Përse Erdogan po nis një “betejë” për njohjen e Kosovës dhe a ka lidhje me Qipron turke?

23 Korrik 2021, 12:17Rajoni TEMA

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se për vite dhe dekada, kur bëhet fjalë për Ballkanin dhe Kosovën, Turqia do të vijë në ndihmë me të gjithë forcën që ka.

Pavarësisht tensioneve në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Prishtinës për shkak të hapjes së Ambasadës në Jeruzalem, mesazhi i ri Erdoganit jo vetëm që sheshoi të gjitha mosmarrëveshjet, por sulmoi në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat kombëtare të Serbisë.

Qëndrimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ndaj Kosovës nuk është i rastësishëm, ashtu siç nuk është e rastësishme që ai përmendi Kosovën para vizitës së tij në Qipron Veriore.

Turqia ka marrëdhënie të veçanta me Kosovën dhe kjo përfaqëson një vazhdimësi të politikës turke për të rritur ndikimin dhe forcuar marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Turqia ka besuar gjithmonë se zotëron forcën për të shtyrë përpara njohjen e Kosovës në të gjithë botën islamike, më shpresën se ky mesazh do të arrijë edhe në OKB.

“Tani kemi 114 shtete e njohin Kosovën dhe ne duam që ai numër të rritet. Shpresojmë që këtë vit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në takimin që do të kem me Biden, do të diskutojmë përsëri këtë temë, se do të punojmë së bashku për njohjen të Kosovës “, u tha Erdogan, ndër të tjera, gazetarëve turq para se të nisej për në pjesën turke të Qipros.

Turqia ishte njohu pavarësinë e Kosovës, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Shqipërinë dhe Afganistanin.

Në fakt Turqia po lobon prej muajsh, kryesisht brenda Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, e cila mbledh së bashku 57 vende. Erdogan mësohet se po punon kryesisht me vendet që nuk e njohin Kosovën për shkak të problemeve të brendshme që kanë në territorin e tyre.

Në mesin e anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në të cilët Ankarajë po mundohet të bisedojë janë Algjeria, Azerbajxhani, Turkmenistani, Maroku, Libani, tre vendet islamike me qëndrimin më të ashpër kundër Kosovës.

Mediat turke theksojnë se presidenti turk po punonte me këto vende përpara hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe pavarësisht ndarjeve në lidhje me këte çështje.

Deklaratat e presidentit turk kanë ngjallur një sërë paralajmërimesh në Beograd, me presidentit Aleksandër Vuçiç që tha se do t’i kundërpërgjigjej përpjekjeve të Erdogan, edhe pse Turqia ishte një vend më i fuqishëm. “Serbia nuk është tokë turke”, tha Vuçiç. Ne do të mbrojmë interesat tona kombëtare”.

Mediat serbe thonë se mbështetja e Erdogan për Kosovën nuk është rastësi dhe as surprizë për Beogradin. “Në viti 2013 gjatë një vizitë në Prishtinë, Erdogan tha se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, prandaj Presidenti i atëhershëm serb Tomislav Nikoliç anuloi takimin trepalësh midis Serbisë, Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës”, shkruan sot gazeta serbe “B92”.

“Po ashtu, vitin 2010, gjatë vizitës së presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi në Ankara, Erdogan organizoi bisedime midis Thaçit dhe përfaqësuesve të Greqisë dhe Sirisë në një përpjekje që këto vende të njohin pavarësinë e Kosovës.”

Mbështetje pa kushte për Kosovën

Gazeta serbe thotë se surpriza e vetme është mbështetja pa kushte  e Erdogan pasi Prishtina hapi ambasadën në Jerusalem.

“Presidenti turk deklaroi se e përjetoi atë si një tradhti jo vetëm të Turqisë, por edhe të tij personalisht. Por është e qartë që Ankaraja e kuptoi se ishte një lojë ndërkombëtare, që Donald Trump luajti një rol kryesor dhe se Izraeli nga ana e tij njohu Kosovën si vendi i parë mysliman që hapi një ambasadë në Jeruzalem. Erdogan e kuptoi qartë se ai duhej të shihte përtej këtyre keqkuptimeve “, thekson gazeta.

Në një deklaratë mbi vazhdimin e lobimit për pavarësinë e Kosovës, presidenti turk njoftoi se ai do ta ngrinte këtë çështje edhe gjatë takimit me presidentin amerikan Biden.

Analistët shprehen të bindur se Kosova do ngrihet si temë diskutimi midis dy lidërëve, por është e paqartë nëse do të ketë rezultate konkrete për të përshpejtuar njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.

Presidenti turk duket se ka vendosur të luajë me dy porta, duke lobuar nga njëra anë për të arritur një konsensus për çështjen e Kosovës brenda Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe nga ana tjetër duke ndikuar tek anëtarët e tjerë të OKB-së, së bashku me SHBA-në.

Pse tani?

Erdogan foli për Kosovën përpara se të nisej për në Qipron veriore, ku qipriotët turq shpallën pavarësinë e njëanshme në 1974, e cila deri më tani është njohur vetëm nga Ankaraja. Sipas ekspertëve, momenti për deklaratën në mbrotje të Kosovës nuk u zgjodh rastësisht.

“Erdogan duket se kërkon të bëjë në Qipro atë që mbështet në Kosovë, ai dëshiron që pakica turke në Qipro të deklarojë një shtet të pavarur”, thotë analistja Aleksandra Tomanić.

Presidenti turk ka ringritur sërish çështjen e Qipros gjatë vizitës së fundit në ishull, duke propozuar krijimin e dy shteteve. “Ne nuk kemi 50 vjet të tjera për të humbur”, i tha Erdogan një turme, jo larg Nikozisë. “Asnjë përparim nuk mund të bëhet në negociata pa pranuar se ka dy popuj dhe dy shtete me status të barabartë,” tha ai.

“Ngritja e çështjes së Kosovës ndërkohë që kërkon shpalljen e pavarësisë nga turqit në Qipro, i mundëson mes të tjerash Erdogan të ketë një kartë në sytë e komunitetit ndërkombëtar për të kërkuar të njëjtën gjë për Qipron.

Edhe pse ai është një nga avokatët e Kosovës në arenën ndërkombëtare, momenti i zgjedhur për të ngritur këtë çështje nuk është rastësi. Duke ngritur paralele mes Qipros dhe Kosovës, Erdogan po kërkon zbatimin e të njëjtin standard si për Kosovën ashtu edhe për turqit e Qipros”,  thotë Tomanic.

Burimet: “TRT”, “B92′, “Euractiv”

11 komente në “Përse Erdogan po nis një “betejë” për njohjen e Kosovës dhe a ka lidhje me Qipron turke?”

  1. E verteta dhemb.... says:

    Nuk ka lidhje me turqit e pjeses veriore te Kypros,ata e kane marre pergjigjen:edhe pse me kembe e koke ne toke evropiane( te xanun) ata konsiderohen si zhapike shkretetire dhe se nuk do te pranohen kurre ne Evrope.
    Erdogan e ka tjeter kund hallin: strehimin ne Kosovistan a Albanistan dhjetra qindra islamike egjyptiane votues te islamikut Morsi,kusht si reabilitimin e marredhenieve me Egypt.
    Cudi sesi ju Tema nuk keni njohje te nje diskutimi te tille nga Erdogan me palet kosovare apo edhe gjatoshi me citjone.
    Madje dhoro 8 mln dollars i ballono/droneve ishte ne kete pakt….!
    Mujahedinet iraniane se shpejti do te festojne sebashku bajrom kurbon me mujahedinet Egyptians te Morsit…..

    1. ca po thua says:

      Sa klase shkolle ke ti o Pallosh?

  2. Jasu Rexhep says:

    Turqia, qe ne kohen e Sulltan Mehmetit, deri me sot nuk ka bere asgje qe te preke interesat Serbe, vecse kane demtuar shqiptaret.
    Turqia vetem deklaron se eshte pro Shqiptareve, por e verteta eshte ndryshe. Fonde te vecanta vershojne ne tokat shqiptare per te ngritur xhami e minare si plage te hapura qe nuk sherohen kurre.
    Aleancat e vjetra Ruso-Turke….

    1. Loku_1987 says:

      Ik mo rrot kari

  3. Neroni says:

    Edhe ceshtja e Qipros mund te ndikoje. Por kyci eshte deshira per te permiresuar marredheniet me Ameriken dhe permiresuar imazhin para Bidenit. Deklarata u be ne kontekstin e marredhenieve dhe bashkepunimit me Ameriken. Ne te njejtim kontekst shikohen nga analistet marrja persiper e aeroportit te Kabulit ne Afganistan dhe patrullimet e avioneve turq perkrah atyre amerikane ne zonen e Baltikut.

  4. katarakti says:

    Erdogan ka të drejtë kur flet për 2 shtete dhe 2 popuj në Qipro. Edhe europianët, pranuan në BE vetêm pjesên greke! Në rast të shpalljes sê pavarësisë së shtetit qipriot turk, Shqipëria duhet ta njohë nga të parat Qipron turke.

    1. ca po thua says:

      Republika e Qipros Veriore e ka shpallur pavaresine ketu e 50 vjet me pare, nuk ka cfare te shpalle. Tjeter ceshtje eshte se ajo nuk njihet nderkombetarisht!
      Mjaft thate idiotizma ju dhe ata “gazetaret serbe” …

  5. Nje ishull, dy shtete says:

    Qipron turke e njohi BEja kur beri anetare te saj Qipron greke.
    Ne fund me Erdoganin pa Erdoganin, historia nuk kthehet prapa. Qipro turke egziston e ndare prej 50 vjetesh, ka ngelur vetem qe te shihet ne sy realiteti dhe te ecet perpara me pavaresine. Bllokimet shekullore jane mocale antihistorike dhe antipolitike, qe diskretitojne si te paafte gjeneraten politike te fuqive dominuese per te zgjidhur sfidat qe ju dolen perpara, duke ja trasheguar deshtimin e tyre gjenerates tjeter.
    Edhe problemet e kufijve detare te Mesdheut ishin problematike para Erdoganit dhe do te ngelen te tilla per Turqine edhe qindra vjet pas tij. Termeti behet i madh kur rritet forca e Turqise dhe qetesohet kur i bie forca.
    Nuk eshte lufte midis Turqise dhe Greqise, por midis Perendimit dhe Turqise. Greqia ishte sajesa qe ju desh Rusise dhe Europes per te dominuar Mesdheun dhe rrethuar Turqine. Dhe do jetoje per aq kohe qe Europa bashke me Rusine, do kene takatin ta mbajne. Diten qe do Europes do ti bien breket, Greqia do nderroje emer, padron , borxhlinj dhe histori, me te njejten lehtesi qe u sajua.
    Ne te njejtin bark te squllur qe nisi shkerrmoqja e Perandorise Osmane, do te nise edhe shkerrmoqja e Europes.
    Erdogan eshte kalimtar dhe dokrrat e tij islamike, mesjetare.
    Thelbi i problemeve, jo. Eshte histori ku thyejne koken si satrapet kalimtar, aq edhe sajesat fallso alla frankeshtajn te Europes apo Perandorite shekullore.
    Puna nuk eshte qe ti “dhurohet” Turqise, por qe te shkrehet sot nje cark i rrezikshem, qe neser te mos humbet edhe Qipro greke, Greqia e me rradhe. Sepse sot europianet jane te forte qe te mbajne situaten e ngrire, por jo aq te forte sa ne 50vjet ta zgjidhin ne favor te tyre. Neser tatepjeta e historise ndryshon dhe varet se kujt i bie rradha te hipe ne maje.

    1. Buli says:

      Lum si skandinavet qe nuk kane komshinje muslimam

      1. informacion says:

        Skandinavet kane komshinj turqit o injorant. Finet (finlandezet) jane popull turanik, njesoj si turqit! Edhe maxharet (hungarezet) jane popull turanik dhe i qelbur si turqit!
        Ndersa ti je coban, dmth njeri-dhi!

    2. Jam Vlleh nga Dropulli says:

      Si kaurr qe je,paske zgjuarsi te papare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje