Erion Veliaj flet për zjarrin te “Sarajet”: Muajin tjetër kthehet në muze, ja politikanët që kanë interesa aty!

17 Gusht 2021, 15:36Politika TEMA

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur sot gjatë për zjarrvënien në objektin “Sarajet”, pronë e familjes Toptani që gjatë kohës së komunizmit ka qenë muze etnologjik.

Veliaj ka thënë se shumë shpejt ajo ndërtesë do të kthehet në muze dy dimensional dhe ndërtesa do të ruhet, pasi është Monument Kulture.

Në një intervistë në News 24, Veliaj tha se është identifikuar autori i zjarrvënies, duke folur për një skenar të ngjashëm me atë të shkollës “Kosova” e duke drejtuar gishtin e akuzës nga ndonjë pronar, por pa përmendur emra. Ai tha se fillimisht zjarri është përhapur në katin e parë dhe është vendosur nga dritaret e pasme, ku janë gjetur të thyera.

Ndërkohë ai përmendi ndër të tjera dhe emrin e ish-presidentit Bujar Nishani, si një prej pronarëve dhe kërkoi reagimin e tij për këtë çështje. Gjithsesi Veliaj tha se skenari i shkollës “Kosova” dështoi dhe se Sarajet do të jenë në emër të bashkisë muajin tjetër.

“Jam informuar nga policia bashkiake rreth orës 12 pa 10, pak para mesnatës për një zjarr që ishte vendosur tek ndërtesa e Sarajeve që ndodhet ngjitur me godinën e bashkisë AMK. E njëjta patrullë që u konfliktua me Presidentin e vuri re sapo ra zjarri dhe lajmëroi zjarrfikësit që ishin aty për 2 minuta.

Zjarri është vendosur nga dritaret e pasme, kemi gjetur 2 dritare të thyera. Fillimisht ka marrë zjarri në katin e parë, pastaj të dytin. Është parë në kamera dhe ekzekutori i urdhrit për djegien. E kam nuhatur që po shkohej drejt një skenari si ai i shkollës ‘Kosova’, ku palët donin të shkonin në gjykatë për të thënë që nuk kishte ndërtesë.

Sarajet në dallim nga teatri prej kallashi e kanë statusin. Të gjithë ata që kanë histeri, i ngatërrojnë gjërat me dashje. Sarajet hyn tek kjo kategori, tallashi i teatrit nuk e kishte statusin. Kemi vendosur roje 24 orë. Do jetë në rendin e ditës sapo të formohet qeveria e re Rama.

Sapo kemi përfunduar procedurën finale. Akti i djeshëm ishte akti i fundit i një pale të pashpresë që ka përdorur dhe politikën dhe lobimet dhe shantazhin. Ajo ndërtesë nuk do digjet, nuk do transformohet në ndërtim, do kthehet në një muze të qytetit, do ketë statusin e një shtëpie muze. Çdo gjë tjetër është spekulim. E shuam zjarrin në kohë rekord, në kohë rekord e identifikuam zjarrvënësit, por do na duhet pak më shumë kohë për porositësit.

Mënyra si funksion legjislacioni shqiptar, për sa kohë ka një status të veçantë objekti toka nuk mund të konsiderohet truall për ndërtim. U tentua një strategji si ajo e shkollës Kosova, që e zmbrapsëm kur Edi Rama erdhi kryeministër”, tha Veliaj.

Ai foli për disa nga punët e bëra në Tiranë që janë provë sipas tij, e asaj që është bërë nga bashkia.

“Prova që ka dhënë bashkia e Tiranës, e mori Pazarin e Ri e transformoi në një ambient shumë të këndshëm dhe e ka transformuar në zonën më vitale të Tiranës. E dhamë provën me kalanë e Tiranës, të njëjtën gjë do bëjmë dhe me pjesën tjetër të kalasë, Shtëpia e Libovitëve. Rigjenerimi i Kalasë do shkojë dhe me një rrip tjetër. Sa kemi përfunduar procedurat e fundit burokratike sot për shpronësimin tek Sarajet.

E gjithë ndërtesa e Sarajeve do pësojë një transformim para se të hapet për publikun. Do kemi një skuadër restauratorësh.

Ky ndoshta do ishte momenti që të dëgjonim nga disa prej pronarëve, si ish-presidenti Nishani, nuk e kam dëgjuar sot të prononcohet për sarajet.

Nuk dua ta mendoj që fakti që është bashkëpronar e bën të diferencojë betejat”, tha Veliaj. I pyetur se pse vonoi kaq shumë kjo çështje, shpronësimi i Sarajeve.

“Së pari se paratë nuk priten me gërshërë. Janë para që vijnë nga xhepi i publikes. Pra buxheti i shpronësimeve është fiks në një vit dhe secili prej projekteve zë një radhë. Dhe Lungomarja e Vlorës dhe e Sarandës, shkollat, ka një listë të stërgjatë. 10 muaj janë shpronësim i suksesshëm.

Çështja tjetër ka të bëjë me çmimin, e bëjmë shpronësimin me vlerën që ka në atë kohë. Për të gjithë ata që njihen me burokracinë e shpronësimeve, hyn tek të suksesshmet.

Në ditët e para të shtatorit do ta marrim në pronësinë tonë dhe do ta regjistrojmë në emër të bashkisë së Tiranës. Nuk ka më gjasë të funksionojë plani. Plani i shkollës Kosova dështoi mbrëmë tek Sarajet, kjo punë ka marrë fund”, tha ai.

Veliaj deklaroi se pasi prona të kaloi në emër të Bashkisë, do të ketë një rikonstruksion.

“Në fillim të shtatorit e marrim ne. Do të ketë një konkurs për rikonstruksionin. Është e ngushtë gama e atyre që janë të specializuar për këtë rikonstruksion, besoj që zgjat disa muaj puna dhe besoj vitin tjetër do kemi muzeun etnografik të Tiranës dhe muzeun e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Sot ne nuk kemi të drejtë administrimi por në momentin që kalon shpronësimi bëhet pronë e bashkisë së Tiranës. Në atë moment hapim procedurat për rikonstruksionin e asaj ndërtese”, sqaroi Veliaj.

15 komente në “Erion Veliaj flet për zjarrin te “Sarajet”: Muajin tjetër kthehet në muze, ja politikanët që kanë interesa aty!”

  1. Taulant says:

    O debil po zjarrin e cuan te njejtet qe vjet dogjen ato shtepite mbas kulles se sahatit.
    Tani atje po ndertohet nje kulle betoni (ti bastard pse e dhe lejen) ?
    Tani simboli i Tiranes duket si kiosk para monstres se betonit.
    Te njejten gje po ben ne cdo cep te Tiranes ndyresir.

    1. k says:

      Kur mendoj se ky shkërdhatë,ulet tek e njëjta karrike që ulej gjyshi im para 100 vjetësh,
      ndjej një dhimbje të thellë dhe trishtim të papërshkueshëm.
      Shkatërruan qytetin në çdo qelizë tradite duke dhunuar tabllonë e xhamisë,sahatit dhe bankes,
      kurse kur bëhet fjalë për pronat e tjerëve ,zbulohen mbrojtës të trashëgimisë kulturore dhe shtetëzojnë si diktatura
      duke e shembur dhe vjedhur kollaj si “pronë shtetërore”.
      Vetëm bomba atomike,rikthen “trashëgiminë kulturore” Tiranës.

      1. devolliu says:

        K-qe do te thote kare . Na qenka ulur gjyshi yt ne ate karrige ? Na mbushe mendjen , o kare .

        1. ben says:

          Delenxhinjte e rilindjes.
          Zjarrvenesi eshte Erion Veliaj.
          Sepse sipas ligjit shqiptar shpronesimi ne raste te tilla behet vetem ne marveshje midis shtetit dhe ish pronareve. Shkurt shteti duhet te paguaje aq sa kerkojne pronaret ndryshe shpronesimi nuk behet.
          Sepse nuk eshte as baze ushtatake as nje nga parashikimet e ligjit.
          Erion Veliaj ne 1 nga cmendurite dhe legenizmat me te medha te tij ,thote se do e shpronesoje me dhune nderkohe qe ligji nuk e lejon.
          Ne cdo vend te botes do mjaftonte kjo deklarate qe ketij vemje ti vinin prangat.
          Shkurt erioni I vuri zjarrin naten qe tju marin token diten ,sepse ish pronaret nuk pranuan % e dhene nga banditet e rilindjes.
          Talebanet e kuq vazhdojne te bejne ate qe kane bere qe ne 1944 , vra ,vrit,vidh.
          Ps: Talebanet e kuq te shqiperise
          Si mund ti vinin zjarrin ish pronaret per te bere pallat kur lejen e pallateve e jep vemja I kuq ,erion veliaj????

    2. Zigur Qarri says:

      O Taullan , e shikoj qe ke shume nerva , nuk permbahesh , Bashkia jep uthull gratis , mos e humb shancin …..nuk ben perjashtim dhe nuk do te kete kufizime per kedo qe kerkon te konsumoje sasi te medha …..shko Taullan , perfito nga okazioni , dhe meru dhe me motren , cberi ?? E mori provimin motra ore ???

  2. Edi says:

    Si puna e teatrit. Pune rilindjeje keta djegin naten..

  3. Realisti says:

    Çdo rrugece nga qendra drejt lindjes eshte nje rrugice Banbladeshi. Mungojne koshat, plehra ne rruge, trotuare te zena, kabllo pa fund varur si zorre qensh. Mos flasim per parkimet. Jeta nuk behet vetem tek sheshi Skenderbej.

  4. Lali dordoleci me gershert e pareve ne dore says:

    lali k…i ty nuk ta var njeri tenqen! kur ste merr as gruaja seriozishte deri sa eshte dashnorja e tom doshit. ish pronaret po ben nai muhabet e bejn me rame/kok-ainen. se ti celsat e kashtes…..qe shtrohen fiqte ke ne dore. lere ca u dogj po shiko mos te djegin by.en heren tjeter.

  5. AI says:

    Po po dhe Berisha ….dhe Lulushi…opo te gjithe…..dhe Obama thone

  6. Ai says:

    Me zjarrvenjen dolen ne pah keto vecuri.
    1.Nuk na ka demtuar njeri historine por kemi qene Ne vete qe e kemi shkateruar
    2.Nuk kemi respekt per te shkuaren
    3.Nuk respektojme te paret tane
    4.Jemi te pakulturuar
    5.Shqiptari per dy lek qi nenen e tij
    6.Mire na e bejne vendet e tjera qe nuk na respektojne, qe nuk na pranojne te behemi pjese e tyre, pasi jemi me te poshter se talibanet.
    (ish puntor i sigurimit ne interviste para 15 vjetesh:i shikoni keta talibanet qe vrasin e presin?Ne(sigurimsat shqiptar) kemi qene me keq se talibanet. C’jane keta para nesh, ne nuk pyesnim as per femije e as per asnjeri.
    Kjo per te treguar se cfare jemi ne gjendje te bejme)

  7. fteri says:

    Politikë qoroditje ,kurdiset e çkurdiset sipas dëshirës kukullave të strategjive afatgjata të pasanive çifligar Toptanas ,të priftërijve kuisling të,hoxhallarve mashtrues ,të bajrektarve injorant ,shqetësohet për 5 % të pasurisë tyre që shërbente për frymëmarrjen e popullit ,që të mos vdesë për bukë, e lanë popullin për mijra vjet analfabet total ,vetëm fëmijt e pasanikve bejlerve e agallarve e bajrektarve shkonte në shkolla e univeristete jashtë vendit ,edhe mobiljet moderne i merrnin jashtë shtetit ,kur populli flinte me kërcu në vendë të jestekut dhe për ndriçim përdorte kandilin e pishën.

    Dikujt i dhimbëset kisha e Vaut të Dejës ,ku priftërijë mashtronin e kishin kthyer në çerdhe grenzash kundër popullit.I dhimbësen sarajet e toptave dhe akitektura e bejlerve e agallarve jan ,ata që shtypën popullin për qindra vjet e lanë në errësir në vrasje gjakmarrje dhe total -analfabet ,ku pjesën e luanit shonte në arkën e kishës dhe xhamisë ,plus taksat e rënda të bejlerve e agallarve..

    SHPIFJA DHE MASHTRIMI I SOTËM KUNDËR SOCIALIZMIT DHE ENVER HOXHËS është teknologji e mashtrimit ,ËSHTË ENVER HOXHA AI KRIJOI DHE DREJTOI SHTETIN E VËRTET SHQIPTAR NË SHËRBIM TË POPULLIT PAS 500 VJETËSH ROBËRI E SHFRYTËZIM PREJ SKLLEVRISH me prapambetje të madhe mbi 90%analfabetizëm me një sistem ekonomik -shoqërme ndriçim pisha e kandili e çoi te hidrocentralet ndër më të mëdhejtë e europës ndërtoi shkolla nga jugu në veri ,arsimin 8 vjeçar e bëri të detyruesh[m ,hapi institute ,univeristete për kulturën shkencën dhe akologjinë e ruajtjes të trazhgimisë lashtë si popull.Shpalli monumente kulture kalatë dhe ndërtimet me vlera në bashkëpunim me akademitë shkencore kulturore botrore gati me 100 shtete të botës përparimtare.ED mori vendin pa industri ,pa bujqësi ,ndërto qindra fabrika dhe uzina moderne që plotësonte nevojat e popullit dhe konkuronte me prodhimet e saja në tregjet e europës..Po sot çdo gjë është shkatrruar e çuar në zero Asgjën nuk prodhohet në vend,vetë një grusht liliputësh fallgjor të kishës e xhamis nuk pushojnë duke mashtruar ,llapin natë e ditë se mos gjejnë ndonjë traktor apo kombajnë ,prift a xhami të falen me bythë përpjet duke mashtruar e sha socializmi ai që e zhvilloi këtë vend sa qindra vjet regjime bajlerë agallar me kisha e xhamija.

  8. fteri says:

    KOMENT I REDAKTUAR NR-2
    Kjo është politikë që ,kurdiset e çkurdiset sipas dëshirës kukullave të strategjive afatgjata të pasanive çifligar Toptanas ,të priftërijve kuisling të,hoxhallarve mashtrues ,të bajrektarve injorant ,shqetësohet për 5 % të pasurisë tyre që shërbente për frymëmarrjen e popullit ,që të mos vdesë për bukë, e lanë popullin për mijra vjet analfabet total ,vetëm fëmijt e pasanikve bejlerve e agallarve e bajrektarve shkonte në shkolla e univeristete jashtë vendit ,edhe mobiljet moderne i merrnin jashtë shtetit ,kur populli flinte me kërcu në vendë të jestekut dhe për ndriçim përdorte kandilin e pishën.

    Dikujt i dhimbëset kisha e Vaut të Dejës ,ku priftërijë mashtronin e kishin kthyer në çerdhe grenzash kundër popullit.I dhimbësen sarajet e toptave dhe akitektura e bejlerve e agallarve jan ,ata që shtypën popullin për qindra vjet e lanë në errësir në vrasje gjakmarrje dhe total -analfabet ,ku pjesën e luanit shonte në arkën e kishës dhe xhamisë ,plus taksat e rënda të bejlerve e agallarve..

    SHPIFJA DHE MASHTRIMI I SOTËM KUNDËR SOCIALIZMIT DHE ENVER HOXHËS është teknologji e mashtrimit ,ËSHTË ENVER HOXHA AI KRIJOI DHE DREJTOI SHTETIN E VËRTET SHQIPTAR NË SHËRBIM TË POPULLIT PAS 500 VJETËSH ROBËRI E SHFRYTËZIM PREJ SKLLEVRISH me prapambetje të madhe mbi 90%analfabetizëm me një sistem ekonomik -shoqërme ndriçim pisha e kandili e çoi te hidrocentralet ndër më të mëdhejtë e europës ndërtoi shkolla nga jugu në veri ,arsimin 8 vjeçar e bëri të detyruesh[m ,hapi institute ,univeristete për kulturën shkencën dhe akologjinë e ruajtjes të trazhgimisë lashtë si popull.Shpalli monumente kulture kalatë dhe ndërtimet me vlera në bashkëpunim me akademitë shkencore kulturore botrore gati me 100 shtete të botës përparimtare.ED mori vendin pa industri ,pa bujqësi ,ndërto qindra fabrika dhe uzina moderne që plotësonte nevojat e popullit dhe konkuronte me prodhimet e saja në tregjet e europës..Po sot çdo gjë është shkatrruar e çuar në zero Asgjën nuk prodhohet në vend,vetë një grusht liliputësh fallgjor të kishës e xhamis nuk pushojnë duke mashtruar ,llapin natë e ditë se mos gjejnë ndonjë traktor apo kombajnë ,prift a xhami të falen me bythë përpjet duke mashtruar e sha socializmi ai që e zhvilloi këtë vend sa qindra vjet regjime bajlerë agallar me kisha e xhamija.

    1. Operacioni Zjarri says:

      RESPEKTE

  9. George says:

    Bravo Veliaj!

  10. Turi says:

    Mbrapa dhe anash nderteses ka dhoma njekateshe. C kuptim do kishin kullat e pastrimit te parave me mur ngjitur e distance nga prona private. Bashkia pronare do nxjeri relacion si te pavlera dhomat pas monumentit qe te dalin ne pah kullat, te vijne deri te kufiri i prones private e dyshja veliaj-ndertuesi te pastrojne e shumfishojne parate. Keto jan zjarrvenesit e vertete, jo nje karagjoz me pishtar ne dore sa per show

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje