Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po ballafaqohet me akuza për krime lufte ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që deri më 2 Gusht të dorëzojë një listë paraprake të dëshmitarëve që synon të thërrasë në sallën e gjyqit për të dëshmuar.
Kërkesa e avokatit Lluka Mishetiç është përkrahur edhe nga avokatët mbrojtës të Veselit, Krasniqit e Selimit. Por këtë kërkesë të mbrojtjes në konferencën e 6-të statusore që u mbajtë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së e ka refuzuar prokuroria.
Prokuroria këtë kërkesë e ka konsideruar si komplet jashtë kontekstit, por ka reaguar Mishetiç duke thënë se nuk e kupton refuzimin e prokurorisë. Por prokororja i është kundërpërgjigjur duke thënë se listat jepen brenda afateve të caktuara dhe mënyra e dhënies së dëshmisë do të jepet në atë kohë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar gjithashtu ka bërë të ditur se në këtë rast janë përafërsisht 5 dëshmitarë ndërkombëtarë.
Ndërsa gjithashtu ka bërë të ditur se ka vazhduar me nxjerrjen e materialeve që nga konferenca e fundit statusore ku janë nxjerrë 14 pako me material ndër to 4 pako komplet shfajësuese.
Kjo mesele eshte sı perrallae ujkut dhe qıngjıt Ankhej ujku se qıngjı qe ıshte me poshte rrjelljes se ujıt po ja turbullonte ujın ujkut,Hashım Thacı me shoke po benın nje lufte te drejte kunder zaptueseve Serbe ne kosove dhe Gjykata e hages ben fajtot keto te UCK qe po mboheshın nga ushtrıa Serbe
Ku eshte drejtesıa e Hages nekete raste, Tanı se fundemı po ı refuzon edhe deshmıtaret e Thacıt Icılı don te mbrohet ndaj akuzes Serbe,