Franca goditet nga vala e katërt e virusit, rriten me 150% të infektuarit

20 Korrik 2021, 21:55Bota TEMA

“Franca është goditur nga vala e katërt e infeksionit nga koronavirusi që këtë herë është më e shpejtë dhe më infektuese se gjithë të tjerat”.

Kjo është deklarata e zëdhënësit të qeverisë Gabriel Attal i cili tregon se numri i të infektuarve është rritur me 150% më shumë nga java e kaluar dhe se 80% e rasteve janë me variantin delta.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit në Francë u regjistruan 18 mijë raste të reja me koronavirus, ndërkohë që një javë më parë këto shifra nuk i kalonin 7 mijë.

Prej disa ditësh francezët kanë dalë në protesta kundër vendimit të qeverisë për të bërë të detyrueshme marrjen e vaksinës së punëtorëve të disa sektorëve.

2 komente në “Franca goditet nga vala e katërt e virusit, rriten me 150% të infektuarit”

  1. Per korrektese says:

    O gazetar trap. Përveç infektimeve, pse nuk thua se sa te vdekur ka?
    Apo ke frikë të thuash që infektimet nukne kane rritur fare numurin e të vdekurve sepse varianti Delta nuk eshte vdekjeprurës, dhe se te infektuarit Jane te rinj te pavaksinuar, qe tani, me marrjen e virusit zere se Jane vaksinuar.
    Mbetet duke hapur panik. Infektimet Jane shtuar sepse eshte rritur numuri i testimeve dhe ne nje pandemi, sa me shume te testosh, aq me shume zbulon.
    Vaksinat Jane prodhuar, dhe tani duhen bere apo Jo. Nuk eshte gjë e keqe, por eshte dhe biznes vaksinash.
    Budallenjtë konspiracionistë thone paçavure per mikroçipe. Ne vend qe te thone se pandemia tani po perdoret per biznes testimesh dhe biznes vaksinash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje