Majlinda Kelmendi tërhiqet nga sporti i xhudos: Kjo Olimpiadë e fundit për mua

26 Korrik 2021, 15:18Sport TEMA

Majlinda Kelmendi ka vendosur të tërhiqet nga sporti i xhudos, një ditë pas eliminimit që në ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

“Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, kam fituar gjithçka. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot dhe tani është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit (Driton Kuka) për t’u munduar të nxjerrim talente të tjera nga Kosova”, ka thënë Kelmendi.

Ajo do mbahet mend si një nga atletet më të mira të trojeve tona. Ajo nisi një faqe të re të historisë me medaljen e artë në Lojërat Olimpikë Rio 2016, kur u shpall kampione në peshën deri në 52 kilogramë.

Kelmendi arriti të shpallet kampione olimpike, kampione botërore (2 herë) dhe kampione e Europës (4 herë).  Ajo ka fituar 29 medalje të arta në turne të mëdha të xhudos gjatë karrierës, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

7 komente në “Majlinda Kelmendi tërhiqet nga sporti i xhudos: Kjo Olimpiadë e fundit për mua”

  1. Realisti says:

    Nje shqiptare e mire. Shembull per vajzat e tjera

  2. Taulant says:

    Krenar per kete vajze SHQIPTARE.

  3. Baliu says:

    Majlinda Kelmendi do te kujtohet nder shekuj.

  4. Shkodrani says:

    ma ne fund disa comente te mira per nji veriore.
    E mrekullushme, kjo vajze me mbiemer te madh!

    1. anticensurë says:

      ça je tu shkrujt o katu??
      nuk të rri byçka pa tu krujt??
      askush nuk e ka me verior a jugorë,përveç tipav si ti!!
      nëse unë sulmoj berishën,nuk e sulmoj si jugor kundër një verior,por si një njeri i ndershëm kundër një krimineli!ashtu si qënë kundër jugorëve që kanë qënë njëlloj si saliu!!
      copa e mishit dhe kur ka sy nuk mund të bëhet njeri!

    2. Shkodra says:

      I nderuar Shkodrani im. Nuk ka pas kurr Vero-jug por ata që kanë dashur ndarjen dhe përçarjen e kombit Shqiptarë e kanë sajuar këtë histori. Ka vetëm Shqiptari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje