Jeton në një jaht 112 milionë paund, larg Londrës, kush është presidenti i “Spurs”?

15 Korrik 2021, 11:53Lifestyle TEMA
Jeton në një jaht 112 milionë paund, larg Londrës, kush

Shumë rrallë ai është parë në “White Hart Lane” për të brohoritur për Harry Kane dhe lojtarët e tjerë të Tottenham. Ai preferon të jetojë në superjahtin e tij në Karaibe dhe jo në veri të Londrës.

Joe Lewis është miliarderi, i cili ka në pronësi skuadrën e Tottenham në Premier League. The Sun shkruan se Lewis kalon pjesën më të madhe të kohës në Bahamas, në jahtin e tij 112 milionë paund të quajtur Aviva III, gjithashtu ai ka një vilë në Karaibe, ku shpesh kalon kohë me mikun e tij Tiger Woods.

Sipas “Forbes”, Joe Lewis ka një pasuri prej 4,3 miliardë paund. Ai nuk është kursyer për të shpenzuar për klubin në pronësi, por në anën tjetër nuk shquhet si një president që i qëndron afër skuadrës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje