Rrëfimi i fundit i Sherif Merdanit: Kur dola nga burgu ku vuajta 16 vjet, u përballa me atë që kishte urdhëruar arrestimin tim

31 Gusht 2021, 18:10Kulturë TEMA

Intervista e fundit e këngëtarit Sherif Merdani, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë. Gazeta TemA po e risjelle edhe njëherë, në përkujtim të këngëtarit të madh, të cilin jeta e përballi me sfida të mëdha.

Rrëfimi i fundit

I ftuar në emisionin ‘Memorie’ në TV Scan të dy gazetarëve Dashnor Kaloçi dhe Artjan Tepelena, kengëtari i njohur, dhe ish-i burgosuri politik, Sherif Merdani, ka treguar për më shumë se 90 minuta, të gjithë historinë e panjohur të jetës së tij, që nga origjina e familjes nga babai dhe nëna, e deri kur u lirua nga burgjet politike të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku vuajti plot 16 vite, pa bërë asnjë faj dhe për të vetmin shkak, që ishte origjina e familjes, si tregtarë të pasur nga qyteti i Korçës.

Merdani tregoi se pasionin për muzikën, në një farë mënyre e kishte të trashëguar edhe nga gjyshi i tij nga nëna, Sait Hoxha, nga qyteti i Shkodrës, autor teksti dhe muzike i një prej këngëve hite më të dashura të atij qyteti, “Kur më del në derë…”, i cili ka qenë shumë i njohur për këngët e tij dhe brezi i shkodranëve mbi 50 vjeç, e kujtojnë shumë mirë, si në dasmat e gëzimet familjare, ashtu dhe skenat e atij qyteti.

Përvec gjyshit nga nëna, Hysni Hoxha, të cilin Merdani tha që e kishte rritur në fëmijrinë e tij, ai u shpreh se një lidhje tjetër me muzikën dhe këngën, ishte dhe familja e tij qytetare korçare, pasi gjyshi i tij nga babai, tregtar i pasur, që në vitet te Monarkisë së Zogut, kishte sjellë nga Franca, mbi 300 pllaka gramafoni me këngë të muzikës së lehtë dhe klasike, si dhe me arie nga kryeveprat e muzikës operistike botërore, me të cilat ai tha se ishte rritur.

Edhe pse me biografi të keqe, si rezultat i një zbutje të luftës së klasave në fillimin e viteve ’60-të, Merdani tha se ai kishte mundur të regjistrohej dhe të mbaronte me rezultate të larta Shkollën e Mesme Pedagogjike, pas së cilës u emërua mësues në fshatin e thellë Backë të rrethit të Skraparit, ku shërbeu për tre vjet me rradhë, së bashku me shokun e tij, Hektor Bregasi, me origjinë nga Pogradeci.

Edhe pse në atë fshat ata të dy i trajtuan shumë mirë, Merdani tregoi se ai e braktisi punën e mesuesit dhe iku në këmbë në shtëpinë e tij në qytetin e Korçës, për të mos u kthyer më aty! Edhe pse aty ndihej mirë, pasi gjatë atyre tre viteve ai mësoi dhe perfeksionoi shumë mirë instrumentin e fizarmonikës, shkak për largimin e tij, u bë një ngjarje, ku në prani të tij dhe të Hektor Bregasit, nje Zhgabë (siç e quanin skraparllinjtë shpendin grabtiqar, Shqiponjën) u ul në oborrin e banesës së tyre dhe pasi u nxorri sytë dy pëllumbave që i mbante dhe i rriste Hektori, i rrëmbyen ata duke i ngritur lart në fluturim nën sqepin e tyre.

“Ja kështu, do të na shqyejnë dhe ne të dy….”, kujtonte Merdani, t’i kishte thënë shokut të tij, Hektorit, duke profetizuar me një parandjenjë të çuditëshme, fatin e tyre në vitet që do pasonin…?! Pasi ai do të arrestohej dhe do vunate 16 vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, kurse Hektori do të pëfundonte në internim së bashku me familjen e tij deri në vitin 1990-të, në një fshat të Lushnjes.

Merdani kujtoj më pas fillimin e viteve ’60-të, kur ai filloi të njihej si kengëtar edhe falë ndihmës që i kishte dhënë ish-miku i tij, kompozitori dhe instrumentisti i famshëm, Agim Krajka, i cili kur shkonte në Korçë me Estradën e Ushtarit, e aktivizonte atë, duke e ftuar të këndonte në shfaqjet që jepte në atë qytet.

Po kështu, Merdani kujtoi me nostalgji edhe këngëtaren e famëshme Vaçe Zela, e cila e ndihmoi për t’u afirmuar si këngëtar i ri në mesin e viteve ’60-të, kur ai ishte në Tiranë dhe ndiqte studimet e larta në Universitetin e Shtetëror, dega Histori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate të larta. Por ajo që ndikoi më shumë në afirmimin e tij si këngëtar dhe që e lejoi të vazhdonte rrugën e këngës, do të ishte Nefo Myftiu, (bashkëshortja e Manysh Myftiut, anëtarit të Byrosë Politike të PPSH-së), ish-drejtoresha e Radio Tiranës, për të cilën Sherifi u shpreh se i detyrohej shumë dhe i ishte mirënjohës për tërë jetën.

Kjo gjë, sepse kur shkoi Sherifi për ta takuar, pasi e kishin pezulluar që të këndonte më nëpër festivale, (si rezultat i një letre që dikush kishte në instancat e larta të Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku tregonte biografinë “sterrë” të familjes Merdani), Nefo Myftiu, i tha djaloshit të ri Merdani: “Shko vazhdo punën, e këndo si gjithmonë, se sa të jem unë këtu, ty s’të ndalon dot askush”.

Në vijim të rrëfimit të tij perballe dy gazetarëvë të emisionit Memorie, Merdani tregoi se, para se të vinte Festivali i 11 i Kengës në Radio-Televizion, (që ishte dhe tema kryesore e emisionit), ai kishte deputuar me sukses në katër festivale para tij, duke qenë pjesmarrës që në Festivalin e 8-të të Këngës dhe kishte marrë vazhdimisht çmime, të cilat do të kulminin me vëndin e parë në Festivalin e 10-të të Këngës në Radio-Televizion, me këngën “Duart e nënës”. Më pas ai u ndal gjatë në historinë e Festivalin e 11-të, për të cilin tha se ishte një event i rrallë dhe me një nivel të tillë artistik, saqë pa e tepruar aspak, nuk i linte gjë mangut as Festivalit të Sanrremos në Itali, që atë vit u organizua jo në sallën ku bëhej vazhdimisht, por për arsye financiare, u mbajt në nje kazino.

Më pas, duke sjellë dëshmi të ndryshme nga ish-bashkëvuajtës të tij në burgun e Burrelit, Spaçit, Qafe-Barit etj., si Spartak Ngjela, Fatos Lubonja, Vladimir Balluku, apo ish-funksionarë të lartë të asaj kohe që vuanin dënimin në ato kampe e burgje, Merdani tha se shumica e tyre, ishin të mendimit dhe dilnin në konkluzionin se: Festivali i 11-të i këngës në Radio-Televizion dhe atmosfera disi liberale në Art Kulturë dhe gjithë jetën e vëndit në fundin e viteve ’60-të dhe fillimin e viteve ’70-të, në një farë mënyre ishte dhe një “grackë” e atij regjimi dictatorial, për të testuar e parë situatën dhe për të goditur siç goditi më pas në nëyrën më diabolike shumë këngëtarë, kompozitorë, artistë, poetë etj., kryesisht pjesmarrës të Festivalit të 11-të.

Lidhur me arsyet e goditjes së Festivalit të 11-të, Merdani tregoi se sipas disa dëshmive të ish-bashkëvujatëseve të tij në kampe dhe burgje, pjese e familjeve të nomenklaturës së lartë në ish-‘Bllok’-un e udhëheqjes, Enveri u nxit dhe morri shkak nga e bija e tij, Pranvera, e cila i tha: “Babi, festivali nuk kishte asnjë këngë për ty dhe as për Partinë…”! Sipas tyre, po gjatë asaj bisede, Enveri kishte thënë, se: “Më shumë po del në telvizor, ky biri i Merdanëve, tregtarëve të pasur të Korçës, se sa unë…”! Më pas Merdani tregoi se si rrodhi jeta e tij ne qytetin e Librazhdit, ku ai ishte me punë, ku edhe pse bëri një punë kolosale, duke ngritur grupet artistike amatore të Shtëpisë së Kulturës në atë qytet të vogël, duke gjallëruar jetën artistike me shfaqje e koncerte, ku falë tij, i vinin emra të njohur artistësh nga Tirana, Pogradeci etj., si Vaçe Zela, Guljem Radoja, etj.

Gjë e cila beri që, sekretari i Parë i atij rrethi në atë kohë, Hekuran Isai, t’i premtonte, se do ta lejonte të shkonte me transferim me punë në Tiranë. Kjo gjë ndodhi, kur vetë e madhja Vaçe Zela, shkoi vetë në Librazhd në zyrën e Isait, duke i thënë se: “Sherif Merdani ishte një artist me vlera kombëtare dhe i duhej Tiranës”. Pas kësaj, Hekuran Isai, dikur nje artist amator që kishte kënduar edhe vetë me aktivitetet e klasës punëtore të Cërrikut, i premtoi se do ta lejonte Sherifin të shkonte në Tiranë, pasi sipas tij, nga Tirana atë çdo ditë e pyesin vetëm për realizimin e planit në minieren e Hekur-Nikelit dhe transferimin e Merdanit në kryeqytet.

Por sipas dëshimve të Merdanit, ajo gjë fatëkeqësisht nuk u realizua, pasi pak ditë më pas, Hekuran Isai u transferua me të njëjten detyrë në rrethin e Dibrës, e në vëndin e tij, erdhi Marko Xega nga Korça, i cili e njihte fisin e Merdanëve dhe vetë Sherifin, me “dhëmbë e dhëmballë”. Ai, jo vetëm që nuk e zbatoi porosinë e paraardhësit të tij, Isait, por urdhëroi arrestimin e Merdanit, për “agjitacion e propagandë”. Pas kësaj, drejtuesi emisionit, Kaloçi, nxorri një dokument arkivor (që ja dhuroi Merdanit para kamerave), ku ndodhej një raport-informacion i ish-sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Librazhdit, Marko Xega, i cili me datën 22 qershor të vitit 1973, njoftonte Komitetin Qëndror të PPSH-së, mbi goditjet dhe arrestimet e grupeve armiqesore në atë rreth, ku midis të tjerash, shkruhej:

“…Në Byronë Politike ka grindje dhe nuk ka unitet. Kështu ka kundërshtuar Fadil Paçrami, pra ka debate, grindje, përçarje. Fadil Paçrami e Todi Lubonja kanë qenë njerëz me pozita, por u shkarkuan se ishin bërë të pakënaqur dhe nuk e duan këtë parti, ashtu siç nuk e do dhe populli. Masa e marrë për ta nuk është e drejtë se ata janë koka të mëdha, se vendi ynë duhet të eci me kohën dhe vendet e tjera të Europës dhe nuk duhet të rrinë mbrapa dhe masat që janë marrë dhe po merr Partia, janë shumë të rrepta dhe këto janë kufizime lirie që i bëhet popullit.

Punojmë gjithë ditën, por nuk marrim gjë dhe tani jemi bërë si bagëtitë, porse kjo nuk do të zgjasë shumë etj. Revolucioni Kultural në Kinë ka qenë një blof, se Kina e ndryshoi qëndrimin e saj. Ajo u lidh me Amerikën. Mao Ce Duni nuk ekziston dhe vendin e tij e luan një aktor. Shtetet e tjera janë shumë të forta, kanë armatime që nuk i kemi etj. Ka pasur edhe raste që kanë thënë se: na u qelb vetja duke dalë në skenë me këtë muzikë dhe tani ndihet vetëm daullja, etj. Këto janë shprehur nga Sherif Merdani, i cili për krimet kundër shtetit në formën e agjitacionit e propagandës ditët e fundit është arrestuar”.

Pas kësaj, Merdani falenderoi gazetarin Kaloçi për gjetjen dhe publikimin e atij dokumenti arkivor me mjaft vlera, jo vetëm për të si person, por edhe si një dëshmi autentike, e cila tregon se si dënoheshin artistët shqiptarë në atë kohë. Në fund të emisionit, pasi falenderoi dy drejtuesit e atij formati televiziv për punën e tyre dhe temën që ata kishin përzgjedhur në atë emision, ku si asnjëherë tjetër më parë nuk i ishte dhënë aq hapësirë televizive historisë së Festivalit të 11 të Këngës në Radio-Televizion, (gjatë emisionit u dhanë edhe kater intervista nga ish-pjesmarrës të atij festivali, si: Maestro Zhani Ciko, kompozitori dhe instrumentisti i njohur, Osman Mula, kompozitori i njohur Enver Shengjergji dhe këngëtari po ashtu i njohur, Bashkim Alibali), Merdani tregoi se si ishte përballur në vitin 1991 me Marko Xegën, (ish-sekretarin e Parë të Komitetit të Partisë së Librazhdit), njeriun që kishte firmosur arrestimin e tij, që do ta mbante atë 16 vjet pas hekurave të burgjeve, duke dhënë me detaje bisedën me atë ish-funksionarë të lartë partiak, që vdiq pak ditë pas atij takimi me një nga viktimat e tij…!

40 komente në “Rrëfimi i fundit i Sherif Merdanit: Kur dola nga burgu ku vuajta 16 vjet, u përballa me atë që kishte urdhëruar arrestimin tim”

  1. BRSS says:

    SAJOJN NGJARJE QE TE DUKEN TRIMA KESHTU ME THA KESHTU JA BERA E LLOJLLOJ BROÇKULLA SHKO GRIS BYTHEN trap

    1. Ilir says:

      Asgje ne kete rast nuk eshte e sajuar. Jane fakte, te jetuara. Nese s’te pelqejne, shko lexo Cufon me bubin kacurel.

      1. Zagali says:

        Mjaft se na çat bythen me kete Sherif Mejdani se kushedi çfare beri.Nje cope idiot ishte.Po te ishte i mire nuk do futej ne burg dhe mire ja bene.

    2. Sandokan says:

      Degjo ketu more CCCP – morr i kuq.
      Njerezve i ka ikur lirija, familja dhe krejt jeta per nje fjale goje ne kohen e Dull largqoftit e tij i quan brockulla.
      Haram te qofte, gjak i shprishur dhe i pandreqshem.

  2. Opinjonisti says:

    Sherifi sigurisht ka dhënë ndihmesë në jetën artistike të qytetit të Librazhdit, por jo se “ka ngritur grupe artistike amatore në atë qytet”?! Në Librazhd si në çdo qytet ka patur Shtëpi Kulture që kishte pikërisht këtë detyrë… dhe sigurisht kishte një staf dhe drejtor, ishte pikërisht ky staf që organizonte jetën artistike në rrethin e Librazhdit, dhe mes të aktivizuarve nga Shtëpia Kulturës ishte edhe Sherifi. Pasi Sherifi u arrestua jeta artistike nuk u “ndal” …. Ansambli i Librazhdit fitoi flamurin e festivalit të Gjirokastrës, dhe ishte puna e stafit të Shtëpisë së Kulturës që dinte të zgjidhte talentët ( mes tyre Sherif Merdanin)

  3. sa her e ka treguar kte histori burgu ky trapi deri me sot ?
    media me ordinere nuk gjen ne bote .
    Pak ka realiteti shqiptare per te thene ,
    me diskutu Tema nga me te ndryshmet ?
    cere jan kto ,smunet me ken medie por mejhane rrotkarsh

    1. pjeter says:

      Pse eshte Trap? E tregon sa here ja kerkojne,pse nuk duhet ta beje? Edhe sot ka shkerdhata qe nuk hezitojne tia fusin tjetrit kot per te perfituar.Ai nuk po tregon ndonje akt trimerie,po tregon si ja kishte sajuar sekretari i partise letren qe e futi brenda 16 vjet.

      1. hetuesi says:

        Sekretari i partise nuk sajonte letra. Ai ka dhene informacion te organet e partise per rastin ne fjale. Por kete informacion nuk e ka sajuar sekretari, por e ka marre nga hetuesia. Informacioni eshte i sakte dhe vete Merdani e pranon qe po, ashtu ka qene dhe ka thene. Pra nuk ka sajuar asgje sekretari dhe nuk e ka denuar sekretari, sepse nuk kishte tager ligjor ta bente kete. Denimin e Merdanit e ka bere Gjykata, sipas ligjeve ne fuqi, pas akuzes nga Prokuroria dhe hetimeve nga Hetuesia. Merdani ishte nje rrot cari qe e rrente mendja dhe kete e dine te gjithe ata qe e njihnin. Pervec kesaj ai ishte nje imoral dhe dallkauk qe nuk e kishte shokun. Sa per dijeni denimi maksimal per nenin “agjitacion propagande” ka qene 5 vjet. Pra maksimumi qe mund te denohej nje person per “agjitacion e propagande” ka qene 5 vjet. Nese ky Merdani eshte denuar 16 vjet, atehere eshte denuar per vepra te tjera penale, per te cilat as ky dhe as te tjeret nuk flasin. Le te na i thote Merdani se cfare ka bere pervec “agjitacion propagande”!

        1. hetues genjeshtar, tamam si ato hetuesit e ppsh. Sajoni gjithcfar genjeshtrash duke i shperndar neper popull ne formen e propogandes. Aludimet e tua per Merdanin tregojne te njejten taktike qe perdoren kriminelet komunist.
          cfar ishte sekretari i partise, top prej letre ? Nuk ishte ai strumudhari i te gjitha te keqijave ? nuk ishte partia qe organizonte cdo terror ne popull ? atehere prej nga vinin direktivat e terrorit ?
          16 vjet burg per cfar ? cfar beri ai njeri ? ke vrau, ke perdhunoj, ke grabiti ?!! Na thuaj ti si hetues . si mund te denohet dikush 16 vjet burg pa bere asgje ? Apo pse ai ishte nje yll ne ngjitje, dhe kupola jone komuniste nuk duronte dot ato njerez qe eklipsonin udheheqesit e ” dashur ” te partise sone islamo – komuniste. apo ishte imoral se shkonte me frmra ? idjot mendje ngushte. prisje ti qe ai te shkonte me meshkuj ?
          Na tregon ti se per cfar u denua ai njeri 16 vjet burg ? pse nuk e di historia jone qe ai rregjim denoi njerez me pushkatim dhe 25 vjet burg pa bere asgje, vetem se urdheruan ato te cilet ai rregjim i sherbente ? ti me vertete kujton se ky popull nuk i di keto ?
          Turp te kesh. Mbron nje rregjim te degjeneruar qe nuk la poshtersi pa i bere ketij vendi dhe ketij populli.

  4. Pedofili says:

    Ka qene edhe njecike pedofil ky. Gojet e liga thone qe ja futen per agjitacion e propagande per mos te nxjerre emrin e viktimes qe ishte e mitur. Jo per gje por mos na cajne shume manallin me kete desidencen

  5. Mik says:

    Respekte per talentin, nderim dhe falje per vuajtjet e burgut.
    Por, edhe mendja eshte gje e madhe. Lum kush e mban dhe nuk e lë të ikë.
    Edhe Nelson Mandela nuk fliste kaq shume per burgun, dhe si bëri dyfishin e tij.
    Ky flet sikur edhe nga 1991 deri ne 2021 prape ne burg ka qenë.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Burgaxhiu burgaxhi mbetet gjithe jeten o mik kokfik ? ? ?

  6. Arbërori says:

    Keqardhje për vuajtjet e Sherifit por më duket e tepruar ta quash artist apo këngëtar. E shumta mund të këndojë në ndonjë serenatë lagjeje..

  7. mira says:

    Vetë thotë se s’ka bërë gjë, vetë tregon se iku dhe la punën pas tre vjetësh në fshat. Nuk them se nuk ishte artist, por e kuptoni ju se ajo luftë që bëhet sot në rrjetet sociale, bëhej atëhere nga njerëzit frikacakë dhe smirëxhinj? Ai thotë se vërejtja e parë ju bë pas një letre anonime shkruar nuk e di nga kush. E megjithatë ai vazhdoi universitetin, edhe pse konsiderohej bir tregëtari. Mendimi im është se të gjithë që u ngjitën në shkallët e universitetit, nuk kanë pse të gënjejnë e të quhen të deklasuar. Pastaj si rrodhi jeta e tij, sigurisht të vjen keq. Jam dakort me dikë që shkruan se e ka treguar këtë histori me 100 herë, u shpërblye në para për dëmin që pati, por këta gazetarët nuk kanë tjetër me se të merren, prandaj gërmojnë e gjejnë të persekutuarit, që kanë 30 vjet që marrin shpërblim nga taksapaguesit shqiptarë.

  8. katarakti says:

    Sa urrejtje enveriste shprehet nga disa komentues ndaj një këngëtari të talentuar por fatkeq, që u dënua padrejtësisht dhe vuajti 16 vjet nëpër burgjet e tmerrshme të diktaturës. Disa njerëz sot kanë ngelur po aq kriminelë dhe të poshtër sa ishin edhe në kohën e terrorit enverian. Të drejtat e Njeriut dhe Liria e mendimit dhe e shprehjes janë nocione që këta as i kuptojnë dhe as i duan. Enderrojnë akoma për kthimin e kohës së Dullës dhe nenit të tij famëkeq 55 të agjitacionit dhe propagandës!

    1. abbi says:

      Fatkeqesisht kjo eshte shoqeria shqiptare. Pa pike empatie per nje tjeter njeri qe ka vuajtur nje denim pa arsye. O zot sa njerez barbare, mesjetar. Shqiptaret jane fare te pashprese per te ardhmen qe kur lexon keto komente. Me dhemb Shqiperia ose me vjen keq per shqiptaret e ndershem.

      1. Yyyyyyyyy says:

        Po ju dy pederastet, po ferkoni njeri tjetrin!?
        Ju dhjefsha lirine e mendimit dhe te shprehjes, akoma se keni marre vesh o palla se sot sundon paraja (e drejta e me te fortit). Ju jeni ata torrollaket qe luftoni per te drejten e bythes per te dhjere, por jo per te drejten e gojes per te ngrene! Prandaj quheni pederaste demokratike ? ? ?

  9. Atij Dashnor Kaloçit I kam dhjerë mu në kokë says:

    Koha per te degjuar ne televizion përallat e Dashnor Kaloçit apo Dasho Pelës siç njihet në popull, kafsha pa tru

  10. zhaku i pamposhtur says:

    Or zoti ‘halabak’..Sherif Merdanit dhe mijëra e mijëra ‘Merdanëve’ pushteti i nomenklaturës u vodhi rininë u vodhi jetën ndërsa ti thua “sa herë e ka përmëndur Sherifi historinë e burgut”..ty ndofta do të pëlqente që mediat të shkruajnë vetëm për ‘vitet e lavdishme’të nomenklaturës dhe të qoftëlargut enver por ato mbaruan dhe nuk kthehen më. .jetët e vjedhura të mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm a i kthen dot njeri? ?apo duhet të mjaftohemi me ‘ashtu ishte koha’..vërtetë ishte kohë e qelbur por kishte edhe persona të veçantë shumë të qelbur të veshur me pushtet që përdornin pushtetin për qëllimetë dobëta apo për tu dukur përpara partisë si një komunist i denjë. .Sherifi të paktën e ‘denoncoi’ atë sekretarin e partisë që i bëri ‘letrat’mirëpo ka shumë e shumë shqiptarë që nuk guxojnë të akuzojnë ish xhelatët e nomenklaturës sepse ata apo bijtë e tyre janë funksionarë të lartë të PD të PS apo në qeverri. .shqiptarët e thjeshtë duhet të tregohen të ndjeshëm dhe të dënojnë krimet barbare të nomenklaturës dhe jo të rrinë indiferent apo të përbuzin vuajtjet e së kaluarës. .e kaluara vërtet iku mirëpo ish sekretari i ppsh sali varkari është akoma këtu. .i biri i Kristaqit gjithashtu i biri i Sulës..nipi i Hysniut. .përse duhet të qëverriset shqipëria pikërisht nga këta? nuk kishte njërëz të vuajtur? Është faji ynë që u mjaftuam dhe hodhëm vetëm nomenklaturën në koshin e plehrave ndërsa plehrat që prodhoi ajo nomenklaturë ne i bëmë ‘idhuj të demokracisë’dhe sot nuk jemi të aftë të dënojmë tutorët tanë. .

  11. Brezi i djegur says:

    Me pis njeri nuk behet, ky ka qene maniak seksual dhe pedofil i klasit te pare.. Edhe armik i sistemit edhe i shkolluar, edhe me biografi te keqe edhe ka shkelqyer ne 4 festivale.. Ai sistem ka pasur ca ka pasur po njerzit e ndershem e te punes dhe kush kishte talent e merita nuk ia hante njeri hakun.. Ja ku eshte Robert Ndrenika me vella te arratisur e nuk i tha njeri plac me goje… Disa si ky sec me kujtojne ate barsaleten me ate tipin qe kishte bere burg per nje cope litar, vetem se pas litarit se kishte vene re qe ishte lidhur nje lope.. Mirupafshim ne karlliqe te tjera

    1. Llazi , shoku i Hajros says:

      Berti ka qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit prandaj nuk e trazonte njeri.

  12. Ideali says:

    O komentues te grupit guerrilas qe vazhdon te veproj edhe me 2021! A s e kuptoni se koha juaj ka ngordhur? Se ju ka mbetur vetem paraja, porosi e Ramizit me te cilen kujtoni se ia arrini te gjithave. Ju jeni o kriminela ose bij kriminelash. Kerkoni te shuani kujtesen;. I ngjani Makbethit qe nuk flintE TERE NATEN PO PERPIQESH TE FSHINTE NGA DUART NJOLLAT E GJAKUT TE KRIMEVE. Q e keni pyetur ndonjehere veten, perse jemi akoma ketu ne mes te rruges? Sa te kete te tilla mendesi vrastare per popullin e vet Shqiperia nuk behet. Hajde dite te mire. Vazhdoni me lufte klasash. Monstra pabrekse. Shemtia e vertete e ketij vendi. Injorante shkretetirash qe keni zbritur nga malet, kokebosh.

    1. guerrilsi says:

      Ne ne fakt e bejme gjumin rehat, por juve s’flini dot se ju dhemb bytha nga zmadhimi diferencialo-sasior ? ? ? ?
      Yyyyt funderrina, burgaxhinjte e mutit, plehra te shoqerise. Ashtu keni qene e ashtu do mbeteni ne jete te jeteve. Funderrina

      1. dhe ju guerriles zvarranike gjithashtu. ju jeni qelbi dhe majaselli i ketij kombi.

  13. REALE says:

    Une do ta shkruaj dhe nje here, sado qe Merua nuk e nxierr; Sherif Merdani (me vjen keq per mbiemrin ,por perkthehet nje fjale e ndyre) nuk eshte burgosur per ato qe thote; tani mos me detyroni te hapen : Me shoqerine e tij, meshkuj femra, duke pire droge e duke kercyer lakuriq fare u kapen dhe u arrestuan. Kjo ishte koha dhe keto ishin ligjet. I dinte Sherifi sherif?! Pastaj i çuan ne shtepine pa qira (pa te qira). Te gjitha te tjera jane perralla me çoban dhishe. Tani, ky Kaloshi me gjithe ate “Tepelenën” marrin deshmi te ketyre personave, nxjerrin nga arkivat e shtetit materiale, i perpunojne sipas politikes te tyre dhe i hedhin ne treg si dokumenta reale. Kjo eshte puna e tyre tregtare genjeshtare. Per ata qe s’i dine dhe i besojne , i hane pa u pertypur, per ata qe u pelqejne pavaresishte se s’ka qene keshtu, u shtojne dhe ndonje gje te tyre dhe per ata qe e dine qe jane genjeshtra , i kalojne me shprehjen: shiko e kalo. Vazhdoni te beni punen tuaj, pelqimin tuaj dhe çmendurine tuaj!

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Ju zotni ‘REALE’ bëni shumë mirë që përsërisni një gjë që mund ta dini mund ta keni përjetuar apo mund ta keni parë me sytë tuaj. .këtu në forum secili shkruan sipas i lirë çfarë të dojë dhe si të dojë, problemi është se sa i besueshëm është gjithsecili për sa thotë sepse sigurisht që shumica nuk para gabon apo jo? Unë personalisht nuk e vë dorën në zjarr për Sherif Merdanin sepse nuk e kam njohur dhe thjesht replikoj duke u nisur nga përvoja ime se si e kam përjetuar unë periudhën e nomenklaturës së qoftëlargut enver dhe se çfarë ishte në gjendje të bënte ai regjim. .ja po e anashkalojmë ose më saktë unë po e anashkaloj këtë historinë e Merdanit. .po sa ‘Merdanë’ u persekutuan u burgosën u pushkatuan apo u internuan nga ai regjim? ?ishin me mijëra e mijëra. .askush nuk mund ti vëri tabela se ‘kërcenin lakuriq’ apo kishin lindur si ‘reaksionarë’..e sigurta është se ajo ishte një qeverri e qelbur e një demoni të sëmurë që na ka lënë kaq shumë probleme të pariparueshme sado që kanë kaluar kaq vite. .

      1. Tanguli says:

        Sipas te dhenave te Ministrise se Drejtesise dhe te Shoqates se ish te Perndjekurve Politike, ne vitet 1945-1990 jane denuar per arsye politike me denime te ndryshme rreth 25 mije persona. Ne kete shume prej 25 mije vetash perfshihen edhe familjaret e nje te denuari, qe jane internuar per shkak se nje i aferm i tyre eshte denuar. Nga keta 25 mije vete, rreth 2 mije vete jane denuar me vdekje, shumica ne vitet 1945-1948 si ish kolaboracioniste te fashizmit. Pra ne 45 vjet jane denuar gjithsej 25 mije veta, qe ne nje popullsi e pakta prej 3 milion banoresh te Shqiperise do te thote diku te 0.7% e popullsise. Pra ne 45 vjet , vetem 0.7% e popullsise se Shqiperise jane denuar si kundershtare politike!!! 99% e shqiptareve nuk kane pesuar asnje denim ligjor nga shteti!

        1. zani caushi says:

          Po pse or injorant ne 45 -n ky vend kishte 3 milion banore apo 800 mije ?
          Pastaj per statistikat e kujt flet ti ?
          Hidhi nje sy ngjarjeve te viteve 90 te kuptosh sa cfar ferri ishte ( dhe jo se nuk eshte akoma ) ky vend.
          Cdo njeri qe mbron rregjimin me mizor ne historine e ketij vendi nuk eshte gje tjeter por nje idjot/injorat oriental ose nje tradhetar.

  14. Koti says:

    Ore dakort që ai sistem u vodhi rininë disa njerëzve, po ç’kusur ka brezi i sotëm që i vidhni qetësinë e përditshme me këto historia duke i treguar nga njëqind herë. Boll tani, se na nxit jetën me këto përralla që sa herë i tregoni shtoni nga një gjë të re. Për të ngrënë bukë Kalofshi e kompani na mbani në këtë lloj atmosfere të zymtë. Boll se u bëtë bajat.

    1. Abbi says:

      Brezi I sotem duhet te di historine e vendit te tij sepse meson nga ajo dhe mos te perseritet me. Djalin e kemi ne mes tone akoma pavaresisht cfare forme merr, duhet njohur djalli qe ta luftosh dhe te mbizoteroje e mira jo e keqja.

  15. Mandi says:

    Kjo shtrese intelektuale qe quheshin armiq te rinj te socializmit duhet respektuar sepse kane vuajtur shume ne burgjet e keqija te komunizmit.
    Nuk ishte e lehte te beje 16 vite burg ne ato vite. Kush ka deshire dhe interes ti degjoje dhe ti lexoje.
    Eshte mire te mos shprehemi kunder kesaj shtrese te perveluar pasi eshte e thjeshte te shprehesh sot te pelqen ose jo intervista e tyre.
    Kalofshi mire.

  16. Buda says:

    Ne te vertete, arrestimi dhe denimi i kengetarit te famshem Sherif Merdani
    per mendimet e tij te lira te shprehuara ne biseda kolegesh e shokesh
    eshte njolla me e zeze me e pashlyeshme e Sistemit Diktatorial Stalinist te Enver Hoxhes.
    Vete Sherifi si ish-student dhe mesues i histori-gjeografise duhej te ishte futur me kohe
    ne Arkivin Qendror te SHtetit ne Tirane dhe te mblidhte deshmi nga bashkekohesit e tij
    per te pergatitur librin e biografise se tij qe do te ishte nje dhurate e pacmuar
    per brezat e rinj te Shqiperise dhe jo vetem te saj.

    1. ik ere pirdhu says:

      Debilat dhe imoralet si Merdani nuk jane shembuj per tu ndjekur dhe per tu mesuar o koqe!

  17. 1 says:

    Sido qe te ishte Merdani duhet respektuar per vuajtjet e tij 16 vjet jane nje jete e tere.Kjo pastaj qe keshtu i tha Pranvera E keshtu tha Enveri jane budallalleqe se asnje si degjoi keto biseda,nders DJEMTE E NOMEKLATURES ISHIN ATY per baballaret e tyre .Bota eshte portokalle ,keshtu kishin cuar dhe ata paraardhesit e tyre

  18. Sali qeni says:

    O ju dhjefsha 16 vitet e burgut te sherifi ai u dënua per imoralitet jo per acitavion dhe propagande.!!

  19. Leka says:

    Vetem ne Shqiperine e patronazhisteve te futnin ne burg sepse kendoje apo shkruaje poezi qe nuk i pelqenin dulles dhe servileve trushpelare.Burgu shume here ishte shpetim sepse kishte dhe pushkatim.

  20. Nje mergimtar says:

    Sherifi,vertet ka qene nje kengetar me talent.Atij asgje nuk ju pengua nga ai sistem.Ai mbaroi shkollen e mesme per mesuesi dhe filloj pune ne nje fshat.A e dine keta Kalocerit se ku kane punuar mijra mesues ne vendin tone per te arsimuar femijet e ketij vendi?Ai e braktisi vendin e punes nje gje jo normale per ate kohe te braktisje detyren,se sdhe mund te denoheshe.Sherifit ju dha mundesia te mbaronte shkollen e larte kur qindra te tjereve ju mohua,per po ate biografi qe ata kishin si e Tij. A kishte ne ate kohe ndonje te “imunizuar”nga ligji,kur behej fjale per propagande kunder atij sistemi?Sherifi dhe te gjithe ata qe u denuan (me ligjet jo njerezore te asaj diktature) duhet ta kuptojne se po shkele ligjin denohesh.Sot ka me dhjetra persona qe denohen per tregeti droge.Ndoshta pas disa vitesh ky ligj abrogohet e droga ligjerohet,si do te quhen keta persona?Pa tjeter te persekutuar per ndalim pasurimi.Ne ate kohe ligji per agjitacion e propagande te denonte tete vite,pse ky u denua 16-vite?Per denime te pa drejta le te shkojne ne gjykate e te marrin pafajsine.Respekt per ata qe kane vuajtur nga persekucioni asaj kohe por, thoni te verteten.

  21. Iso says:

    Braktisi detyren e shenjte si mesues dhe perseri e derguan ne shkolle te larte e perseri e perseri i privilegjuar por cdo gje ka nje mjafte me! Ata qe e kane njohur sherifin kur kendonte thone qe ishte nje mendjemadh i pashoq,kur i dergonin letra ne skene qe te kendonte i hidhte pertoke dhe i godiste me shqelma(kjo per mendimin tim vinte nga qe kishte miqesi me familjet e udheheqjes si Manush Myftiu etj) nga kjo interviste dhe shume te tjere qe hiqen si te persekutuar me shtohet bindja qe 98% e atyre qe burgosi “diktatura” ishin shkerdhata….

  22. Durrsaku says:

    Agjitacion e propagande armiqsire 2-7 vjet ishte denimi.Do te ndalem kur Pranvera i thote Enverit qe nuk ka nji kange per ty dhe per partine,dhe Enveri ja pret qe me shume Po del ne TV ky se une.????????.O Kaloq kari kush ti tha Pranvera apo Dulla kto muhsbetee barii,IIDDIIOOTT.Nuk i ve ne dyshim denime koti te atij sistemi,Po si shkruan ky ????Oooo Kaloq i din kush se ça flet ti me gruan tate (se je i martuar se nuk te njoh)apo me femijet e ty se ke?KAR.Me keta gjera te vogla te l’infinità dyshime.

  23. Ana says:

    Iuuuuua sa shprehje te ulta per njeriun qe vojti 16 vjet bugr shume keq qe jemi popull i pa shpirt. Mjer kush e provoj burgun Në kominizem…. Apo intrnimon apo luften e klasave
    O njeri me ment hidhe Në trupin tend.
    Past drite Sherifi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje