Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është përfshirë diskutimin e hipotezave lidhur me helmimin e mbi 1500 qytetarëve të Deçan.
Vuçiç ka thënë se kanë analizuar praninë e dy serbëve rreth burimit të ujit në Deçan, ndërsa është pretenduar se mund të kenë lidhje me helmimin.
“Ne kemi një analizë të lëvizjes së automjetit me targa të Novi Sadit, ata nuk ishin as 500 metra nga burimi i ujit. Ne po presim të shohim se çfarë do të thonë. Ne po presim, po dëgjojmë”, tha Vuçiç, duke u përgjigjur pyetjet e gazetarëve në Beograd.
Mbi 1.500 banorë të fshatrave të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi shfaqur simptoma të helmimit.
Uji ishte dyshimi i parë për helmimin e tyre, por analizat fillestare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nxorën se uji nuk është burimi i helmimit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha dje se disa mostra të ujit do të dërgohen jashtë vendit për analiza më të thella.
Lane nam dhe keta ne kosove… shihen qarte qe nuk kane ndonje cante me vete… Po si helmohet aq m3 uje, me duar ne cepa?!
Po analizat perse nuk dalin akoma?!
Te helmosh nje qytet te tere eshte me keq sesa te perdoresh arme kimike, eshte genocid.
E kuptueshme qe ne te tilla raste kerkohet “armiku” por ma do mendja se eshe “armiku” ka kufi.