Legjenda Vasil Ruci rrëfen njohjen me Pecorellin: Nuk na shqitej edhe kur hanim, po ishte "krunde". Të jepte ndonjë drekë me qepë e domate dhe pastaj të “rruante” se donte 50 dreka

23 Shtator 2021, 10:10Kronika TEMA

Ka disa histori në jetën e njeriut që lindin nga hiçi. Nuk kanë lidhje me profesionin apo jetën që bën dhe nuk kanë lidhje as me planet me të ardhmen. Thjesht ndodhin. Kaq. Kështu u ndodhi edhe legjendave të futbollit vlonjat, Rrapo Taho, Vasil Ruci, etj…

Të përkushtuar në përditshmërinë e tyre befas “mbin” një italian enigmatik, i paqethur, i parruar, me njohuri sipërfaqësore për legjendat e futbollit të Vlorës dhe nis të miqësohet me ta.

Shumë, deri në atë pikë sa kërcasin drekat së bashku, ndonjë gotë raki apo verë dhe plazh bashkë.

“Jam shkrimtar italian, po bëj një studim për Kontin e Monte Kristos. Por më pëlqen futbolli dhe kam dëgjuar shumë për ju, për Sokol Kushtën. Jeni të mëdhenj shumë. Do të shkruaj një ditë për ju…”, u pat thënë afro tetë muaj më parë.

Më pas takime, futboll së bashku, plazh, dreka dhe një udhëtim drejt Greqisë që nuk u realizua kurrë. Bëhet fjalë për ish-arbitrin italian Davide Pekoreli që inskenoi vrasjen e tij në malet e Pukës.

Bash ai, italiani i çuditshëm që e nisi karrierën si arbitër u bë biznesmen produktesh kozmetike, falimentoi, erdhi në Shqipëri dhe i vuri flakën makinës dhe u zhduk.

Ah, jo, para se të digjte makinën gërmoi kushedi se në cilën varrezë për eshtra njeriu, i futi në makinë, i vuri flakën dhe mendoi që e hoqi qafe “Davide Pekorelin” e dikurshëm dhe u transformua në Kristiano… Kristiano pra që u fut çuditshëm në jetën e ish-futbollistëve të shquar vlonjatë dhe në fund i tronditi edhe ata vetë.

“Çudi e madhe, thotë Vasil Ruci për “Panorama Sport”, na u ngjit nga hiçi. Nuk e morëm vesh se nga doli, thjesht rrinte me ne, hante me ne, luante futboll me ne dhe bënte plazh me ne. I çuditshëm për besë…”, thotë legjenda e Flamurtarit dhe qesh me zë të lartë.

Vasil a e njihnit Davide Pekorelin?

Po ku di unë o të keqen, ai ishte një njeri i çuditshëm. Çfarë të them unë tani?! Kjo botë është e çuditshme, nuk dimë kush hyn dhe kush del dhe kush na afrohet…

Sa kohë kishte në Vlorë ai?

Po kishte afro 8 muaj në mos gaboj. Nuk ia kam numëruar ditët, por na u ngjit shumë. Shkonim të luanim futboll, ai nga pas. Madje edhe kur hanim ndonjë gjë së bashku, nuk na shqitej. Po nuk ndiheshim sepse ishte edhe gazmor si tip.

I paguanit ju drekat apo ai?

Jo, mo ç’paguante ai. Unë nuk jam ulur me të shpesh mo jo, por ndonjë miku ynë rrinte më shpesh. Jo, mo ku paguante ai. Madje më thanë që të jepte ndonjë drekë me qepë e domate dhe pastaj të “rruante” se donte 50 dreka të tjera mbrapsht. Po ne e kuptuam që ishte i tillë…(qesh me zë të lartë).

10 komente në “Legjenda Vasil Ruci rrëfen njohjen me Pecorellin: Nuk na shqitej edhe kur hanim, po ishte “krunde”. Të jepte ndonjë drekë me qepë e domate dhe pastaj të “rruante” se donte 50 dreka”

  1. Na mbyten budallenjt says:

    Nuk ju shqitej italiani se e pa se ctuf budalenjesh ishit.
    Vjen italiani e tall menderen me keta qe mbahen vipa a derebardh.

    1. Fatos says:

      Po ja që kemi ty të mençur, o pena e artë e Temës.

    2. Shqip... says:

      Na mbyten budalljent ,

      gabohesh o i mencur !
      Shqiptaret te peshojne mir ne kandar Farmacia se cfar je ne Tavoline ,
      por si Mik qe je , dhe shpirtin qe karakterizon Shqiptaret ,
      nuk te ofendon dhe te afron te hash ,s’te le pa buke si qen , sepse ka tradita si popull
      por edhe nji Kulture Njerezore dhe Shpirt Njerezore ,
      qe me sa duket jo te gjitha e kane ne kte Bote .

      Rrespekt o Figura e Futbollit Vlonjat dhe Shqiptare

  2. Roni says:

    Pas ketyre legjendave te Flamurtarit, futbolli i Vlores perfundoi ne hale te gomereve

  3. anticensurë says:

    normale
    shqipon do ta rrjepësh?!
    fillo e bëje perëndi,dhe ai,megjithëse e di që nuk është i tillë,shkrin pasurinë për ty!!
    shpesh më ka ndodhur që të jem afër një tavline ku mes shqipove është ulur një italian!
    dëgjon që vetëm italiani flet,në të rë kuptimin e fjalës,me gjithë gjestikulacionet e tij,zhurmën e tij dhe gënjshtrat e pafundëme!!shqipot e dëgjojnë me një kureshtje prej budallai,me një kureshtje prej prekolombiani,pavarsisht se e njohin italinë shumë mirë!!
    nja dy herë më ka rrastisur që të jem me shikim të drejtëpërdrejtë me tipa të të tillë!!
    një shikim i drejtë dhe i vendosur i bën që brënda minutit të mbyllin gojën dhe të bëjnë gjithçka për të ndërruar lokal!!
    më e forta ka qënë njëherë kur isha në një lokal të bllokut!
    italianin e kisha në kurriz,pasi dëgjova një tufë gënjashtrash bajate,bëra sikur fillova të flisja në telefon!!kuptohet shqip!me zë pak të lartë dhe duke ju drejtuar bshkbiseduesve të italianit!!
    ju thashë pyeteni për këtë dhe për atë gjë,kërkojini sqarim për këtë çështje dhe mos bëni sikur i dini!!
    jam shkulur tu qesh se si përfundoi ajo tavolinë!!filluan ta vënë në lojë mashtruesin e leshit!!binte me këmbët e tija në çdo përgjigje që u jepte pyetjeve!!
    cile mirë jua paska bërë!!herë tjetër fillo e njif veten dhe më pas dëgjo ato që të thotë tjetri!!
    nuk është e thënë që të gjithë të jenë mashtrues!!nëse dikush të mburr më tepër se e mriton!?
    o është
    mashtrues
    budalla
    i dashuruar
    që të treja nuk janë realiteti,e para është e dëmshme,dy të tjerat janë problemi i personit tjetër,por asnjëherë ti nuk duhet të paguash për të!!
    cile ti e di fare mirë që ka rregulla në shoqëri!!
    një herë paguan ti e një herë unë!!
    e mbi të gjitha nuk është e thënë se është mirë të kesh shoqëri të madhe!!SHOQËRIA është gjithnjë e vogël,kur është e vërtetë!!

  4. tarras says:

    Pak debil eshte ky Vasua, tip koqeje,po hajt se i ka ber goll Barcellones

  5. Shqiptari says:

    Po mire mo kaq budallenj ju djemte e sojit tone sa vjen nje italian i panjohur ne tryeze dhe ju ha dreket.Sikur nuk shkon kjo z Ruci.

  6. Scutari says:

    Heret, kur po xhirohej filmi italian L`America ne Shkoder, nje nga punonjesit italian me thote: Ruaju nga italianet se, 9 ne 10 jane mashtrues, bile edhe ai i dhjeti qe po bisedon me ty shikoje mire se edhe ai eshte mashtrues, prandaj ruaju!!

  7. Nik says:

    Kètu paskan bèr dhe statistikèn se 9 nè 10 tè italianè janè mashtrues.Vasili po ju a shpjegon me dy fjalè,e njohèn se kush ishte por mbyllnin njè sy.Pèrpara se t’ju a futèsh vlonjatève tè bèjn radiografin si njeri ,e kanè trajtuar pèr hir tè bujaris dhe asgjè mè tepèr.Ishte Italia nè 90/91/97 tè e cila hapi portat pèr 600 mij shqiptar,dhe nè fillim tè 90/91 edhe me tufa lulesh .Janè fqinjt tanè dhe kemi mèsuar shumè prej tyre.

  8. Shqiptari e ka memorjen sa te pules says:

    Sakte “scutari ” ,po shqipove ju pelqen pak te mburren..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje