Këngëtari i njohur akuzohet për abuzim seksual me një vajzë në vitin 1965

17 Gusht 2021, 09:10Lifestyle TEMA

Kantautori amerikan Bob Dylan është paditur nga një grua që thotë se ai abuzoi seksualisht me të në vitin 1965, kur ajo ishte 12 vjeç.

Padia pretendon se Dylan “shfrytëzoi statusin e tij si muzikant për t’i siguruar paditëses alkool dhe drogë dhe për të abuzuar seksualisht me të shumë herë”.

Aty thuhet se abuzimi ndodhi në apartamentin e Dylan në Hotel Chelsea të Nju Jorkut.

Padia u ngrit të premten e kaluar në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut, ndërkohë që zëdhënësi i Dylan i tha BBC se “pretendimi 56-vjeçares është i pavërtetë dhe do të mbrohet me forcë”.

Akuzuesja e cila aktualisht jeton në shtetin e Konektikatit është identifikuar vetëm nga inicialet e saj, J.C.

Ajo tha se këngëtari 80 vjeçar, i kishte shkaktuar “dëm të rëndë psikologjik dhe trauma emocionale”, dhe po kërkon dëmshpërblim.

Dylan ka shitur më shumë se 125 milionë albume në të gjithë botën gjatë një karriere që zgjati gjashtë dekada.

Në vitin 2016, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi, duke u bërë kompozitori i parë që fitoi çmimin prestigjioz.

1 komente në “Këngëtari i njohur akuzohet për abuzim seksual me një vajzë në vitin 1965”

  1. anticensurë says:

    kanë kaluar 56 vjet nga 1965 dhe jo “pretendimi 56 vjeçares”!
    ajo ka qënë 12 vjet në 1965ën,pra sot është 68 vjeç!pra “pretendimi i 68 vjeçares” ose”pretendimi 56 vjeçar”!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje