Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ndërsa janë raportuar edhe 4 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë shëruar edhe 5 persona nga koronavirusi.Numri i të infektuarve deri tani në vend ka shkuar në 107 mijë e 883.
Ndërsa, numri i viktimave në 2 mijë e 264.