HISTORIKE: Nora Gjakova i jep medaljen e dytë të artë në xhudo Kosovës në Lojërat Olimpike

26 Korrik 2021, 12:14Sport TEMA

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën, pasi është xhudistja e dytë që i sjell Kosovës medalje ari në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje.

Fillimisht, xhudistja kosovare ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke shkuar në gjysmëfinale.

Ajo ka arritur të fitojë me Ippon. Gjakova fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me Ippon për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndërkohë, më herët ka mundur edhe holandezen, Sanne Verhagen, në kuadër të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Në përballjen me japonezen, Gjakova fitoi përmes “Golden Score”, duke kaluar kështu në finale, aty ku shpreson të fitojë medaljen e artë.

Xhudistja nga Kosova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.

Kujtojmë se kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, pas asaj të Distria Krasniqit qysh në ditën e parë të garës më të madhe për sportistë në botë.

2 komente në “HISTORIKE: Nora Gjakova i jep medaljen e dytë të artë në xhudo Kosovës në Lojërat Olimpike”

  1. sabrima says:

    Te lumte moj vajze! TE LUMTE!

  2. ducati says:

    BRAVO BRAVO BRAVO
    Cfare Goce e pamposhtur
    Cfare Kosove e pamposhtur
    Cfare populli i Pamposhtur
    Cfare kenaqsie qe po na japin sportis tet Kosovare
    jo fjale por VEPRA
    O shakoooo hoxha do vendosesh kandidaturen per FSHF
    se mezi po presim usht llumi i shqiperise
    i shifni kosovaret njesha ne te gjitha aspektet sport muzik kulture
    ju lumte se ne ne shqiperi kemi ngecur ne LLUME.
    DIELL te ta beje zoti moj Cik KOSOVE
    Imagjinoni 2 Medalje te ARTA E Jashtzakonshme
    so jame shume i lumture po keto goca kosovare
    RESPEKT dhe te fala nga shqiperia e llumit
    kuptohet qe llumi eshte ne cdo strukture shteterore.
    prandaj smarrim dote jo medale por as konkurence.
    imagjinoni Egnatia ne superiore,Flamurtari ne malore
    ore po ce bete Flamurtarin e zhduket pergjithmone.
    turp por shyqyr zotit kemi kosove dhe na mbyll nga nje shteg,
    rrofte KOSOVA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje