Instituti për vajzat dhe gratë në politikat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare është mbledhur këtë të martë. E pranishme në këtë aktivitet është edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Ambasadorja Kim vuri theksin tek tre prioritete, demokracia, mbrojtja dhe biznesi.
“Puna jonë në ambasadën amerikane fokusohet te tre prioritete: demokracia, mbrojtja e biznesi. Por, siguria është një fill i përbashkët që përshkon të treja këto përparësi.
Institucionet e sigurta dhe demokratike janë të nevojshme për sundimin e ligjit, zbatimin e Reformës në Drejtësi, për më pak korrupsion, për më shumë investime të huaja”, tha ambasadorja.
Duke nxitur iniciativat e grave në politikë, biznes dhe në fushën e sigurisë, Kim garantoi për mbështetje të pakursyer nga ambasada amerikane dhe nga Shtetet e Bashkuara.