5 të pandehur mes tyre një shqiptar janë dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, pasi akuzohen për importimin ilegal të 1.2 tonë kokainë nga Amerika Latine për në Greqi në janar të një viti më parë.
Në total grupi i të arrestuarve përbëhej nga 13 persona. Mes pesë të dënuarve me burgim të përjetshëm është një kriminel shqiptar 42-vjeçar,i quajtur Aleksandër Pemaj, i cili në vitin 2010 ishte pjesë e një përplasje të armatosur me policinë në Bajron gjatë së cilës një qytetar humbi jetën, raporton ABC.
8 të pandehurit e tjerë u dënuan me 12 deri në 18 vjet burg.
Droga ishte ngarkuar në një varkë me vela me emrin “Barracuda Seven” në shtetin ekzotik të ishujve Karaibe të Shën Vincentit dhe u gjet në një shtëpi në Astakos ku kishin shkuar për t’i marrë me trurin e organizatës kriminale, shqiptarin Aleksandër Pemaj.
Në Prevezë, “Grigoriou” u takua me Grekun P.V. i cili i dha atij një qese letre duke i thënë se nuk e dinte se çfarë përmbante. Kur oficeri i fshehtë u kthye në shërbimin e tij dhe çanta u hap, u zbulua se ajo përmbante 109,550 euro.
Disa orë më vonë dhe pasi u zgjidhën “detajet” e fundit për pjesën tjetër të parave, takimi përfundimtar u dha në shtëpinë në Astakos ku ishte ruajtur kokaina. Atje, posa doli një anëtar i qarkut për të dhënë shumën e mbetur, njerëzit e policisë dhe EKAM ndërhynë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, sasia prej 1 181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50.000.000 euro, u sekuestruan edhe shuma cash prej 231.000 euro, 3 pistoleta, 1 kallashnikov, 5 autovetura dhe 19 celularë.
Emrat e shqiptarë të arrestuar:
Aleksandër Pema
Arbër Përdeda
Ergon Tusi
Erlin zotaj
Lek Doda
Maksim Preçi
50 milion € ! Çfar te komentosh ! Para pa fund . Lodhu ti me rroge e djerse te fitosh ndonje evro me shume ! Jo po te ligjeshme jo po te pa ligjeshme nuk di une ! Tregu percakton çmimin per te gjitha mallrat si per fotoksine si per kokaine . Tregu nuk percakton moralin e mallit por vetem vleren e kembimit . Perderisa bilhet , kerkohet, edhe kembehet me evro çdo gje eshte ok per “tregun” . Nuk ja shet njeri me zorr .
Mos i ki zili o shoku , ti je ne dark ne shtepi me familjen , kurse ai eshte Koridhalo ……jata eshte shum e shkurter te kalosh gjysmen e saj brenda ne burg , po , nese natyra na jepte nje jetgjatesi 200 e me shum vite ja vlente te beje sakrifica , edhe ndoshta te paligjshme , po te shkosh ose te mos shkosh ne 75 dhe nga keto gjysmat brenda ne biruce ……nuk ja vlen ……dhe sidomos per ne shqiptaret qe na kaloj mosha me e bukur ne sistemin e Enver Hoxhes ……mbase nuk bie dakort me komentin , varet nga cdo kendveshtrim ta shikoj ceshtjen cdo kush , ky eshte mendimi im personal ……dhe nuk detyroj askend ta lexoj e besoj …….tung kudo qe te jesh shoku