Reja: San Marino rival i vështirë, fitorja do ishte vendimtare

7 Shtator 2021, 13:32Sport TEMA

Shqipëria luan nesër në 20:45 me San Marinon. Ndeshja e “Elbasan Arena” vlen për grupin I kualifikues të Kupës së Botës. Përpara ndeshjes, në konferencën për shtyp ka folur trajneri i kuqezinjve, Edy Reja.

“Nuk e marrim ndeshjen me San Marinon sit ë lehtë, është kundërshtar i organizuar. Kur fiton gjen edhe shpirtin e duhur. Ne kemi vetëm një ndeshje, atë me San Marinon dhe duhet ta fitojmë. Duhet t’u lëmë sa më pak hapësira dhe të evitojmë kundërsulmet. Të shpresojmë se Polonia do ndalet me Anglinë dhe kemi mundësi për vendin e dytë.

Kemi konkurrencë të fortë siç është Hungaria. Siç e kam thënë herë tjetër, janë skuadra me vlerë. Në këtë periduhë kemi bërë ndeshje të mira. Duhet të ndryshojmë mendtalitetin, sin ë mesfushë. Faza ofesive është ajo që do bëjmë mirë, kemi qenë kompaktë si grup, si repartee. Në Poloni gabimet na kushtuan shumë, me Hungarinë bëmë më pak. E dimë mirë se Polonia si individë është më e fortë se ne, por kjo nuk do thotë gjë sepse e pamë të gjithë që shpirti i garës vlen.

Mua më intereson që të përmirësohemi siç kemi treguar në ndeshjet e fundit. Kemi më shumë siguri në fushë dhe kemi identitet. Kemi pasur shumë lojtarë të rinj dhe I kemi integruar, po zvogëlojmë grupin dhe po krijojmë një bosht kualitativ, të shohim ku shkojmë më mirë. Do bëjmë analizë për këtë gjë.

Rotacion? Do ketë lëvizje të reja dhe do ketë lëvizje dhe risi. Abrashi dhe Gjasula janë jashtë. Duhet gjetur sistemi I duhur për të përballuar kundërshtarët. Do vlerësoj lojtarët deri nesër në mengjes, dikush ka dhimbje në këmbë. Po, kemi tre kthime nga ndeshja e shkuar.

Nuk do të thotë që kush luan është titulla, e pamë të diel se Broja hyri nga stolid he ishte deçiziv, kjo është ajo që duhet. Më shumë duhet të luajmë mendërisht sesa fizikisht, të luajmë me mend. Të jemi të karrikuar emocionalisht. Duhet të bëjmë figurë të mirë përpara tifozëve. Tre ndeshje në shtatë ditë janë shumë, lojtarët janë të dhënë pas fanellës.

Shpresoj që të kem gjithmonë një problem të tillë, të kem shumë lojtarë për një rol sepse konkurrenca rrit cilësinë. Kemi lojtarë në formë dhe duhet të bjë zgjedhjet e duhura. Marr pesë lojtarë në sulm edhe për mungesat. Tre ndeshje në shtatë ditë ka mundësi për të gjithë. Balaj dhe Cikalleshi nuk janë në formë. Kemi Brojën, Uzunin gati për të luajtur.

Bare dhe Bajrami bashkë? Po, kemi provuar dje me skemë me tre dhe katër. E pamë edhe ndaj një kundërshtari si Hungaria që ishim mirë në fazën e sulmit. Gjatë stërvitjeve Bajrami plus një pykë kanë ecur. Kemi luajtur edhe me tre sulmues sepse Bajrami është ofesiv. Sakrifica te sulmuesit duhet të jetë e madhe, si Balaj dhe Uzuni ndaj Hungarisë. Kemi nevojë që na japin një dorë në mesin e fushës.

Goleadë? Polonia dhe Anglia janë më e fortë se ne. Mjafton që të bëjmë lojë të mirë dhe të marrim tri pikët, të mos mendojmë nëse luajmë mirë ose keq, por nëse bëjmë atë që duhet të mos kemi presion dhe të kemi karrikim për një paraqitje të mirë. Pikët kanë vlerë. Nuk e marrim lehtë, jemi të favorizuar në letër.

Ju e mbani mend se në ndeshjen e parë me ta na u deshën 70 minuta lojë për golin e parë”, tha Reja.

4 komente në “Reja: San Marino rival i vështirë, fitorja do ishte vendimtare”

  1. tipidhecufo says:

    NQS San Marino eshte kundershtar i veshtire, cdo te ndodhi kur te luajme me Andorren?
    Nuk po flas per Polonine apo Angline.

  2. GazMir says:

    Nëse nuk fitojm nesër, tranjeri Italian të paguhet sipas kontratës dhe të largohet po nesër pas orës 23.

  3. Çuk Zbukthi says:

    San Marino rival i vshtir ?!!!!
    Çer flet ky mer !
    Hajde trajner hajde !
    Osht njisoj sikur t fusesh n garen Formula One nji gaz 69 t kohs s Stalinit dhe ta deklarosh “rival fitues” mbi Ferrarin …
    Hiqeni trajnerin se s osht mir mentalisht.

  4. Trak Tor says:

    Komentues mos u beni arrogante. Shqiperia eshte ne nivel me te larte se San Marino por nuk jemi Brazili.Ndeshjen e pare mezi e mundem 2-0,golin e pare e shenuam ne min e 63 dhe te dytin ne minuten e 87. Eshte mire te mos shesim pordhe por te jemi te perqendruar.Tre piket jane me te rendesishme se golavarazhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje