisnin ne mes te ruges policet e tyre,u vodhen pasurine nepermjet firmave piramidale,e shume te keqija te tjera.Prandaj PS dhe Rama do votohet vazhdimisht se eshte parti e drejte,punon per popullin punon per shqiperine.
Nje nene e cmendur apo nje baba drogaxhi eshte me i mire per femijen e tij?
Kuptohet qe drogaxhiu ka perparesi.
Kjo eshte dilema e artikullit zoti Ylli Pata dheee sapo u zgjidh.
Te jesh i kenaqur nga babai drogaxhi(thjesht per te percaktuar dilemen) se me tutje mbizoteron cmenduria dhe kafsheria nuk do te thote se do kesh nje jete normale, thjesht te detyrojne kushtet qe te rritesh me ate baba.
Lum si ne qe gezojme per aritjet qe ne te vertete jane punet e cdo njeriu normal qe do ishte kryeminister.
Megjithate, une mund te shtoja vetem ate qe ti falesh nje shtepi tjetrit ne Shqiperi pas nje tragjedie familjare dhe shume here me te bukur e me te mire sot dhe ai qe u be zot shtepie nga falja te shkoje e te votoje ate qe e ka rrenuar e tradhetuar per 30 vjet, kjo eshte poshtersi shqiptare per ate pjese te saj. Kjo tregon se keta bashkeqytetare tani nuk jetojne per veten e tyre, por per inat te te tjereve, shqetesohen pse ju zbaredhen floket gjitonit dhe jo vetes se tij. Kjo eshte fatkeqesi mendore qe nuk jep shprese per progres por vazhdimesi te nje epoke te zymte mendore. Te theme te drejten ai menaxhim qe i eshte bere vendit sidomos keto dy vjet , eshte i pa besueshem dhe ai sistemim dhe ndertim i pa imagjinueshem. Qe eshte merite e Edi Rames, kjo s’diskutohet, por qe ka pase dhe kaq shume neperkembesa te rrezikshem nga pala tjeter dhe kjo nuk diskutohet. Megjithate ja doli fale pergjegjshmerise, vizionit, sinqeritetit, perkushtimit qe beri per popullin e tij. KJo eshte merite qe nuk diskutohet, te tjerat le ti shikojne organet qe perbejne shtetin. Me nje opozite konstruktive, te pergjegjshme per misionin e saj, Shqiperia do te kishte pasur me shume sukses, por ata e shikojne suksesin e vendit si humbje per vete…KJo eshte poshtersia!
Beso, ti pervec sufllaqes, ke edhe nje pjate fasule.
“Beso”!
Gjithçka ke thene, e ke thene shume bukur.