Një brazilian i jep fitoren e parë Egnatias, mposht Kastriotin

2 Tetor 2021, 15:49Sport TEMA

Egnatia ka marrë fitoren e parë në kampionat. Rrogozhinasit mposhtën 2-1 Kastriotin dhe vendimtar ishte braziliani Pedro, autor i dy golave për ekipin e Maganit.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe Cyrbja fitoi një penallti, që sulmuesi brazilian e ktheu në gol në minutën e 25-të. Basha u kundërpërgjigj nga Kastrioti dhe në 45 minutat e para nuk pati gol tjetër.

Kodra i krutanëve doli me të kuq 6 minuta pasi nisi pjesa e dytë, ndërkohë që skuadra e tij mori një dhuratë nga portieri Puja. Ajazi devijoi topin dhe shënoi golin e barazimit.

Edhe Egnatia e mbylli me 10 lojtarë, pasi Telushi u ndëshkua me karton të kuq. Fatmirësisht vendasit në shtesë ia dolën të realizojnë, me Pedron që devijoi topin pas një goditjeje këndi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje