“Kontrollonte lidhjen time me Shakirën”, Pique kujton vuajtjet me Guardiolën te Barça: Tensioni preku kulmin, mendova largimin

7 Shtator 2021, 18:50Sport TEMA

Gerard Pique ka zbuluar se marrëdhënia e tij me Pep Guardiolën ishte e tensionuar kur filloi të takohej me Shakirën. Dëshira e trajnerit spanjoll për të kontrolluar gjithçka, madje dhe jetën personale të lojtarëve, bëri që Pique të mendonte dhe largimin nga skuadra spanjolle.

Pique dhe Guardiola kaluan një kohë të suksesshme në 2008 dhe 2012, duke fituar tre tituj LaLiga-s dhe dy trofe të Champions League.

Mbrojtësi i Barcelonës tregon sesa e lodhshme ishte puna me Guardiolën, duke shtuar këtu edhe rivalitetin me trajnerin e atëhershëm të Real Madrid, Jose Mourinhon. Mbrojtësi tha për Marca-n:

‘Ne arritëm në një pikë tensioni me të.Rivaliteti me Jose Mourinhon ishte shumë rraskapitës. Pep donte kontroll absolut të gjithçkaje që ndodhte. Fillova të takohesha me Shakiran dhe marrëdhënia me të ndryshoi.

Unë kisha shumë presion. Ndjeva se në stërvitje më duhej të bëja gjithçka në mënyrë perfekte. Nëse ka pasur një moment në të cilin kam menduar të largohem nga Barca, ishte ai sezonit 2011.”

Pique dhe Shakira filluan të takoheshin në fillim të vitit 2011, pikërisht në mes të viti të rëndësishëm, ku Barcelona e Guardiolës arriti finalen e Championsit dhe fitoi ndaj Manchester United.

Çifti është akoma bashkë dhe kanë dy djem, Millan dhe Sasha. Në vitin 2020, revista Forbes listoi Pique-n dhe Shakira-n në listën e ‘Çifteve më të fuqishëm në botë’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje