Shteti Shqiptar dhe Britania e Bashkuar kanë firmosur sot marrëveshjen për transferimin e të burgosurve në vendin e tyre të origjinës.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila ishte e pranishme sot në Londër për të finalizuar gjithë procesin përgatitor.
Në këtë mënyrë mundësohet mirëqenia e të burgosurve dhe riintegrimi në shoqëri në vendin e tyre të origjinës, ku ato mund të kontaktojnë familjet e tyre.
Megjithatë, në këtë marrëveshje haset problemi i ndryshimit të procedurës së transferimit në të dy vendet. Për palën britanike, transferimi përbën një proces administrativ që ndiqet nga National Offender Management Service, përderisa transferimi kryhet vetëm në bazë të urdhrit për transferim, me të cilin kërkohet vazhdimi i dënimit (pa njohje nga gjykata), ndërsa në Shqipëri është një proces administrativ gjyqësor për të cilin Kodi i Procedurës Penale Shqiptare parashikon dhe rregullon konvertimin e dënimit, me përjashtim të rastit kur ka marrëveshje.
Për këtë arsye, me autoritetet britanike janë zhvilluar nga viti 2014 e ne vijim disa tryeza të rrumbullakëta me gjyqtarë e prokurorë për të evidentuar problematikat e hasura prej tyre dhe nevojat për ndryshim të marrëveshjes aktuale për të evituar problematikat.
Marreveshje skandaloze,do paguajmë edhe për keta banditët e importuar nga taksat tona???
Kombi “krenar” çqipëtar.
Kurva,burgxhi dhe shum kokkar.
Po pse duhet ti mbaj shteti shqiptar? Shoqëria Shqiptare? Përse nuk u pyet populli? Nuk i duam plehrat e Anglisë në vendin tonë, qofshin këta shqip foles apo jo! Faleminderit qeveritarve qe ulin breket para çdo kerkese edhe ato me absurde me leket e taksave tona, Faleminderit që me kete marrëveshje i kursejme lek Anglisë me taksat tona, Faleminderit që na duhet të mbajme edhe burgaxhinjte e Londres me taksat tona! Në kembim të çfarë????
Zonja ministre ! Leri keta qe qajne hallin e lekeve te taksave se mua s’me intereson fare ne kapitalizem se çfare ben qeveria me leket, gjithmone nga ajo qe shikoj, por as me thua qe ta di, ai i kerkuar shqiptar qe ju arratis policis angleze me çip neper kembe, do jete e mundur qe te gjendet e kthehet ne Shqiperi. Ai, se i harrova emri, ai qe hodhi ne det Remzi Hoxhen. Tani qe Saliu paguan miljona avokatit frances, kuptohet se sa miljona i ka paguar policise angleze qe te arratisej ai! A po mos eshte ne Angli ne mbrojtje se keto vende japin dhe BABALES azil politik! Se ku eshte politika, hajde merre vesh. Po deshe, zonja ministre, na sqaro
Tipike shqiptare: politikë servile, e përgjunjur dhe sahanlëpirëse, pa shtyllë kurrizore. Këta dhe BE s’na kanë trajtuar ndonjëherë si partnerë të barabartë por, përkundrazi, na kanë krijuar dhe krijojnë lloj-lloj pengesash neve kur vjen puna për tu futur në BE, viza apo lehtësira të tjera; ne, o burra u japim dhe firmosim çdo gjë që na kërkohet, pa u menduar thellë për dobinë e këtij vendimi apo poziten e barazisë dhe reciprocitetit në marrëveshje të tilla.
Sa leke more moj Zonje,Krimet e kryera ne angli edhe burgun aty ta bejne.mire qe vidhni kombin por Po I faturoni dhe 17 mije te burgosur nga anglia.
Une nuk e di permbajtjen e kesaj marreveshje sic nuk e dine te gjithe shqiptaret, pervec qeverise qe na e mban sekrete.
Besoj se do jen dy kategori te denuarish qe do kthehen:
1. Ata qe jane aktualisht duke vuajtur denimin ne burgjet e Anglise. Kjo marreveshje do u lejoje ta vuajne pjesen e mbetur te denimit ne Shqiperi. Marreveshje te ngjashme kemi me Italine dhe Greqine ne mos gaboj. Shtetet e huaja e paguajne Shqiperine qe te mbjane te denuarit shqiptare ne burgjet e Shqiperise. Me duket e padrejte se burgjet shqiptare jane ndertuar nga taksat tona per mbajtur kriminelet qe kryejne krime ne vendin tone. Nuk kemi pse te mbajme ata qe kane kryer krime ne vende te tjera qofshin keta dhe bashkekombasit tane, pavarsishte se keto shtete paguajne per kete.
Por nuk duhet harruar dhe nje fakt tjeter qe eshte permendur ne artikull. Ne Shqiperi i transferuari do kaloje dhe njehere persmes gjykates ti rregulloje konvertimin e denimit. Pra nuk do te kete thjesht transferte dhe i denuari do beje vitet e burgut qe eshte denuar ne Angli. Gjykata shqiptare do e rishikoje ceshtjen dhe sic ka ndodhur ne rastet me te denuear ne Itali apo Greqi vitet e denimit kane ndryshuar. Ne shumicen e rasteve deniment jane ulur biles dhe jane quajtur te permbushura. Kuptohet gjykatat shqiptare te korruptura dalin me keto vendime dhe keta te denuar do livadhisin rrugeve te Shqiperise duke vazhduar aktivitetin e tyre kriminal.
2. Grupi i dyte do jene te denuarit qe e kane mbaruar deninim dhe Anglia do ti heqe qafe se individe te padeshirueshem.
Duke ditur se keta individe qe do kthehen nuk kane profesione as shkollim do i kthehen profesionit te tyre kriminal. Kjo do rrisi krimet ne nje Shqiperi qe krimi po i merr frymen.
Kjo eshte nje marreveshje e demshme per shtein dhe qytetaret shqiptare.