Lidhjet e forta me Turqinë dhe me presidentin e vendit, Rexhep Tayip Erdogan, kryeministrit Edi Rama i ka konsideruar një pasojë një aleance e miqësie të gjatë.
Në një intervistë për TV5Monde, Rama mohoi që Turqia të ishte një alternativë kundër Bashkimit Europian, nëse ky i fundit nuk u hap dyer Shqipërisë.
Pyetje: U bënë vite që prisni? A është frustruese? Në ç’pikë janë negociatat me Brukselin?
Edi Rama: Të themi të vërtetën, nuk është frustruese, sepse e kuptojmë që vetë Evropa është e frustruar nga problemet e saj të brendshme.
Prej krizës së refugjatëve të 2015, po ndodhin shumë gjëra në nivelin evropian, të cilat bëjnë që Bashkimi Evropian të mos arrijë të funksionojë në të gjitha frontet dhe as të menaxhojë nacionalizmat që po lulëzojnë në shumë vende. Edhe pse ekstremi i djathtë për fat të mirë nuk është në pushtet në asnjë vend evropian, qasjet e ekstremit të djathtë ndikojnë sidoqoftë mbi qëndrimet e qeverive të moderuara, e të vetë Bashkimit Evropian.
Në këtë pikë, jemi të qartë, ne duhet të bëjmë gjithçka duhet për t’u bërë një vend evropian, për t’u bërë një vend i BE, për t’u bërë një vend i shtetit të së drejtës, sepse e bëjmë këtë për fëmijët tanë. Nuk e bëjmë sepse është dikush në Bruksel, në Paris, apo në Berlin që na e kërkon dhe kjo është rruga e vetme, nuk ka alternativë tjetër. Ne jemi vërtet krenarë që të vazhdojmë në këtë udhë, ka pengesa por s’ke ç’i bën, ne vazhdojmë.
Pyetje: Ndoshta ka alternativa të tjera…Ju keni takuar këtë javë presidentin turk Rexhep Tahip Erdogan në Nju Jork. A po forcohet interesi për Turqinë, në dëm të Bashkimit Europian?
Edi Rama: Jo. Kjo është bla-bla-bla, në përgjithësi, sepse Turqia është një vend mik i Shqipërisë prej një kohe shumë të gjatë.
Me Turqinë, Greqinë dhe Italinë ne kemi një partneritet strategjik dhe miqësia me Turqinë dhe marrëdhëniet me Turqinë nuk janë një alternativë kundër Bashkimit Europian. Aspak…jo.
mike me?
apo
mike e?
rama taki’ the mick, lol
=
takim shume i ftohte…Byrazer Edrogani sduket se eshte i lumtur qe takon Kreun Boteror…xhelozi e edroganit per EDVERIN, LOL
çka perzihen françezet me miqesite tona??!!
A ka njeri te besoj ne sinqeritetin e badhkpunimit te dy Hienave me Europen.
Hienat presin diku te calosh dhe te leshohen te te shqyejn.
.
Kjo eshte Turqia dhe Ramuti (vasali i Erdoganit).
Dolen gabelet e Janulles , ik e palloeni Janullen ore debila se do u marin punen afganet , do ja sherojne muasellin Janulles dhe do mbeten me gisht ne goje , per ty e kam ore Matrapllek kapsllek , pa lere ate gabzerin , ate roten e palles Kalec Degen me lart qe nderon emrat si kemishat …..tani e ka bere god les commies ….e cplera jeni ore ….