Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka propozuar kryeministrit Edi Rama që të marrë guximin dhe të bëjë një ligj për kultivimin e kanabisit.
Në një intervistë për ABC News, Haradinaj tha se në këtë mënyrë Shqipëria do të kishte përfitime ekonomike dhe do të pastronte ‘emrin’ e saj.
Ai shtoi se nëse deri tani të gjithë e konsiderojnë vendin tonë si ‘narkotik’, autoritetet nuk duhet të bëjnë sikur nuk ekziston ky problem, por duhet t’i japë përgjigje me ligj. Ama, Haradinaj shton duke qeshur se kanabisi, nuk ka pse të kultivohet si fasule pas legalizimit.
“Nuk kam asnjë mesazh për atë (Ramën) unë, por kam dëshira për Shqipërinë, kam qejf me e parë Shqipërinë më shumë shtet ligjor, ekonomi më të fortë, respektim të ndërsjellë të bindjeve, partive, jo me dominime.
Kisha menduar që është tepër me rëndësi me legalizuar narkotikët në Shqipëri me ligj, sidomos ata që mbjellin. Kanabisin. Duhet ta marrë guximin.
Ta legalizojë. Të bëjë ligj për kultivimin e tyre. E ka bërë Maqedonia. E kanë bërë popuj të tjerë. Ta heqim veten si shqiptarë nga harta e tyre që jemi vend narkotik. Ligj, transparencë, buxhet.
Ndoshta do ta pastronim emrin tonë si shqiptarë. Rrezik ka si është sot, jo nëse legalizohet. Maqedonia e ka bërë. Edhe Shqipëria ta bëjë një ligj.
Nuk po them, me e mbjellë si fasule (qesh). Por të paktën të kemi një mbulesë para të gjithë të tjerëve, se ka një sektor ekonomik të caktuar, në bazë të ligjit, në Maqedoni e kanë bërë, e përdorin për mjekësi, për të tjera.
Duhet me i dhënë përgjigje, disa problemeve që ka Shqipëria, me një bazë të qëndrueshme ligjore. Mos me i lënë si çështje që të gjithë i dinë, flasin dhe keqpërdorin kundër nesh, Shqipërisë dhe Kosovës dhe ne bëjmë sikur nuk ekzistojnë, duhet me u dhënë përgjigje ligjore, vetëm me ligj dilet nga kjo gjendje,”– tha ish-kryeministri i Kosovës.
Ky HAJDAREI me fal RREMUSHI mbasi e lulëzoi KOSOVEN ,është kandidat për NOBEL në ekonomi!!!
Kur Ramuqi takoi Ramuqin, lol
O Ramush qe nuk mbush,meruni me problemet e kosoves ,me problemet e shqiperis meret qeveria shqiptare .
Ush ne shqip perdoret si prapashtese perkedhelese. Disa persona e kane emrin e tille qe nuk rriten kurre. Por perdoret edhe per te nguc gomarin. Shembuj: Rame – Ram-ush ose Ec o Rame, ush he dreq
UNE ME SHUME MARE NE KONSIDERATE FJALEN E UJKUT TE CERRIKUT DHE VALI KORLEONE SE SA KETE GOMARE .
PO ME LOQE JANE ATA QE E MARIN NW INTERVISTE KETE PALLOSHE KOQEVARIE
Ca dreqin do ky qe ngaterohet me problemet e Republikes se Shqiperise.
Ky eshte apo ben budallain,se te kesh qene kryeminister dhe te jesh kaq injorant ne ceshtjen e legalizimit te kanabisit nuk falet.
O injorant,legalizimi per qellime mjeksore ska lidhje me kultivin ilegal te kanabisit.
Ramush Haradinaj e meriton për President Serbie.
Ramuth, a ke ndonjë sugjerim apo vërejtje për al-Binin ti, atë bëj!
Që refuzoi vaksinat nga ne; që ka 18 viktima nga korona çdo ditë; që ka vaksinimin më të ulët se Afrikë; që u prish me SHBA e BE; që ka hapur dyert e dritaret për mallrat serbe; që nuk u hap 1 vend pune, as një biznes; që….
Nuk numërohen të zezat e paaftësitë e tij!
Kudo të ishte tjetërkund, do e detyronin të dorëhiqej.
Jo se e pate shndritur ti Ramuth, por al-Bini është edhe më i dobët se të gjithë ju.