Këshilltarja e Berishës, "sherr" me Gjekmarkajn: Kur s'të vuri deputet para 4 vitesh ke thënë të 99-at për Bashën, tani u bë lider ai

14 Shtator 2021, 09:11Politika TEMA

Vendimi i Lulzim Bashës për Sali Berishën duket se ka ndarë të djathtën në Shqipëri. Deputeti Agron Gjekmarkaj dhe ish-zyrtarja e PD e ish-këshilltare e Berishës, Zana Guxholli, kanë ndarë mendime të ndryshme lidhur me vendimin e kreut të PD.

Deputeti dhe ish-zyrtarja janë përplasur ashpër në studion e emisionin “Opinion”, ku akuzat kanë kaluar dhe në personale mes tyre.

Zana Guxholli: Atë kërcënim e bëri me të drejtë SHBA-ja kur i kërkoi aksionet që të mos dilte në të kundërt, të mos dilte nga parlamenti, të mos largohej nga reforma, atëherë është bërë ky kërcënim.

Megjithatë, në atë kohë, Basha nuk e mori parasysh, kjo më vë pikëpyetjen mua. Unë nuk dyshoj dhe nuk vë në diskutim vendimin e amerikanëve, fare, fare.

Agron Gjekmarkaj: O zonjë, më thuaj, Partia Demokratike duhet të ketë marrëdhënie solide me SHBA apo nuk duhet t’i ketë? Në qoftë se mes këtyre dy marrëdhënieve ka një pengesë, një pengesë madhore, të quajtur Sali Berisha, si duhet të reagojë Partia Demokratike?

Zana Guxholli: Nuk vë në diskutim vendimin e SHBA, vë në diskutim vendimin e zotit Basha.

Agron Gjekmarkaj: Ju jeni të gjithë hipokritë sepse i ikni thelbit. Thelbi është ky.

Zana Guxholli: Jo, jo hipokrit s’jam unë, hipokrit je ti që ke dalë ke thënë të 99-at për Bashën kur nuk të vuri deputet. Tani që të vuri deputet, Basha është bërë lider.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje