Hakmarrja e hidhur, pasi i dashuri e la për femra të tjera

17 Gusht 2021, 09:39Lifestyle TEMA

Ndarjet mund të jenë të vështira dhe trazirat emocionale që ndjeni mund të përkeqësohen edhe më shumë kur mendoni se do e keni më të vështirë të ecni përpara sesa ish-i juaj.

Kjo është përvoja që ka pasur një grua kur zbuloi se i dashuri i saj kishte filluar njohje të reja në internet pasi lidhja e tyre përfundoi.

Ajo ka treguar se përmes aplikacionit “Google Calendar” i cili të jep mundësinë të krijojnë dhe modifikojnë ngjarje,  ka arritur të zbulojë se më cilat gra po njihet në internet dhe i ka thënë atyre një gënjeshtër të madhe për të.

Në një deklaratë në rrjetet sociale gruaja është shprehur: “Gjeta profilet e grave nga kalendari i tij dhe u thashë se ai ishte i martuar”.

Postimi ka marrë qindra pëlqime dhe shumica e njerëzve u habitën nga veprimet e gruas.

Një përdorues i Twitter komentoi: “Pse pse? Nëse jeni ndarë, pse do t’ju ​​interesojë se me kë do të takohet? Thjesht ec përpara.”

Komentues të tjerë e quajtën gruan “psikotike”, “të tmerrshme” dhe “të hidhur” dhe nuk pajtoheshin me mënyrën se si ajo e trajtoi situatën.

Jo të gjithë komentet ishin negativë, pasi disa njerëzve iu duk për të qeshur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje