Kosova konfirmohet superfuqi në xhudo, Nora Gjakova kap finalen dhe siguron medalje

26 Korrik 2021, 11:34Sport TEMA

Kosova konfirmohet superfuqi në xhudo. Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë olimpike në Tokyo 2020, pasi mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.

Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do të fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në historinë e saj të shkurtër në Lojërat Olimpike.

Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal: Jessica Klimkait dhe Sarah Leoine Cysique. Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme. Gjeti momentin e duhur.

2 komente në “Kosova konfirmohet superfuqi në xhudo, Nora Gjakova kap finalen dhe siguron medalje”

  1. Edhe më te ushqyer se ne kane qene says:

    Keto thjesht mendoj se do jene kontigjent te rejash te rritura dhe stervitura jasht shtetit te tyre. Jane te talentuara, por duken te trajnuara qe ne vogli. Edhe nqs keto jo, trajneret e tyre kane fituar keto lloj mjeshterish sportive jasht. Mos harrojme qe kosovaret gjithmone kane patur mundesi le
    levizin jasht, por qe kur u bene shtet, Europa budallaqe ua hoqi te drejten e levizjes se lire!!!

    1. paemer says:

      Gabim je, te gjitha sportistet jan rritur dhe trajnuar ne Kosove, trajneri i tyre po ashtu eshte rritur dhe ka qen judist profesional por ka refuzuar te mar pjese nen umbrellen e Jugosllavise. Nuk di pse flet kshtu kur ske kurfar ide per sportin e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje