Ylli Manjani sulmon ambasadoren Yuri Kim: Është kthyer në ministreshë propagande

25 Shtator 2021, 11:25Politika TEMA

Ylli Manjani ka sulmuar ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Sipas tij, ajo është kthyer në ministreshë të propagandës.

“Marrëdhëniet diplomatike një shtet i vendos me një shtet tjetër.

Shtetet komunikojnë e bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ndaj dhe quhet bashkëpunim ndërshtetëror.

Janë konventa e akte ndërkombëtare pa fund që rregullojnë këto gjëra.

Shteti i zonjës Kim, sipas kësaj të fundit kuptohet, paska 30 vjet që paska bashkëpunuar me PD, jo me shtetin shqiptar.

Hajde llogjikë, hajde!

Hajde diplomaci, hajdeeee!

Shtetet nuk ndërtojnë aleanca me parti të vendeve të tjera. Me asnjë parti kudo qoftë e sado e madhe të jetë!!!

Zaten kështu katandiset imazhi i një Ambasade kur ambasadori/ja bën detyrën e ministrit të propagandës.

Dhe jo të propagandës së qeverisë që e ka emëruar, por të qeverisë në shtetin e të cilës shërben.

Ky quhet amerikanllëk shqiptar.

Pash hatrin e t’madhit zot na e kurseni imazhin e mirë që ende kemi për demokracinë amerikane!

Në emër të këtij imazhi rrefuzoj të dëgjoj e të besoj atë që thotë ministresha e propagandës, zonja Kim.

Ndërkohë Lulit i ruajt Yuri vulën se partia e ka lënë. Shqipëria po e po.

Ai nuk bind partinë e vet, të cilën e quan thjesht vulë, jo më Shqipërinë.

Le të presë sa të mbijë bari, në i lëntë radhë gomari…”, shkruan Manjani.

5 komente në “Ylli Manjani sulmon ambasadoren Yuri Kim: Është kthyer në ministreshë propagande”

  1. Shqiptari says:

    Per nje gje i jap te drejte keij yllit te venitur. Barin e Shqiperise keni 30 vjet qe e hani ju gomeret e politikes.

  2. 19 says:

    Ik mor kurv se do te dalin vidiot ne santa kuaranta po prit.

  3. Katnari says:

    Ik o psikopat se me treme qenin , pis qe nuk i le rradh ati kari madh Berises te llapi se dhe pak ka sa te plasi e te vbes e mutin qe do ngelet ta hash pa merak me gjith Palok , Ristan Shehun e grupi bashk

  4. Vlora says:

    Filozof Ylli, bëje një ditë pushim. Çdo ditë, nuk u lodhe me broçkulla.

  5. Opinion says:

    Eshte per te qare dhe per te qeshur me komentet dhe analizat qe ben ky tipi.Me duhet te them fillimisht dicka qe kam konstatuar per te si person dhe karakterin e tij kohe pas kohe.Eshte tipik ne ate qe shfaq ne diskurin e tij.Duhet vene ne dukje fakti qe nuk ka patur asnje raport pozitiv me ata qe ka punuar si ne aspektin profesional dhe ne ate shoqeror.Eshte paradoksal ne formimin dhe sjelljen e tij.Shikoni qendrimin e tij se fundi per ambasadoret.Flet per tejkalim te statusit te tyre ne aspektin diplomatik por dhe per cenim te sovranitetit dhe pavarsise te institucioneve prej tyre,por sipas tij,duke qene gjithmone ne mbeshtetje te qeverise. Gjithmone jep definicione ne artikulimet e tij a thua se ky eshte mesia dhe vendit e qeverisjes I mungon,por qe nuk e degjojne,nje mendjendritur si pune e tij.Nejse kete problem po e diskutojme me vone ose nuk po e vazhdojme si argument thote gjithmone ky si lejtmotiv ne shkrimet e tij.Edhe une po e mbyll ketu per te folur njehere tjeter per kete problem(sipas stilit te tij).Tung !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje