Kadilli kritikon Peleshin: Zjarret nuk shuhen me mbledhje, parandalohen!

3 Gusht 2021, 11:46Politika TEMA

Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Kadilli shkruan në “Facebook” se zjarret nuk shuhet me mbledhje, duke iu referuar mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, të cilën e kishte kërkuar ministri Niko Peleshi .

“Zjarret nuk shuhen me mbledhje pasi janë ndezur.

Zjarret nuk shuhen me mbledhje. Zjarret parandalohen. Kapaciteti kontrollues i zjarreve planifikohet. Por zjarret kanë përfshirë vendin. Pas Fierit, një katastrofë ekologjike, Karaburuni po bëhet shkrumb.

U bënë tashmë dekada që jemi në hartën e zjarreve të stinës së nxehtë. Por, ende kapacitetet parandaluese dhe ato kontrolluese i kemi me “inshallah” nuk bie zjarr. Ja që bie, ja që ndonjë dhe e ndezim vetë.

Një helikopter nuk mjafton. Të presim rradhën kur të shuhen zjarret gjetke nuk është zgjidhje. As fakti që zjarre bien kudo nuk është përgjigje. Përgjigje janë masat e munguara parandaluese dhe kontrolluese. parandaluese dhe kontrolluese.

Mbështetje maksimale për ata që luftojnê me zjarret.

Por, e pafalshme për qeverinë. Dëmi ekologjik, material është shumë më i shtrenjtë se helikopterët dhe mjetet moderne. E pamë dhe gjatë tërmetit këtë neglizhencë”, shkruan Kadilli.

3 komente në “Kadilli kritikon Peleshin: Zjarret nuk shuhen me mbledhje, parandalohen!”

  1. Ladi says:

    Po si parandalohet zjarri ne maje te mali o te q…. kina teteme? Turqia ka qindra helikoptere dhe avione dhe nuk po ja del dot.

    Kur te merr per koqe kryekoqja.

    1. qytetar says:

      ZJARRET e qellimshme si i parandalon ti shoku KADILL !?

  2. militanti says:

    Ah , ah sa bukur e ke thene Kadillo.Ta kuptojne keta injorantet se ckane humbur me ty.Te beheshe kryetar partia e pastaj kryeminister dhe te rrethoje gjithe pyjet ,shkurret e livadhet me impjante shuarje zjarri.Le te vuajn tani koktrashet shqiptare.Ti vazhdo me parrullen e Partise se Punes.Sbehet puna me fushata,por me kazma e lopata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje