Një zviceran vendos drejtësi në “Elbasan Arena”, zbulohen arbitrat për Shqipëri-San Marino

7 Shtator 2021, 17:15Sport TEMA

UEFA ka zgjedhur një katërshe zvicerane, për të vendosur drejtësi në ndeshjen mes Shqipërisë dhe San Marinos, e cila do të zhvillohet ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 20:45.

Kryesor në këtë takim do të jetë zvicerani,  Lukas Fähndrich. Ky i fundit do të ndihmohet nga dy anësorët, Stephane De Almeida dhe Marco Zurcher, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Sandro Scharer.

Në VAR do të jenë dyshja Fedyi San dhe Lionel Tschudi.

Shqipëria do të kërkojë një fitore me goleadë në sfidën ndaj San Marinos, me kuqezinjtë që shpresojnë ta mbyllin në vendin e dytë në grup, pasi kujtojmë se Polonia do të ketë një sfidë të vështirë, siç është ajo me Anglinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje