Ndërpritet seanca për vrasjen e 18-vjeçares në Kosovë, Dardan Krivaqa humb ndjenjat në sallën e gjyqit

25 Gusht 2021, 12:14Rajoni TEMA

Seanca gjyqësore për vrasjen e 18-vjeçaren Marigona Osmani në Kosovë është ndërprerë. Autorit të vrasjes, Dardan Krivaqës iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe është nxjerrë nga Gjykata.

Ai po merr ndihmën e parë, por mësohet se nuk është dërguar ende në emergjencë.

Krivaqa u arrestua një ditë më parë edhe është i dyshuari kryesor për vrasjen e të resë, me të cilën ishte martuar dy muaj më parë. Në pranga bashkë me të është vënë edhe shoku i tij Arbër Sejdiu i akuzuar si bashkëpunëtor në krim.

Krivaqa bashkë me Arbër Sejdiun disa ditë më parë lanë të vdekur në derën e spitalit 18-vjeçaren. Krivaqa dhe Osmani ishin të lidhur dhe dyshohet se vrasja ndodhi për xhelozi.

 

1 komente në “Ndërpritet seanca për vrasjen e 18-vjeçares në Kosovë, Dardan Krivaqa humb ndjenjat në sallën e gjyqit”

  1. tony says:

    E ben per mashtrim

    Dënim me vdekje

    Te varet ne litar te gjithe provat jane te sakta
    Mos te mashtrohet gjykata nga leket se ai nuk do te ngelet i
    gjalle, vdekje per kriminelin, pa meshire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje