FOTOT/ Pjesëmarrja e sportistëve shqiptar në Lojërat Olimpike, ministrja Kushi: Do na bëjnë akoma më shumë krenarë për flamurin tonë kuqezi

22 Korrik 2021, 14:50Sport TEMA

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka përshëndetur pjesëmarrjen e sportistëve shqiptar në Lojërat Olimpike.

“#TeamAlb

Urimet më të përzemërta ekipit olimpik dhe shumë suksese sportistëve tanë në disiplinat respektive ku garojnë në Lojërat Olimpike #Tokyo2020 .

Jam e bindur që do të dalin faqebardhë si përherë, duke na bërë akoma më shumë krenarë për flamurin tonë kuqezi.

#Olympics

#Tokyo2020 , shkruan Kushi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje