Nga Mero Baze
Kryeministri Edi Rama gjeti një orë të së dielës për të dhënë alarmin se kriza energjitike që ka pushtuar Evropën, po troket në Shqipëri. Faktet alarmuese me të cilat ai vizatoi shumë vende të Evropës që kanë hyrë në këtë krizë, natyrisht janë një paralajmërim për t’u mësuar me idenë se në muajt e ardhshëm do të përballemi me këtë krizë dhe me çmimin e rritur të saj
Por krahasimi I krizës energjitike me dy fatkeqësitë e tjera pandeminë dhe tërmetin, nuk janë aq të goditura. Tërmetet janë fatkeqësi natyrore që as nuk i parashikon dot, as I shmang dot. Ndaj tyre mund të mbrohesh vetëm me ndërtime cilësore me standarte rigoroze shkencore dhe me një performancë të lart të emergjencave civile kur ndodhin.
Pandemia po ashtu. Ajo vjen pavarësisht masave që ti merr, pasi jeton në një botë të hapur dhe duhet të përballesh me fatkeqësitë e saj duke forcuar sistemin shëndetësor dhe duke rritur ndërhyrjen e shtetit në përballimin e këtij problem nga ana financiare.
Kriza energjetike nuk është krizë humanitare. Ajo nuk vjen papritur dhe as rikuperohet duke bërë sikur punon.
Shqipëria ka një sistem energjitik, të varur kryesisht nga burimet ujore, të cilave u janë shtuar dhe HEC e vegjël, të cilët pavarësisht ndihmesës që japin, kanë çoroditur skemën e menaxhimit dhe thithjes së tyre në sistem.
Qeveria duhet të përpiqet ta përdorë krizën energjetike, jo thjeshtë për të rritur çmimin, por për të krijuar një treg të diversifikuar të energjisë dhe jo shumë të varur nga tregu botëror.
Shqipëria është një treg i vogël energjetik në raport me rajonin, me mundësi të mëdha për tu vetëfurnizuar nëse investimet orientohen në energjetikë.
Një vend me mbi 300 ditë diell dhe me disa rajone me energji Ere, të pakrahasueshme me rajonin, duhet të liberalizojë politikat e investimit në fushën e energjisë drejt asaj të Diellit dhe Erës. Licensat për parqet fotovoltaike dhe eolike kanë vite që ngecin për shkak të korrupsionit dhe klientelizmit. Sapo jepen, anulohen, pastaj dalin probleme arbitrazhi e kështu me rradhë. Duket qartë që është një treg I mbyllur klientësh dhe histori korrupsioni.
Rritja e çmimit të energjisë, mund të jetë një shans I mirë që qeveria të orientojë shumë biznese të mëdha apo individë që kanë fuqi investuese në tregun e energjisë. Jo të gjithë duhet të vrapojnë të bëjnë resorte turistike buzë detit apo pallate në mes të Tiranës. Tregu I energjisë, i liberalizuar me çmimin e tregut, mund të jetë një garanci për shumë investitorë që të kthejnë sytë nga parqet fotovoltaike dhe ato të erës.
Aftësia e qeverisë është të përshtasë sistemin e thithjes së energjisë dhe mënyrën e pagesës në mënyrë automatike, me qëllim që tregu të funksionojë. Çdo qytetar shqiptar në shumicën e territorit të vendit, duhet të inkurajohet të investojë ato pak lek që ka, në panele diellore në çatitë e shtëpive dhe qeveria t’i njohë prodhimin përmes sahateve me dy drejtime, duke dhënë energji gjatë ditës dhe duke marrë gjatë natës. Investitorët kryesorë në vend, duhet të orientohen nga prodhimi I energjisë diellore dhe asaj të erës. Vende të mëdha si Gjermania, me shumë herë më pak Diell se ne, e kanë këtë praktikë për shumë vitesh.
Çdo ndërtim i ri në Shqipëri duhet të shtrëngohet të ketë standard të forta të kursimit të energjisë, ndërsa e drejta e një qytetari të thjeshtë për të investuar në burime alternative energjitike nuk duhet të jetë më një ëndërr që fle në sirtarin e Ministrit, apo institucioneve që merren me kalvarin e lejeve që nuk jepen kurrë. Çdo kush që do të ndërtojë çatinë me panele diellore apo të shfrytëzojë erën, qoftë dhe në kushte minimaliste, duhet të integrohet në rrjetin energjetik, duke u kthyer nga konsumator në kontributor. Vetëm kjo siguron një rrjet kapilar interaktiv te energjisë në gjithë vendin.
Rritja e çmimit të energjisë është një masë e dhimbshme, por shpesh krizat duhen përdorur për stade të reja zhvillimi. Një çmim më i rritur I energjisë elektrike, është një garanci për një liberalizim të tregut të energjisë, dhe një ndërveprim mes investitorëve të mëdhenj strategjik siç janë HEC e mëdha përfshi dhe Skavicën, TEC-e, si ai i Vlorës që nuk mbarojnë kurrë, dhe qindra mijra qytetarëve privatë që duan të vet-sigurojnë energjinë e tyre me mjete rrethanore.
Kjo është e vetmja detyrë e qeverisë në këtë krizë. Ajo duhet të ndërtojë një rrjet të thithjes së energjisë kudo që prodhohet dhe një liri që të prodhohet nga kushdo. Qeveria mund të marrë përsipër “shokun” e parë të rritjes së çmimit të energjisë, deri në normalizim të tregut, por nuk duhet ta trajtojë këtë krizë, si një rast të ri që të duket si ‘bamirëse” me qytetaret” që nuk kanë të paguajnë. Aq më pak opozita nuk duhet te hyjë në garë se kush ua jep pa lek qytetarëve energjinë, pasi është një populizëm që do të na lërë pa energji dhe do të shkatërrojë vendin. Energjia tani nuk na le thjesht pa ndriçim. Ajo hedh në ere turizmin, bujqësinë, industrinë, pra çdo fushë të ekonomisë. Qeveria ka detyrë të zhvillojë tregun e energjisë dhe jo të maskojë dështimin e këtij tregu, duke u kthyer në bamirëse të tij. Kriza energjitike nuk i ngjan as tërmetit e as pandemisë. Ajo mund te jetë kriza e tretë në radhë, por është një krizë e vërtetë, dhe nuk ngjan me dy të parat, pasi është krizë e zhvillimit dhe përballohet me një nivel të ri të zhvillimit të tregut të energjisë dhe jo me garanci shtetërore.
Shqiperia ka 10 muaj diell dhe dy muajt e tjere ka uje me shumice.
Si ka mundesi te flitet per krize energjitike ne kete vend te bekuar nga natyra!
O Mero keta hajduta politikanet tane kurre nuk ka menduare qe të ndertone shtetin ligjore a po te krijone terreni per zhvillime dhe ekonomi të qendrushme keta Jane me mentaliteti Turk Otomane veq me vjedhe per veti dhe mendone si të kalone sote per sote dhe kaqe.. Keta horra hajdute Jane pa vizjone pa parime pa dinjetet.. Prandaje jemi ku jemi sote …Kemi siqe thua ti 300 dite me djelle dhe jemi vendi i dyte në evrope per uje pas Neroese .. dhe ky horri i Erdoganit na flet per drama dhe lufte ne dimer .. Po ne per shkakte te Sali Berisha ilir Metes Fatose Nanose dhe tani per shkakte te keti klyshit të Erdoganit ne lufte kemi qen e ne lufte do jemi per sa kohe do kemi politikane si Edi Rama Sali Berisha ilir Meta Fatose Nano dhe Lulzim Basha gjumoshi dhe flet si kalam
Per termetin ne shqiperi edhe po mos ta kishim ndjere e shkruajten gjithe mediat e botes.
Per pandemine shkruajten te tjeret pa ardhur ne shqiperi.
Kjo kriza e energjise, verteton me se miri qe rama eshte lider global, sepse e di qe do kete krize pa e thene dhe e kuptuar njeri ne bote.
Dhe te kesh 1 lider te tille gjigand nuk eshte pa pagese, ja do paguhet cdo gje me shtrenjte. Dhe ky popull e meriton nje lider te tille.
Artikull i nje standarti te rralle profesional per shtypin shqiptar. Shpresojmë qe tanime do te kemi nje shtyp me te çtensionuar, depolitizuar qe di te beje kritika konstruktive e ofroje propozime e alternativa. Boll me tifozllëk.
E ke gabim Mero, kriza energjitke qe ka prekur europen eshte e lidhur me cmimin e gazit edhe emiteme CO2. Shqiperia nuk konsumon gaz e para punes. Italia qe thot edi rama po suportin me 3,2 miliar euro konsumatorin e thjesht edhe industrin duke ulur impaktin. Edi rama me hajdutin ad cela nuk po hapin bursen e energjis sepse duan qe ai te bej prokurim te drejtperdrejte. Ka 8 vjet qe thot do hapim bursen sot apo do e hapim neser. Rritja e cmimit te energjise do jet nje goditje per ekonomin shqiptare. Sot u rit nafta me 10lek qe do ket nje impkt zinxhir ne cdo produkt qe ka nevoj per transport, buka, kafja edhe neser energji do shelli nje rritje galopante te varferis ne sshqiperi. Nuk besoj qe ti mero gezohesh duke pare shqiptaret qe varferohen dita dites nga babezia e drejtoreve te rames edhe paaftesia e tyre. Rama sot lexoi nje fjalim Me justifike te shkrujtura shume keq edhe duke mos permebdur masat e mara nga ato qeveri.
Vertet shpresoj qe ekonomia shqiptare mos te shkoj me keq sec eshte aktualisht. Nuk ka te bej me ato invistime qe thua ti.sepse kane bere dy tendera per solar ne keto 8 vite edhe nuk eshte implementuar asgje. Gjithsesi mero shpresoj ti shofesh hajrin perkrahjes gazetareske qe i ben kesja qeverie me varferin qe po ritet dita dites.
Gjendja eshte e pjekur per nje revolucion por me te eger sesa ai Leninist.
Duhet larguar e gjithe klasa politike dhe sidomos te gjykohet prej nje gjyqi popullor ne sheshin Skenderbej.
Cfare te presesh nga kryeministri bastard qe ka depozituar pasuri marramendese jashte shtetit.
C’te presesh nga ky bastard qe i nderton rruget me 20 milion euro km.
C’te presesh nga ky bastard qe i dhuroi Bechetit 120 milion euro nga buxheti i shtetit.
C’te presesh nga ky bastard qe ka dhuruar 400milion euro iceneratoreve te cilat jane firma offshore.
C’te presesh nga ky bastard qe cdo tender,koncension,PPP ja dhuron vetem nje firme dhe asaj me cmimin me te lart.
C’te presesh nga ky bastard qe per pandemin ndihmoi popullin me 1/5 e ndihmave qe dha Kosova.
Ky bastard e morri rrogen minimale ne 2013 200mije lek dhe aq e ka len edhe sot.
Po e le kete krize ne duart e qeverise apo ben ahmut buzpickes atehere do presim nje krize tjeter qe eshte e ngjashme me Breket e Shukriut!
Ka shume mundesi qe kriza e katert te jete pune brekesh me vrima
Mero ka të drejtë kur kërkon që gjithkush qê i ka mjetet të mund të prodhojë energji nga dielli dhe era. Ose të investojë kursimet e tij në këtë fushë. Nuk e kuptoj se pêrse deri më sot një praktikë e tillë ështê bllokuar?! Atëhere ish ministri përgjegjës për energjinë duhet të përgjigjet publikisht dhe penalisht për këtê veprim. Nga ana tjetër qeveria nuk duhet tê privatizojê kurrsesi hidrocentralet e Drinit. Ato duhet të ngelen publike, si e vetmja mundësi të konkurrojë privatët dhe tê mos i lejojë këta të fundit t’i ngrejnë çmimet deri në qiell.
Shumë drejt. Përveç këtyre, para se ti vijnë krizat duhet të kërkojë mendimin e shkencëtarë për prirjet e ekonomisë botērore në ato fusha e drejtime nga të cilat ndikohet fort ekonomia jonë. E ka për turp kryeministri të kërkojë mendim nga Akademia e Shkencave? As e kemi parë e as dëgjuar të kthejë ndonjëherë vëmendjen nga shkencëtarët e profesionistët e shquar të fushave. Ndofta mendon se i di vet të tëra…
Vetem luli e zgjidh kete krize me salianj babalen me 7 pika pa e shumzuar me 7.
Pertej shakase,shfrytezimi i energjise diellore nga qeverite dhe biznesmene po behet qesharake me premtimet e tyre qe lindin vetem korrupsion…
Po te shikosh catite e italianeve kudo te mbuluara me panele diellore,ndersa ketu vetem tjegulla dhe te gjithe shesin dengla e premtojne e vjedhin..
Nuk ke c’te besh kur nderton rruget me 20 milion euro km.
Apo kur jep portin aktual te Vlores gratis per port jahtesh plus 50mije metra katror rrotull tij per kulla e beton.
Ndersa portin e sposton 10km me tej ja jep nje koncensionari pa gare duke i paguar atij 60milion euro nga buxheti.
E ben Bechetin te pasur duke i dhuruar 120 milion euro nga buxheti i shtetit.
Nuk ben dot shtet bastardi sepse eshte i mbytur ne korrupsion.
Ajo qe thuhej ka per te ndodhur sepse shteti do falimetoj ne tetor/nentor kur vendi do humbas 600-700 milion euro gjyqe ne arbitrazh.
Je burre i ditur Mero Baze
Uroj qe te bien ne veshin e duhur fjalet e tua.
Energjia e vetme e paster eshte ajo berthamore! Ky pohiknsdo as mend as kalem.
Po po ashtu posi, ja i plasi ajo qe sthuhet ati. Thjeshte i ka dhen leke ndo nje nga keta oligrket qe te shprehet keshtu, dhe ai do marri ndo nje dore para, sic ben per te gjitha gjerat, mjaftojne ca leke ne dore dhe vej flaken shqiperia. Keto qe shkruan ti jane fantashenc, hajde mo opjum per popullin jeni ber ju gazetaret. Mos e hekurosni dhe lepini kaq shume, apo dhe ju ndo nje lek ne xhep.
Nuk ka krize enrgjie. Kjo eshte krize imagjinare. Cmimet e energjise ne tregjet nderkombetare rriten e ulen perdit por kjo nuk eshte krize dhe aq me pak globale. Qeveris duhet ti kete ngelur diku sharra ne gozhde dhe per te dal nga situata shpik kriza. Te shohim ku do ti dal tymi kesaj pune.
Teper vone o mero. Keto qe thua ti duhet te ishin bere, per ata pushtetar shume dimensionale dhe jo nje dimensional si nje piktor i deshtuar.Tani te prese uraganin.Mjaft mbolli peme buse superstradave, qe u thane ne 60% te tyre. Mjaft mbolli palma neper sheshet e tyteteve duke i kthyer ne arabi, e te tjera e te tjera. Drejtesia do t i denoje keta rilindas bastard, injorant e te pandopur. Tani vetem denimi i pret.
Krize ne energjie ne Shqiperi ? ,cudi ne nje vend ku te mbyt uji,dielli,nafta e era me plote hidrocentrale e ku industria e rende pothuajse eshte shkaterruar duket e cudicme qe bertitet per krize..se keshtu ecet symbyllas. ..neser do thuhet mungon gruri,misri ,orizi .etj .atehere qeverite i zgjedhim per te na shtrenguar rripin..gjerat themelore shqiperia duhet ti siguroje vete..se kjo ka te beje edhe me mbrojtjen e qytetareve nga rreziku qe vjen kur se pret .flitet me shume per pushtet se per problemet kryesore ,shendetesia,arsimi ,siguria publike,punesimi furrnizimi me te mira materiale e organizimi i prodhimit ne cdo qelize te shoqerise,..Per keto do folur e shkruar cdo dite Jo per fatin e politikaneve qe i Kane sjelle vetem vuajtje miliona shqipetareve
Sa kollaj zgjidhen punet e shtetit. Qenka bere dhe Mero si gjithollogu Cako! Hahahahaha! Urime Mero!
Nje shkrim- program konkret per qeverine. I rralle per problemin qe trajton, per rruget qe sugjerohen dhe qe vjen ne kohen e duhur. Vendit i duhen gazetare te tille si autori i ketij shkrimi.
Kjo krize nuk mund te perballohet ndryshe, vec me nje nivel te ri zhvillimi te sistemit energjitik.
Shume pergezime autorit.
Mero, i ke ra bash n’te. Megjithatë, nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Prandaj ta gëzojmë krizën e re, e cila do të na varfërojë edhe më tej. Kur nuk ke mend, pasuritë natyrore t’i ha dreqi.
Editorial i mire. Sot ke shkruar si gazetar i vertete.
Te gjitha qe shkruan zoteria jane te drejta por fatekeqesisht jane endrra me sy hapur ! Panelet diellore ndihmojne dhe jane shume mire qe te vendosen por nuk jane zgjidhje perfundimtare e aq me pak zgjidhje per te evituar nje krize energjitike te tanishme ! Ne radhe te pare qe te behet do shume kohe dhe e dyta ka kosto te pa perballueshme . Panelet qe shihni neper catite e Evropes njerzit i vendosin sepse shteti kthen pas 50% te investimit ndryshe edhe per vete Gjermanet do ishte nje shpenzim i pa perballueshem e jo me per Shqiptaret ! Ku ti gjej shteti keto leke ? Ajo qe duhet te bej qeveria dhe njerzit eshte kursimi dhe racionalizimi i energjise ne cdo aspekt duke filluar qe tani qe nuk ka ardhur i ftohti i madh ! Duke filluar nga nafta e benzina me kufizimin e trafikut te makinave, te behet si ne Itali, nje dite makinat me targa nr tek e nje dite tjeter ato me targa cift .Te organizohet e shtohet transporti publik e te njoftohet industria qe te mare masat per transportin e punonjsve , ashtu si edhe intuticionet publike e shteterore . Jo me furgona qe cojne femijet ne shkolla brenda ne qytet , te shkojne ne kembe. Jo me administrate qe shkon me makine ne pune brenda ne qytet apo te tjere shembuj si keto . Te fillojne kufizimet e energjise per oret e vona te nates aty ku mundet duke flluar nga shpite qe jane bere kot me kot ne mes te fushave keto 30 vjet e qe jane nje humbje kolosale energjie . Me nje fjale , i fikni llambat e boll xhirro me makina duke shitur pordhe …ndryshe kete dimer do ju ngrij bytha me keq se eksimezet e as buke nuk keni per gjetur .
Kiza energjitike,kriza e cmimit te bukes,kriza ne sistemin shendetesor,kriza e borxhit te larte qe ka sot shteti etje.Kjo eshte Shqiperia e Rilindjes.Shto dhe mungesen e opozites qe po shkon ne drejtim te paditur pra eshte ne krize dhe……lum si ne.
Propozimet e Meros jane interesante. Une mendoj qe keto propozime t’ia shtoje 7 pikave te Lulushit dhe problemi zgjidhet.
Iku Vjosa si nje lum i paprekur nga njeriu! Urgjentisht do miratohen hidroncetrale te Vjose e ku ka lumenj. Pse kot doli fytervrerosuri per te na qare hallin. Dhe energjine do e rise si pagese dhe Vjosen e bukur do ta ktheh ne rezurvar.
Edi Rama te dielen e pare te Tetorit 2021 me ne fund foli per Ekonomine, fiks 8 vjet pasi kishte folur per te kur premtoi Shendetesi falas dhe 300 mije vende pune!
Dhe me nje alibi bajate te huazuar nga propaganda e para 1990 me “Krize te pergjithshme te Kapitalizmit”, u mundua te shfajesoje deshtimin total te qeverisjes tij ne ekonomi-finance, reflektuar kjo ne Borxhin Publik aktual, katastrofe te 30 viteve!
Merua thote qe korrupsioni qe eshte bere deri tani ne energjitike me ne krye Gjiknurin e Ramiut ska preblem se nuk ja mban te flasi kunder hajduteve ne pushtet por si specialist energjie qe qenka na trgon se kush eshte zgjidhja.Sa shkrim qesharak.
Merua si specialist i gjithanshem i jep mend te gjithe atyre qe merren me punet e energjitikes se si duhet te veprojne, kurse te gjithe komentuesit e Temes,edhe keta si njohes te mire te kesaj fushe perkrahin ne ç’do pike zbulimin e Meros.
Shoke Komuniste te ketij forumi neokomuniste! Juve i gjykoni sizakonisht drejtuesit nga llafet dhe jo nga puna. Juve ju pelqen nje kryeminister fjaleshume, i cili me fjali te sterholluara si ato qe Servantesi ve ne goje te Don Kishotit, huton budallenjte si puna juaj. Juve ju ka interesuar kurdohere vetem pushteti dhe aspak perparimi i shtetit. Per ju cdo pune mbaron pasi keni realizuar objektivin per te qene ne pushtet dhe zhvatur pas kesaj cdo gje te shtetit. Per ju vetem ballistet dhe zogistet mos te jene ne pushtet, pa per te tjerat sic eshte zhvillimi i vendit, ne djalle vafte. Ju i urreni per vdekje ish bejleret dhe agallaret dhe as qe ju shqetson fakti qe Gramoz Ruci, Sali Berisha, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe mijra komuniste te tjere jane bere qindra here me bejlere dhe agallare se ata te meparshmit. Ata te paret kishin nga 100 dhene e dhi dhe nja 200 rrenje ullinj, keta te soteshmit nuk dine nga sa vila kane dhe sa numra llogarish neper bankat e botes. Juve as ju intereson qenia ne krye e njeriut te ndershem, qofte ky ballist, komunist, zogist, apo ku di une, mjaft qe te jete shqiptar i nje rrace dhe fisi, ju doni pa tjeter te jete komunist. Sepse per te majte as qe behet fjale. Per ju i majte eshte dhe do vazhdoje te jete i tille Edi Rama, Sali Berisha e kompani, te cilet i marin te keqen Duces dhe Hitlerit, pasi ata ishin shume me socialiste se Edi Rama dhe Sali Berisha. Mbajini mbi kurriz, shikoni tu hedhin nga nje kore buke thate sa per te mbajtur frymen gjalle, gezohuni kur ata nderrojne cdo gjashte muaj markat e veturave dhe mos u ndjeni, mire jeni…
Na, se dhe per pak harrova! Se mos harroni te shani Ameriken? Sepse ju gjithmone keni dashur ate qe ju ve drune ne pjesen e mbrapeme te trupit, jo Ameriken, e cila nuk ka lene gure e kusur qe te ekzistoni ne kete bote.
Loni Shkrimin e ke te sakte.Per gjykimin e njerezve te paster dhe me tru une te vleresoj ne shkallen siperore. Por LONI si njeri i paster qe je nuk e merr me mend se car ndodh me njerezit qe brohorasin per partine ne fuqi. Ata me gjatesine e krahut qe kane zene pozicione pune qe vjedhin dhe jane bere shume agallare dhe bejlere.Rreth Kolkondasit tend ka shume nga keta aktivist qe rrin perhere kryetar keshillash,komunash dhe pozicione te tjera qe vetem vjedhin. Ti besoj e ke marre vesh skandalin qe kohet e fundit ndodhi te shtepia e pleqeve ne Fier.Vidhnin buken e pleqeve qe jetojne atjeKam shembuj shume Loni.Ka njerez aktivist socialist qe kurr nuk kane punuar privat por vetem ne shtet dhe kane bere pasurira te mbedha.Spaku nuk ben dot gje se as ka filluar dhe mendo as do beje gje me peshqit e mbedhenje.
E njejte me krizen 2001..2003…kur Andis Gelqerja ( Harasani ) fitoi si Drejtor i KESH – it…30 Milione Dollare ne Buresat Ruse.
O zot.
Ku je Enver .
Z Mero ke bere nje shkrim me vlere per qeverine toneCar ke shkruajtur i ke te goditura. Pervec sa shkruaje Qeveria jone me burimet qe ka . duhet te shes energji dhe te fitoj .