A rrezikon të shpallet e ardhmja politike e ekstremit të djathtë që po themelon Berisha një 'organizatë terroriste'

25 Shtator 2021, 11:55Politika TEMA

Nga Aranit Muraçi

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha (me lëvizjen e fundit për shkarkimin e Lulzim Bashës), pas përjashtimit, për ekzistencën e tij politike po përpiqet të themelojë të djathtën ekstreme shqiptare.

Lëvizjet ekstreme politike kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë në Europë dhe kudo në botë. Nuk mundet që ato të përjashtohen ose të parandalohen nga një vend si Shqipëria, që prodhon vazhdimisht kriza të mëdha politike, për më tepër kur ato udhëhiqen nga një njeri, i cili në kohën kur drejtonte Partinë Demokratike, për të mbajtur ose marrë pushtetin me çdo kusht, pavarësisht rezultatit zgjedhor, është identifikuar nga vendet perëndimore me demokraci të zhvilluar, si një arkitekt i krijimit të tyre.

Kryesisht, në vende me demokraci normale, lëvizjet esktreme kanë lulëzuar në kohë krizash të mëdha ekonomike. E ngjashme ishte “Agimi i Artë” që në ideologji nuk pajtohej me politikat perëndimore, madje për krizën e fundit ekonomike të Greqisë, fajësonte veç faktorit politik vendas, më tepër se kaq vendet me demokraci të zhvilluar, edhe popujt fqinjë, duke përfshirë edhe emigrantët shqiptarë. Kjo lëvizje ekstreme e djathtë, më e njohura në kontinent, e arriti gjatë viteve të fundit kulmin e suksesit të saj, në kohën dhe në vendin që përjetoi krizën më të thellë ekonomike të Europës.

“Agimi i Artë” si lëvizje politike ishte kundër perëndimit, BE-së, Gjermanisë, SHBA-së. Dhe si i tillë dihet tashmë fati i saj dhe i lëvizjeve të tjera të ngjashme ekstreme europiane.

Në vende si Shqipëria ato mund të krijohen në çdo kohë. Si ish-kryetari i njërës prej dy partive më të mëdha politike në vend, duke qenë se Basha pas vendimit për ta përjashtuar nga partia jo vetëm i doli jashtë kontrollit, por me “nënshtrimin” ndaj SHBA-ve po konsiderohet edhe tradhtar, në pamundësi për të krijuar një krizë politike kombëtare, Berisha po tenton të krijojë një krizë partiake, apo më mirë të themi opozitare.

Dhe deri diku, si një mjeshtër i krijimit të tyre, ia ka dalë. Partia Demokratike pas tri humbjeve radhazi në zgjedhjet parlamentare (një ndër shkaqet kryesore konsiderohet vetë prania e Berishës) në vend të reflektimit, është futur aktualisht në krizën më të thellë politike që prej krijimit të saj.

Aktualisht në krizën e tij më të thellë politike, ndonëse i rrëzuar para tetë viteve nga pushteti, Berisha po kërkon të mbajë pas vetes ata që “ushqeu” për tri dekada me politikë në PD, me qëllim që të mos luftojë i vetëm ndaj akuzave të DASH.

Kjo lëvizje Berishës i duhet për të vonuar  ‘vdekjen e tij politike’. Berishën e mbështesin militantë, kryesisht të paarsimuar ose të arsimuar keq, të keqpaguar gjatë qeverisjes së tij, përfitues të paligjshëm të pronave dhe posteve publike, njerëz të cilët nuk paguanin taksa dhe përfitonin sa herë rezultonin shkelës të ligjit, të cilët ai u ‘ushqeu’ për 30 vite me propagandë boshe si njeriu i vetëm dhe i vetmi që u solli lirinë dhe demokracinë. E mbështesin edhe të arsimuar që përfituan bursa prej politikave të tij të mbrapshta për t’u arsimuar pa asnjë konkurs në Shqipëri dhe në vendet e perëndimit. E mbështesin edhe të majtë të cilët humbën privilegjet në PS dhe i fituan në PD, si Kastriot Islami. (A e pyeti bazën Berisha kur e bëri deputet Kastriot Islamin?)

Në fakt, Berisha në politikën e 30 viteve të fundit nuk ka qenë kurrë një politikan i moderuar, ose i aftë që të reflektojë pas qëndrimeve të gabuara politike. Askush nuk e di se kush e mbron dhe kush e këshillon politikisht Berishën.

Asnjë politikan, qoftë edhe një politikan i rëndomtë i së djathtës perëndimore europiane, nuk është shprehur deri tani i indinjuar që SHBA e shpalli atë familjarisht “të padëshiruar”, përmes akuzave të rënda për korrupsion, influenca politike e të cilit sipas të njëjtave akuza cënonte demokracinë dhe stabilitetin në rajon.

Kur drejtonte PD-në, ai ka qenë i detyruar të bëjë kompromis me të majtën, ose kur ka qenë nën presion nga perëndimi, ose kur ka besuar se marrëveshja do të ishte në favor të pushtetit të tij personal.

Pas ardhjes për herë të parë në pushtet me ndihmën e SHBA-ve, Berisha i humbi dy palë zgjedhje radhazi dhe i masakroi zgjedhjet e para parlamentare, kur ai ishte përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e tyre. Kompromisin e parë me të majtën e bëri vetën pasi kishte kapitulluar shteti shqiptar, nën presionin Amerikan, atëherë kur nuk kishte rrugë tjetër.

Pas trazirave të ’97, SHBA ka qenë faktor vendimtar, në Shqipëri. Me ndihmën e SHBA-ve në vitin ’99 u çlirua Kosova dhe prej asaj kohe politika amerikane ka qenë aktive si një garantuese e stabilitetit politik në tërë rajonin tonë. Vetëm të marrët dhe ekstremistët mund të besojnë se Republikanët dhe Demokratët Amerikanë janë ndarë dhe do të ndahen ndonjëherë në qëndrimet e tyre për Shqipërinë dhe rajonin tonë.

Vetëm ata përmes të njëjtave akuza që mbajnë mbi supe mund ta sulmojnë direkt ambasadorët amerikanë në vendin tonë dhe indirekt Departamentin Amerikan të Shtetit, si të korruptuar. Edhe ndonjë vend si Serbia, lëvizjet ekstreme politike në Greqi dhe kudo tjetër, mund ta akuzojnë SHBA-në për cënimin e sovranitetit, por vetëm kombi shqiptar dhe asnjë faktor normal shqiptar nuk mund të lëshojë të tilla akuza, deri edhe fyese siç u përpoq t’i identifikojë së fundmi Yuri Kim.

Nën drejtimin e Lulzim Bashës, pas djegies së mandateve dhe protestave të dhunshme, PD kishte planifikuar të bllokonte zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, për të futur vendin në krizë, por u kërcënua nga Administrata e Trump, se do të shpallej prej saj një ‘organizatë terroriste’ në vend të një partie politike.

Edhe për përjashtimin e Berishës pas 25 prillit kur refuzoi të bënte të njëjtën gjë para zgjedhjeve, PD sërish mori të njëjtin kërcënim nga Administrata e Biden. Prandaj lëvizja “Berisha” nuk do të ketë të ardhme, edhe nëse merr Partinë Demokratike përmes çdo forme, sepse rrezikon të shpallet “organizatë terroriste” nga SHBA dhe si e tillë do të asgjësohet prej saj.

E ngritur mbi parime të forta demokratike si asnjë vend tjetër dhe e udhëhequr nga institucione me kredibilitet botëror, SHBA-ve nuk iu intereson që demokracia në Shqipëri të zhvillohet ndryshe, pa një opozitë funksionale dhe me një sistem drejtësie si deri dje, ku ish-kryeprokurori i qeverisjes së Berishës të dënohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Si një partner i palëkundur i Shqipërisë, SHBA po investon për të çuar përpara reformat e nevojshme që kërkohen për integrimin e vendit tonë në BE si dhe për t’i ngritur sa më parë institucionet e reja ligjzbatuese. Ajo e di se koha do të jetë me ta në Shqipëri dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve do të mbeten mirënjohës dhe të palëkundur krah SHBA-ve.

22 komente në “A rrezikon të shpallet e ardhmja politike e ekstremit të djathtë që po themelon Berisha një ‘organizatë terroriste’”

  1. Gazetarmeqera says:

    O goje corape, po boll o burr se e menderose boten. Ca do ti japesh me Ramse. Apo shto vilat.nsu ngopet duke ngren ne kurrizin e lodhur te ketije populli.

    1. Shqip says:

      Ku e ke mesuar gjuhen shqipe o shqiptar? Me siguri tek shkollat fillore te Sali malokut

    2. Pali says:

      Pa dyshim qe ky kriminel i lindur me bandat e tija te Veriut veç terror do! Mos e merni me shaka se nga ky kriminel gjithçka pritet.

      1. Salih kari babai i Xen bythqirit e Argita karit nongrata says:

        Bjeri Aranit qelbesires Salih bashkpuntorit të Binladenit e Ajman Zawahirit.
        Rraca e ndyre e Brrishave jane ekatremiste të hyxhym bolldumit qysh kur i perzune nga katundi ne Puke …Te Xeni qe beri incest me dy femije tarallake…
        Ngadale o Aranit po e merr veten nga shkrimi i karosur qe bere per shakaxhiun Jul Rozi Deda.

    3. Edkari says:

      Na plasi kari se si na etiketon administrata Sorosit.
      Harruat ore bythqire se si quhej IRA ne Irlande e si filloj
      ilegaliteti e rezistenca e saj.Asaj partie i u vodhen votat dhe
      mqs Londra e injoronte puna arriti qe anglezet ta paguajne
      mbi 100 fish.Dy duar per nje koke jane.
      Ata qe IRA-n e quajten terroriste me vone e ftuan ne bisedime
      dhe ja hoqen “njollen”nga biografia.
      Mos kujtoni se frikesohen demokratet nga presioni juaj por dhe
      mos kujtoni se do kete njeri qe ti mbroje krimet tuaja.

      1. Asd says:

        Shume mire qe nuk trembeni. Keshtu do te shkoni te gjithe te korrni leshin.

  2. Qytetari i Thjeshte says:

    Sa per saktesim i nderuar, Sali Ram Berisha nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk mund te jete i djathte. Nese nuk e keni kuptuar akoma ky eshte problem Juaji. Komunisti Berisha i ka vene kazmen se djathtes.

  3. Jorgo says:

    gazetar idiot!!! se si mund te themeloje te ‘djathte ekstreme” sekretari i PPSH-se se Spitalit vetem hajvane si ti mund ta imagjinojne

  4. Kola says:

    E paske qarë Aranito! Asnje fjale nuk te bie toke, kur thone te moçmit. Te lumte!

  5. jaku says:

    Sali NON GRATA po krijon partine e djathte ekstreme qe quhen fashiste por kjo ka nje te mire se PD pastrohet nga jashteqitjet komunisto fashiste….
    Vetem shpellaret do ta perkrahin dhe shum mire se jane te pa gdhendur…

    1. R E A L I S T I says:

      Saliu do te beje vertet nje pune te cmuar , duke ndare grurin nga egjeri , pra… demokratet e vertete nga ekstremistet terroriste , te cilet do te “vallzojne” pa maska dhe do te diskreditohen deri ne shkaterrim te plote , ashtu si “baballaret” e kombit ( te vetequajtur nacionaliste ) u shkerrmoqen dhe u treten ne syte e popullit , aq sa edhe ne keto 30 vjet pluralizem nuk kane mundur te futin ne parlament asnje deputet te vetem !

  6. AI says:

    Po ku e shikon ekstremizmin ky emer I cuditshem….opo nxirrini jashte ligjit te gjitha partite….me mire sibpara 90….por dhe kta ne pushtet zvarre do I marin…nje here ne 20 vjet ndodh

  7. Texas says:

    Sali Berisha eshte nje kriminel i lindur , i sherben me qef patologjik Serbise , dhe perfaqsom levisie kaotike psikopate nga pasues injorant me shumic krahinor te tije , po ska lidhje fare me politiken.Ne miniature per lexues me mendie te holle se krahasimi ne dukje nuk eshte i pershtatshem , por Berisha i ngjane ne vazhdim fushates se tije ulerimave te tregu i Gabit per te shitur mallin sorrugato per te mire e firmato . Turi i mitingjeve te Sales ne kete moment si gjithmon ne sinkron me njgjarie te tiera ne Ballkan ku sidomos ka.shqipetare .Gjoja per mosndarjen e Kosoves por kerkon te organizoje grupet pro politikes Serbe dhe anti Amerikane .

  8. Vranakonti says:

    Nje nga artikujt me ineressnte qe kam lexuar.Bravo.Eshte nje parashikim i shkelqyer.Nga Berishajt priten vetem te keqija.

  9. Tropoja says:

    E këqja e shqiptarëve nuk po mbaron edhe se Amerika e ka shpallur NON GRATA SALI RAM BERISHËN. Ky plak mjeran me pasoja neuropsikopatike dhe me llumin që po e rrethon sot po mundohet me të gjitha mynyrat e tije djallëzore, dinake, mashtruese, intrigante, arrogante, fashiste, të manipulojë si çka bere gjithmonë në jetë e tije politikane ne shtresën me llum dhe injorante me ne krye bythelepiresit e tije shumë vjeçare që ai ka ushqyer kur ishte vetë në pushtet.Te gjithë këta deri dje ministra, nën punsa, drejtore, janë hedhur sot në sulm për ta mbrojtur atë nga korrupsioni dhe nga SH. B. A. që e kanë etiketuar jashtë politikës së vendit, duke bere gazetarin, komentatorin, austrologun, spiunin, politikanin, shantazhimin etj etj.Por a janë në terezi keta llumra që duan të kthehen në një kohë si 97.. Ajo ka ikur dhe nuk kthehet më, ju gënjen mendia mor te mjere siç shpresonte dhe Dhelpra të koqet e dashit se do ti binin rrugës që ti hante. Ke do hani ju Amerikën, Naton, B. E . o trushkulur që kur keni filluar si parti edhe deri sot keni në gjak anarkine dhunën, Violencen, vrasiet, djegiet, shkatrimet, e molotovet. O njerëz mjerane ju qe keni interesa dhe që mashtroni shumicën e varfër, këta politikane sot luftojnë për të shpëtuar kokat dhe familiet e ture nga ato që ju kanë vjedhur juve. Ata sot luftojnë akoma për pushtet dhe se janë në pension dhe me një këmbë në varr. Ata të dy bashkë deri dje shokë për koke sot duhan ti hanë kokën njeri tjetrit dhe mund
    ta imagjinoni se cbejne me ju qe sjenii gjë fare dhe skeni në dorë asgjë, se si ju manipulojnë. Prandaj larg ketije neofashisti mashtrues me paranoja që shkatroi vendin. Dogji dhe hapi depot e armeve dhe I bëri vendit një dem te pa rikuperueshem në të gjitha drejtimet që vashdojne akoma edhe sot e kësaj dite me vrasie dhe humbie jetë të nënave tona Shqiptarë.

  10. t qiu says:

    Na plasi ???se cfare po formojne saliu ose lulushi I saliut.

  11. Dajti says:

    E djathte ekstreme me Berishen? Ai ka qene komunist perfitoi nga ndryshimet dhe u ebe demokrat tani do krijoka te ddjathten ekstreme. Cfare jane keto hipoteza
    Pse te djathtet ekstrem duan udheheqes nje komunist mendoni ju?
    Ai po krijon partine e e te marreve dhe hajduteve sic eshte vet jo te djathte ekstreme se e djathta ekstreme ka disa parime per te cilat lufton

  12. SAL suma bythperpjete says:

    SAL suma don kishoti i mances që do të luftojë me mulli të e erës. Krykari i malësorëve që rrethohet nga Byth… Qiret e.droges e prostitucionit dhe hajdutet.

  13. Tirona says:

    Shkurt:Ky qe ka bere kete shkrim qenka nje koqe kanari

  14. raul says:

    shume shpejt situaten e krahut ekstrem te berishizmit ne pd do ta marrin ne dore kryeperbindeshi i Shqiperise hipur mbi tank duke terrorizuar Tiranen Sali Lushe kundertanku dhe kryevagabondi i shishtavecit Muli horri qe erdhi me breke te grisura ne Tirane dhe u be ne vile ne Tirane, Vile ne Lalez, 2 apartamente nga 180 m ne Tirane 2 apartamente ne Sarande nga enti i banesave dhe makine 100 mije euro.Dhe do pushtet prape ky hunderri komandanti i naziskineve te mamurrasit qe drejtoi protestat e motovit tek kryeministria bashke me Sahit dollap tritol molotovin.

  15. BKH-1 says:

    Nuk te ben te zgjuar interneti.
    Dikush qe ka qasje ne te mund te behet enciklopedist dhe tu caj menderen te tjereve.
    IRA luftoi shum ashper pushtuesin anglez dhe u be faktor ne bisedimet e paqes ndermjet pushtuesit dhe irlandezeve verior..
    Ok?
    Te heqesh paralele levizjen e fundit te Berishes me luften e popullit irlandez kunder pushtimit anglez duhet te jesh i forte menderisht..
    Kjo eshte per statistike…

  16. Nje mergimtar says:

    As ka per tu formuar parti e djathte ekstreme.Cdo gje qe leviz ne Shqiperi eshte e llogaritur nga Amerikanet.Edhe levizja e Saliut esht e nxitur nga ata.Kush mendon se ato qe kane ndodhur ne Shqiperi keto 30-vjet jane bere pa dijenine e Amerikes e aprovimin e saj gabojne.Fakti qe te gjithe politikanet tane veprimin e pare qe bejne eshte te “refehen” ne Ambasaden Amerikane.Keshtu ka qene historikisht.Ne kohen e mbreterise refeheshin ne ambasadat Serbe e Italiane,ne diktaturen komuniste refeheshin ne ambasadat Jugosllave,Ruse e te tjera.Sot refehen tek Ambasada Amerikane.Pa vendimin e tyre nuk behet asgje.Te tjerat jane llogje Kavaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje