FOTO simbol nga Kabuli dhe vendimi i guximshëm i pilotëve amerikanë, që thyen urdhërin e eprorëve

17 Gusht 2021, 11:32Lifestyle TEMA
FOTO simbol nga Kabuli dhe vendimi i guximshëm i pilotëve

Kanë bërë xhiron e botës, imazhet e avionit amerikan C-17 që u ngrit nga aeroporti i Kabulit dhe u sulmua nga qindra njerëz, disa prej të cilëve u kapën poshtë rrotave.

Dy prej tyre vdiqën duke rënë pak pas ngritjes. Disa kanë kritikuar faktin se shumë njerëz janë lënë në terren.

Por ajo që dihet sot, është transporti i qindra njerëzve mbi aeroplanë. Ose të paktën në një prej tyre.

Një imazh i shpërndarë në mediat sociale, tregon “barkun” e një avioni amerikan C-17 të ngarkuar me afganë me të paktën 640 njerëz në bord.

Avioni ishte një “Air Force American C-17 Globemaster III”, që shpëtoi 640 civilë dhe nuk u urdhërua të merrte njerëz të dielën.

Por kur qindra njerëz u derdhën në aeroport, duke u përpjekur të largoheshin nga vendi i mbajtur nga talebanët, ishte e pamundur të ndaleshin.

Dera e C-17 ishte e hapur dhe në atë moment ekuipazhi mori një vendim: ata njerëz duhej të shpëtoheshin.

Sipas mediave amerikane, ushtarët nuk kërkuan leje nga eprorët e tyre: ata hipën sa më shumë njerëz dhe u larguan.

Me të mbërritur, piloti kishte folur për 800 persona në bord, por ai ishte një vlerësim i përafërt. Normalisht ai aeroplan mbart 134 ushtarë me pajisjet e tyre.

Fotografia nxjerr në pah një aspekt tjetër, gjithashtu të diskutueshëm, që qarkullon në këto orë: gratë e pranishme janë shumë të pakta.

Në fakt, vetëm shumë burra shihen duke ikur nga Afganistani, ndërsa gratë, ndoshta ato më të rrezikuarat nga ngritja e talebanëve, duket se janë zhdukur.

Disa analistë presin një fluturim masiv nga vendi. Dhe Shtetet e Bashkuara, përmes Departamentit të Mbrojtjes, bëjnë të ditur se janë gati të mirëpresin deri në 30 mijë.

Thuhet se azilkërkuesit janë vendosur në dy objekte ushtarake: Fort Bliss në Teksas dhe Fort McCoy në Wisconsin.

5 komente në “FOTO simbol nga Kabuli dhe vendimi i guximshëm i pilotëve amerikanë, që thyen urdhërin e eprorëve”

  1. Ilirjan says:

    Zoti i ruajte! Afganistani shume shpejt do te jete nje ferr. Ky eshte rezultati i vendimit te Trump, per te kthyer ne atdhe ushtaret amerikane, nga shume vende, Siria e para dhe Afganistani tani. Cfare miopie politike driteshkurter…!

    1. ***** says:

      Ky duhet te jete ndonje nga avionat qe do vi ne Shqiperi se qenkerka i mbushur deng me femra. Ato zanat qe do vijne kane punuar fulll time si artiste dhe shkencetare ndersa perkthyesen e kane pasur si pune part time?

    2. Dyli says:

      Akoma me Trump o rrush, tipik leftoid, braindead komplet…….. ? Trump ka me shume se 7 muaj qe nuk eshte me president……

      1. ben says:

        Fajin e ka sailu!!!!!

  2. Emigranti Athine says:

    C’fare budallalleqe shkruani. Sepse disa njerez i besojne. Pilotet amerikane bejne sipas kokes se tyre.!!!??? Mos e keni ngaterruar me ndonje reportazh per parlamentin shqipetare ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje