Lejuan ndërtimet pa leje, arrestohet kryeinspektori i INUV në Dibër dhe tre të tjerë

16 Korrik 2021, 09:21Sociale TEMA

Katër punonjës të Inspektoratit të ndërtimit dhe Kontrollit të Territorit Dibër kanë rënë në prangat e policisë. Ata janë Fitim Raska me detyrë kryeinspektor dhe Jetmir Osmani, Agush Cena, Shpëtim Iskurti, të tre me detyrë inspektorë pranë këtij institucioni.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Ermal Xhaka ish-kreu i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Ndalimi i shtetasve të lartpërmendur u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë me detyrë të ngarkuar për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e territorit në juridiksionin e bashkisë Dibër, nuk kanë ushtruar kontrollin konform ligjit dhe kanë përpiluar akte administrative fiktive në lidhje me kontrollet e zhvilluara, duke lejuar shfrytëzimin e një hapësire publike në pronësi të bashkisë Dibër, për të kryer ndërtime të paligjshme.

Po në vijim të hetimeve për dokumentimin e plotë të këtij rasti, ka nisur procedimi penal dhe për tre shtetas të tjerë, zyrtarë të këtij institucioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje