Fjalët e fundit të Kadri Hazbiut në gjyq: E dua jetën, kam grua, fëmijë, por më mirë në ferr se të jetoj me ju

20 Gusht 2021, 12:14Dossier TEMA

Pas përfundimit të të gjithë dëshmitarëve të pyetur për problemin e “tradhtisë” së madhe të Kadri Hazbiut, procesi gjyqësor ndaj tij dhe shokëve që e pasonin në atë sallë të vogël të ndodhur brenda ambienteve të burgut të sigurisë së lartë nr.313 u mbyll.

Kishin kaluar një javë të tërë plot cfilitje dhe tension duke dëgjuar dhe ridëgjuar akuza pas akuzash, por që si Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu, ashtu dhe Llambi Peçini, Gani Kodra, Ali Çeno etj., të cilët ishin në atë bankë të akuzuarish, patën kurajo të kundërshtonin dhe të mohonin gjithçka që ishte e pasaktë.

Këto të dhëna mbyllin dhe ditarin e Gani Kodrës të mbajtur pikërisht për atë proces misterioz në të cilin ai vetë ishte i pandehur dhe që gazeta e botoi të plotë.

Konkretisht, për këtë pjesë të fundit të atij procesi të jashtëzakonshëm pas të cilit u kryqëzuan dhe u dënuan me pushkatim Kadri Hazbiu, Feçor Shehu dhe Llambi Peçini, Kodra përshkruan momentet e fundit, kur do të pritej pretenca e prokurorit. Para saj trupi gjykues pyeti edhe një herë të pandehurit nëse kishin gjë për të thënë.

Ndërmjet të tjerëve, Kadri Hazbiu pas kësaj kërkese u shpreh se kishte folur për çdo akuzë dhe çdo dëshmitar në veçanti dhe që trupi gjykues e pa vetë se sa të vërteta ishin akuzat që i ishin adresuar.

Pas nje dite pushimi prokurori mbajti pretencën për secilin të pandehur në veçanti. Pas saj trupi gjykues kërkoi sërish mendimin e tyre në lidhje me kërkesën e prokurorit. Gjithçka rreth atij momenti tregohet me hollësi të plotë pikërisht në shkrimin e mëposhtëm, i cili shënon dhe fundin e ditarit, ashtu siç tregohet edhe fundi i një enciklopedie të pabesueshme që është lojtar mbi njerëzit më të fuqishëm të Sigurimit të Shtetit. Ka qenë pikërisht prilli i vitit 1983.

Por çfarë tha Kadri Hazbiu ndërsa iu komunikua nga trupi gjykues se pikërisht atë do të përshkonte plumbi me motivacionin më të rëndë të kohës “Për tradhti të lartë ndaj atdheut dhe popullit?”.

Gani Kodra: Llambi Ziçishti u ekzekutua se guxoi të thotë të vërtetën mbi Mehmet Shehun

Pas dy ditësh si dolën dëshmitarë në gjyqin tonë, trupi gjykues i gjyqit të grupit të Fiqiret Shehut, shpalli vendimin e formës së prerë. I çuditshëm ishte fakti se ai vendim, ndër të tjerët, urdhëronte edhe ekzekutimin e Llambi Ziçishtit, pasi e dënoi atë me vdekje me pushkatim.

Them se ishte i çuditshem vendimi për të dënuar me vdekje Llambi Ziçishtin, për faktin se po të ballafaqoheshin akuzat e tij me akuzat e formuluara nga prokuroria dhe që rëndonin mbi vëllain e tij, Mihallaq Ziçishti, kishte ndryshim të madh. Mbi të kishte akuza të tilla që në bazë të neneve mund të dënohej dy herë me vdekje. Por Enver Hoxha e dinte që Llambi Ziçishti, kur kishte parë kufomën e Mehmet Shehut si mjek ekspert kishte shprehur dyshime për vrasjen e tij.

Jo vetëm kaq, por ai kishte dhënë me shkrim se nuk bëhej kurrsesi fjalë për një vetëvrasje. Për mua, -shprehet dhe shkruan ndërkohë ai, kjo është një vrasje pasi nga plagët dhe gjakun që shoh nuk bindem. Por më vonë nga frika dhe presioni ai u detyrua ta ndryshojë dhe ta mohojë thënien e parë duke pranuar versionin zyrtar.

Enver Hoxha, për të eliminuar çdo dyshim dhe që të mos qarkullonin më vonë fjalë të dyshimta dha urdhrin që Llambi të pushkatohej. Ndërsa Mihallaqin, mbi të cilin siç thashë rëndonin akuza disa herë më të rënda se mbi Llambin, Enveri e kurseu duke nxjerrë arsyen se gjoja të mos pushkatoheshin dy vëllezër.

Për Kadriun, Feçorin dhe Llambi Peçinin u kërkua vdekje

Mbasi mbaruan së pyeturi të gjithë të akuzuarit e grupit tonë të kryesuar nga Hazbiu, na bënë një ditë pushim. Pas kësaj u bë pretenca e prokurorit. Në atë pretencë u përsëritën edhe një herë ato akuza të cilat na u lexuan ditën e parë të procesit, por me të një dallim esencial në mes. Në rast se në fillim akuzoheshim, tani gjuha e prokurorit, pavarësisht se gjatë procesit nuk ishte vërtetuar asgjë, i konsideronte akuza të vërtetuara, prandaj pas tyre ai doli te vendimet që propozonte për ndëshkimin tonë. Në këtë mënyrë propozoi pretencën për secilin. Për Kadri Hazbiun, Feçor Shehun dhe Llambi Peçinin ai kërkoi dënimin me vdekje. Për Mihallaq Ziçishtin kërkoi 25 vjet burg, ndërsa për mua, Ali Cenon dhe Xhevit Ismailagën kërkoi dënime të ndryshme.

Kadri Hazbiu: Më mire i vdekur

Mbas pretencës na u dha fjala neve për të thënë fjalën e fundit para se të jepej vendimi nga trupi gjykues. Për hir të së vërtetës, më duhet të them drejt se të gjithë ne në fjalën e fundit thamë se kemi besim te partia, se ajo do të gjykojë e mendojë drejt për dënimin tonë. Vetëm Kadri Hazbiu në fjalën e tij të fundit tregoi edhe njëherë veten trim dhe i palëkundur në ndershmërinë e tij. Akoma edhe sot më tingëllon fjala e tij e fundit kur tha: “Unë e dua jetën. E dua se kam grua, fëmijë, nipër e mbesa. Por atë e dua të ndershme dhe jo kështu siç doni ju të më nxirrni të pandershëm. Prandaj i më mirë i vdekur në ferr, se sa te jetoj me ju”. Me këto fjalë ai tha hapur se nuk kërkoj mëshirë.

Më rëndon dhe sot një fjalë kundër Kadriut

Unë për Kadri Hazbiun kam pasur respektin më të madh. Qoftë në ballafaqim në hetuesi apo edhe në seancat e gjyqit, nuk e kam rënduar qoftë edhe me një shpifje. Por më ka mbetur merak vetëm një gjë që edhe sot më vret në ndërgjegje. Kur unë në fjalën e fundit thashë që “unë nuk kam qenë asnjëherë agjent i zbulimeve të huaja. Nuk kam punuar ndonjëherë për të rrëzuar pushtetin. Se çfarë kanë pasur në plan këta spiunë, unë nuk kam ditur gjë”.

Këtë unë nuk duhej ta thosha kurrë, për faktin se të akuzoje Kadri Hazbiun se ishte spiun, ishte e pandershme nga ana ime. Unë isha pikërisht ai që e njihja më mirë se kushdo tjetër Kadriun, pasi për më tepër se 40 vjet ai më kishte rritur në punë si drejtues që e kisha. Bindja ime dhe faktet që kisha për ndershmërinë e tij e drejtësinë e tij ishin absolute. Kjo nuk më lejohej të shprehesha në atë mënyrë si për atë, ashtu edhe për Mehmetin. Por gjendja në të cilën ndodhesha dhe presioni i fortë që kisha më bënë që të thosha ato fjalë që ishin jo burrërore. E them me sinqeritet që më vret ndërgjegjja.

Përfundimi i gjyqit dhe konkluzionet e mia mbi ato që pashë dhe përjetova

Kështu përfundoi gjyqi ynë torturues që zgjati 6 ditë. Sot, duke analizuar të gjitha gjërat siç janë: zhvillimi i hetuesisë, mënyrat dhe metodat e përdorura gjatë saj. Akuzat e bëra për secilin nga ne, pavarësisht se nuk kishin asnjë bazë për gjëra të fantazuara. Presionin dhe torturat për të pranuar me çdo kusht, ato që na thuheshin si dhe nxjerrja e të gjithë dëshmitarëve të përgatitur nga hetuesia për ato që duhej të thoshin në gjyq me qëllim që të akuzohej njërin dhe tjetri pa pasur asnjë fakt konkret, vetëm se gënjeshtra, arrij në disa konkluzione që do të mundohem t’i shtjelloj më poshtë sipas mendimit tim.

Sipas porosisë dhe urdhrit të Enver Hoxhës, gjatë zhvillimit të hetuesisë duhet të dilte me çdo kusht fakti se ka ekzistuar një organizatë kundërrevolucionare e krijuar dhe e drejtuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. E cila, sipas udhëzimeve të zbulimeve të huaja, kishte për qëllim eliminimin e udhëheqjes së lartë të partisë, rrëzimin e pushtetit popullor dhe vendosjen e kapitalizmit në Shqipëri.

Se Mehmet Shehu ka qenë pjesëtar i vjetër i shumë zbulimeve të huaja dhe ka punuar kryesisht sipas udhëzimeve të zbulimit amerikan me të cilin mbante lidhje të ngushta me të gjitha mjetet. Lidhjet me të i mbante për shembull me radio transmetuese, me anën e djalit të tij, Skënder Shehut, që e kishte për studime në Suedi, si dhe me anën e gruas së tij Fiqiret Shehun. Madje duhej të dilte fakti se atë e dërgoi në Suedi dhe Danimarkë pikërisht për të marrë udhëzime nga zbulimi amerikan për veprimet e ardhshme të Mehmetit.

Se Kadri Hazbiu duke qenë agjent i jugosllavëve dhe i sovjetikëve, ka qenë krahu i djathtë i Mehmet Shehut. Mbas goditjes së Mehmetit me porosi të zbulimeve të huaja duhej të merrte drejtimin e organizatës, të ruante anëtarët e saj dhe të takonte në mënyrë sekrete Mehmet Shehun, për t’i dhënë atij porosinë që i kishin dhënë zbulimet e huaja. Ajo porosi kishte të bënte me atë që ai për hir të punës dhe për të ruajtur organizatën ai të gjente rrugën e eliminimit të vetvetes.

Se proceset e zhvilluara si ai i Beqir Ballukut etj., Kadri Hazbiu i ka mbyllur para kohe, nga frika se mos nxirrnin emrin e Mehmetit që ishte drejtuesi i të gjitha organizatave armiqësore në ushtri, ekonomi, kulturë etj.

Se kjo organizatë kishte zhvilluar një aktivitet të madh armiqësor si në lëmin politik, edhe në atë ekonomik. Ishte kjo organizatë që kishte organizuar konferencën e partisë së Tiranës, e cila kritikoi rëndë udhëheqjen e lartë të partisë dhe kërkohej të realizohej kulti i individit në parti.

Si u veprua nga Hetuesia për të realizuar urdhrin e Enver Hoxhës?

Në janar të vitit 1982 një muaj pas “vetëvrasjes së Mehmet Shehut arrestohet në Belsh të Elbasanit me akuzën si armiq të partisë Fiqrete Shehu së bashku me djalin që kishte qenë në Suedi, Skënder Shehun. Qëllimi i arrestimit të tyre ishte që ata të vërtetonin se Mehmeti ishte agjent i zbulimeve të huaja, kryesisht atij amerikan. Të vërtetonin se si Skënder Shehu ka mbajtur lidhje me zbulimin amerikan ku merrte udhëzime për babanë e tij Mehmetin. Fiqreti duhej të vërtetonte se kishte shkuar me porosi të Mehmetit gjoja për të parë djalin, por në fakt do të takonte zbulimin amerikan në Suedi dhe Danimarkë.

Duket se në fillim, as Fiqreti dhe as Skënderi nuk pranuan asgjë. Por më vonë me arrestimin e djalit të tretë që ishte akoma i lirë, Bashkim Shehut, dhe me vdekjen e djalit të madh, Vladimirit, që ishte internuar në Gramsh, Fiqreti për të ruajtur fëmijët pranoi çfarë i sugjeronte të thoshte Hekuran Isai me hetuesit. Kështu, Enver Hoxha e realizoi një nga versionet që kishte thënë publikisht para popullit.

Feçor Shehu

Në shkurt të vitit 1982, arrestohet Feçor Shehu, ish- ministër i Brendshëm, por në atë kohë e kishin shkarkuar. Qëllimi i arrestimit të tij ishte që ai të pranonte se kishte qenë agjent i zbulimeve amerikane dhe se kishte bashkëpunuar me Mehmet Shehun. Me gjithë torturat çnjerëzore të përditshme, Feçori deri në fund nuk pranoi asgjë nga akuzat që i bëheshin për vete dhe nuk tha për asnjë tjetër. Të gjitha i quajti shpifje dhe të sajuara.

Çfarë tregoi dënimi që iu bë Kadri Hazbiut

Akuzat dhe dënimi që iu dha Kadri Hazbiut nuk tregon gjë tjetër vetëm frikën që kishte Enver Hoxha nga ky njeri që e donte dhe kishte simpati një popull i tërë. Si i eliminoi këta njerëz, Enver Hoxha kishte si qëllim që të sillte në krye të partisë dhe shtetit njerëz të paaftë në mënyrë që t’i hapte rrugën idhullit të tij Ramiz Alisë. Këtë e bënte që pas vdekjes së tij (Enverit) ai të drejtonte partinë. Ramiz Alia ishte njeri i zgjuar dhe dinak, rrinte gjithnjë në hije në situata të turbullta, kishte shoqëri shumë të ngushtë me Nexhmije Hoxhën, e cila ndikonte shumë për të gjitha gjërat tek Enveri.

Enver Hoxha e dinte mirë se para Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut dhe kuadrove të tjera që ky i eliminoi, Ramiz Alia nuk ishte asgjë para tyre që jo vetëm kishin simpatinë e gjithë popullit, por ishin edhe drejtues mjaft të zotë.

Si e kam njohur Hazbiun

Unë Kadri Hazbinë e kam njohur që nga 17 janari i vitit 1947. Që prej asaj kohe deri sa u arrestova, pra për 35 vjet kam qenë vartësi i tij. Në të gjithë sektorët që kam punuar, ai më ka mbajtur gjithmonë afër. Më ka ndihmuar në punë. Më ka trajtuar më tepër si shok se sa si vartës dhe më kryesorja ka qenë se në të gjithë hidhërimet e gëzimet që ai ka pasur në familje, unë kam qenë si njeriu i shtëpisë së tij. Me një fjalë më ka konsideruar njeri të familjes. I them këto për të treguar se e kam njohur shumë mirë nga afër personin e tij duke pasur edhe mjaft kujtime për ndershmërinë, karakterin dhe sjelljen e tij. Këto i them për të treguar edhe një herë se akuzat që iu bënë nga Enver Hoxha janë kryesisht gënjeshtra të sajuara me mjeshtëri dhe fantazi të madhe.(Panorama)

14 komente në “Fjalët e fundit të Kadri Hazbiut në gjyq: E dua jetën, kam grua, fëmijë, por më mirë në ferr se të jetoj me ju”

  1. Kapterri says:

    Burrë legen. Sorrat e vetme në botë që ju nxorrën sytë sorrave të llojit të tyre. Atë që mbollët korrët. Sa veta morët në qafë duke i torturuar për të pranuar akuza të fabrikuar. Toka rrotullohet.

    1. Franci says:

      Ik ore bajge , u bere ti pederast muti te thuash fjale negative per Kadri Azbiun ….ti nese ke qene kapter , ke qene lango reparti …e crendesi mund ti japesh nje njeriu mjeran si ty ?? Ti je vemje , moracak muti …..lexon ti apo jo ?? Dhe keto dihen boterisht , deri ne varr edhe pse u torturuan barbarisht nuk kerkoi meshire …..Enveri u semur nga qendrimi i Kadri Azbiut ……trim dhe njeri i shkelqyer …..ke njoftur shume karaktere te tilla ti kapter mori ?? Bajgarac

      1. Oficeri says:

        Kadriu trim !?
        I shkelqyer/shkerdhyer po por trim nuk e besoj.
        Kjo per faktin se kercikuq trim dhe i shkelqyer nuk ka,ju jeni per te vjedhur, shkerdhyer ndonje xhaxheshke apo hallo,te vrisni naten e te qani diten,te pabese e keshtu me rradhe…..
        Ti duhet te jesh nga lapuleci……o Myqooooo i mblodhe dhite moooooooooo!?

  2. Tartufi says:

    Keto torture or [ qen bir qeni i ndyre ] kane filluar qe ditet e para te ardhjes ne pushtet te races tende te c nderuar me prak te familes me ne krye cobanet qe u vendosen [ krye menistra dhe ministra te puneve te torturave ] kunder popullit te mjere shqiptar. Qen bir qeni ,,,,sa me shume qe ju plehanerija qe keni ngelur pa ngordhur akome te derdellisni ,,aq me shume mesohet ,,,c lloj llumi keni qene dhe keshtu perfunduat.

  3. TV Skampa says:

    Nje kerkese te vogel per zotin Llazi, shokun e Hajros, cfare emri perdorte Muci kur i linte informacionet tek Sokoli apo Sofokliu? Ju urojme gjithe te mirat si dhe nje fund jave te bukur.

  4. KOZi... says:

    Akademia e Shkencave do rishkruaje historine e shqiperise ! Shkruanje gjer ne 1944 ! Mos vazhdoni me se do na turperoni perpara botes ! Do na turperoni perpara femijve tane ! Do na turperoni edhe perpara iranianve e afganasve !!!

  5. alphade says:

    Ah, more Gani, paske vdekur, sikur te ishe gjalle dy fjale
    kisha per t’i thene: Mos na u hiq engjell ! Te kam njohur
    mire ! Qen bir qeni ke qene ! Edhe S.T. te ka njohur mire!
    Ti ke qene vrima e fundit e fyellit ne Drejtorine e Dyte,
    por kishe fat qe udhetoje jasht ne ato kohra kur nuk
    dilte as miza dhe u bije valixhet si servil qe ishe atyre
    qe kishe interes duke i blere ata me dhurata qe bije
    nga jasht ! Sa race e ndyre qe ke qene !!!

    1. E verteta dhemb.... says:

      Hahahaha,po ka turk Gani qe te jet burre i mire!?
      Batakci , i paftyre e i pabese mundet….
      Ja e shpreh edhe vet kur thot: “….edhe pse me kishte ndihmuar e mbajtur afer une e citova si spiun!!!

  6. Na kishin bere plerat qe ecnim me koken prapa se mos na pergjonin kalecat says:

    Emveri nuk i ndyu duart Ai ishte urdheruesi po keta neper vite i bene gjygjin shoku shokut, pa menduar se edhe atyre vete do tu vinte radha. Po te ishin trima njeri ia kishte bere bam Enverit, arme kishin. Por eleminonin njeri tjetrin ne menyre te frikshme, deri sa perfundonin vete si qener.

  7. Ilir says:

    Vetëm me faktin, e shkruar vetë nga zGani, se ke cilësuar Kadri Hazbiun si spiun , me qëllim të shpëtoje lëkurën, përbën një arsye të fortë për ta abandonuar ‘’ditarin’’ e tij.
    Të vjen ndohtë, kur lexon manipulimet e ushtarëve të Ramizit.
    Për të zbuluar të vërtetat , për të hedhur dritën mbi akuzat e bëra , do të ishte me interes që çdo akuzë të analizohej dhe të zbardhet erësira që mbulon ngjarjet dhe faktet, erësirë e sajuar me mjeshtëri nga Ramizi, hekri dhe besnikët e tyre.
    Personalisht , vlerësoj figurën e Kadri Hazbiut. Eleminimi i tij është një nga veprat e erëta të asaj periudhe .

  8. E verteta... says:

    Ju krejt kriminela ishit, shpirtërat e pafajshem qe ju keni marrë kurrsesi nuk mund te kishit fat tjeter.
    Te gjithe e dimë (dhe e dinim) qe keto akuza dhe akt-akuza nuk ishin gjë tjeter vetem lojra perbindeshish per ti henger koken njeri tjetrit.
    Ajo qe me vjen keq eshte se populli vuajti shume nën sundimin e ketyre perbindshave.
    Talebanet jane lule me i krahasuar me rregjimin e ketyre monstrave.
    Se kuptoj perse zoti e denoj kombin tonë

    1. Shkodrani says:

      Plotesisht dakort,

      Per kete Gjergj Fishta shkruajti: “Kur zoti ndau kufinjt e botes perdori nji litar te gjate. Kur erdhi rradha e Shqipnis, litari u mbarua. Atehere rropi djallin dhe me lekuren e tij mboroi pune.”

  9. Emigranti Athine says:

    Ju te gjithe ishit pula para Enverit. Tani c’fare do qe te thoni s’ka vlere.

  10. A. Camaj says:

    plehra që kishin tradhëtuar interesat kombëtare prej fillimit… hazbiu ishte njeri i yu & kelyshi i xoxes…
    kujtkujtojnë këta se po ja hedhin?!
    shehu, hazbiu me gjithë kopenë kanë qenë kriminelë që kanë vrarënjerëz pa gjygj fare…
    thjesht ka qenë luftë brenda sojit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje