Nedim Bajrami është bashkuar me kombëtaren shqiptare në stërvitje.
Mesfushori i Empolit ka kryer ditën e sotme stërvitjen e parë me kuqezinjtë dhe do të jetë gati për dy ndeshjet e radhës ndaj Hungarisë dhe San Marinos.
Ditën e diel, Kombëtarja do të presë në “Elbasan Arena”, rivalët e Hungarisë ku do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv pas humbjes nga Polonia.
Përmes një video të postuar nga FSHF-ja, Nedim Bajrami është shprehur tepër i lumtur që më në fund është pjesë e Kombëtares, ndërsa shpreson se Shqipëria do të marrë dy rezultate pozitive në këto dy ndeshje.
“Përshëndetje nga unë Nedim Barjrami. Jam shumë i lumtur që më në fund jam pjesë e Kombëtares shqiptare.
Shpresoj të marrin dy rezultate pozitive dhe ju pres në stadium”, shprehet mesfushori në videon e postuar nga FSHF.
Ketij djali i uroj nga zemra suksese,suksese ne kombetare e ne skuadrat ku luan e ku dote luaje,per vendosmerine qe tregoi ai dhe familja qe e ka rriitur.Me gjithe ato trafiqe dokumentash, gjyqe e pritje,shume te tjere do e kishin lene fare.
Ky do jete motori i kombetares