Zbulohet guri me figurën e mbretit të fundit të Babilonisë dhe me tekstin më të gjatë kuneiform

17 Gusht 2021, 20:16Lifestyle TEMA

Është zbuluar në Arabinë Saudite një gur bazalti që përshkruante Nabonides, mbretin e fundit të Babilonisë, duke mbajtur një bastun të dekoruar. Gdhendja, e cila daton në shekullin e 6 para Krishtit përmban gjithashtu një tekst me 26 rreshta me shkrim kuneiform, më i gjati që nuk është gjetur deri më tani sot. Sipas studiuesve, zbulimi mund të hedhë dritë mbi historinë e Gadishullit Arabik dhe mbi lidhjet e banorëve të tij të lashtë me Mesopotaminë fqinje.

SIMBOLI- Përveç mbretit, janë përshkruar në gur katër simbole; gjysmëhëna, dielli, një gjarpër dhe një lule. Sipas disa interpretimeve, këto simbole përshkruajnë hyjnitë e adhuruara në Mesopotami. Në veçanti lulja ishte ylli i Ishtarit, disku me krahë që përfaqësonte perëndinë e diellit Shamash dhe gjysmëhënën, perëndeshën e hënës Sin.

E KALUARA MISTERIOZE- Nuk është hera e parë që studiuesit kanë gjetur mbishkrime dhe obeliskë që përmendin mbretin Nabonides, i cili mbretëroi në Babiloni nga 556 në 539 para Krishtit (Perandoria Neo-Babilonase). Historia e sovranit është e mbuluar me mister. Kur u ngjit në fron, ai pushtoi disa zona të Arabisë Saudite të sotme. Katër vjet më vonë, ai emëroi djalin e tij Belshazzar si bashkë-sundimtar dhe shkoi në internim në qytetin Tayma, ku qëndroi deri në 543 para Krishtit.

Historianët nuk e dinë arsyen e këtij vetë-mërgimi, por disa thonë se mund të jetë shkaktuar nga një grusht shteti. Sipas të tjerëve, Nabonides do të ishte përpjekur të bënte ndryshime në hierarkinë fetare që nuk do të kënaqnin klerikët dhe fisnikërinë, duke e shpallur perëndeshën e Hënës superiore ndaj hyjnive të tjera. Shumë detaje të jetës dhe mbretërimit të mbretit të fundit të Babilonisë mbeten të panjohura, përfshirë fatin e tij pas rënies së perandorisë. Sipas Enciklopedisë Britanike, sundimtari u kap nga një prej gjeneralëve të Qipros dhe u internua edhe një herë.

1 komente në “Zbulohet guri me figurën e mbretit të fundit të Babilonisë dhe me tekstin më të gjatë kuneiform”

  1. 1962 says:

    Ne rrjeshtin e tete te artikullit lexova nje fjali te cuditshme ,fjale per fjale thuhet : ME I GJATI QE NUK ESHTE GJETUR DERI ME TANI SOT. Po shtrydh trurin ,u lodha dhe nuk po ja gjej dot kuptimin ,ka vetem dy mundesi ,kjo fjali ose eshte ndonje kod i fshehte ,ose shkronjesi ka dashur te talli bythen. Gjithesesi nje pecudnues i tille i gjuhes Shqipe meriton nje dru te mire ose kthim te detyruar ne 9 vjecare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje