Detyrimi për kursim në Shqipërinë komuniste: Kur ndaloheshin me vendim gatimi me energji elektrike, larja e makinave me ujë të pijshëm e reklamat me drita

9 Tetor 2021, 20:45Kulturë TEMA

Nga Kreshnik Kuçaj 

Regjimi i kursimit ka qenë një ndër politikat e rëndësishme të aplikuara gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar në Shqipëri.

Regjimi i kursimit ishte një metodë e drejtimit me plan të ekonomisë socialiste që synonte arritjen e rezultateve ekonomiko-shoqërore sa më të mëdha me shpenzime sa më të pakta të punës së gjallë dhe të punës së materializuar. Regjimi i rreptë i kursimit konsiderohej si një faktor i rëndësishëm për forcimin e pavarësisë ekonomike.

Megjithatë me kalimin e viteve, për shkak të vështirësive ekonomike me të cilat u përball vendi, parimet e kursimit do të ktheheshin në detyrime racionimi, duke prodhuar një efekt të kundërt nga synimi; mungesë cilësie dhe shpërdorime të mëdha. Por cilat ishin disa prej ligjeve të rëndësishme të kursimit që prekën fillimisht ndërmarrjet e institucionet shtetërore?

Kursimi i karburantit

Në vitin 1983, Këshilli i Ministrave do të miratonte një vendim të posaçëm që në thelb synonte rritjen e frytshmërisë së transportit të mallrave me hekurudhë dhe kursimin e karburanteve.

Vendimi përcaktonte ndalimin e transportit të mallrave dhe lëvizjen e kamionëve në rrugë paralele me transportin hekurudhor dhe detar.

Po ashtu vendimi përcaktonte që organet e kontrollit të bllokonin të gjitha ato automjete që kishin të meta mekanike që kishin si efekt konsum të tepërt karburanti.

Po ashtu, udhëzimi përcaktonte përdorimin e trenave të udhëtarëve për transportin e materialeve që ishin në sasi të vogla.

Nga ana tjetër, për zonat me aktivitet të lartë ekonomik parashikohej që të përdoreshin mjete alternative për transportin e mallrave apo produkteve. Në vend të automjeteve që përdoreshin deri në atë periudhë, vendimi përcaktonte ndërtimin e dekovilëve e të teleferikëve për qëllime të transportit të mallrave e materialeve të ndryshme që i nevojiteshin industrisë së rëndë e bujqësisë.

Më herët, në vitin 1979 ishte miratuar edhe vendimi tjetër që parashikonte marrjen e disa masave të ngutshme për kursimin e karburanteve që detyronte Universitetin e Tiranës dhe ministrinë e Komunikacionit që të përcaktonin llojet e pajisjeve për kursimin e karburanteve që duhej të vendoseshin menjëherë në mjetet me benzine (kamionë, kamionçinë, vetura etj.)

Po ashtu, vendimi përcaktonte detyrimin që të pakësohej me 20% normativa mujore e harxhimit të benzinës për autovetura.

Për ministritë dhe institucionet, vendimi përcaktonte se normativë e konsumit të karburantit duke filluar nga janari i vitit 1980 do të planifikohej dhe llogaritej për çdo mjet për njësi volum pune dhe jo në kilometra të përshkuara ose në orë.

Kursimi i energjisë elektrike

Në vitin 1973 do të merreshin masa për kursimin e energjisë elektrike. Vendimi vjen në një kohë kur sapo kishte përfunduar procesi i elektrifikimit të vendit.  Ai përcaktonte se duke filluar nga janari i vitit 1974, çdo ndërmarrje duhej të merrte masa urgjente që të ndalohej menjëherë dhe kategorikisht ngrohja me energji elektrike ne çdo ndërmarrje, institucione, kooperativa bujqësore dhe organizata shoqërore.

Po ashtu, ndalohej përdorimi i energjisë elektrike për qëllime zbukurimi për reklama dhe parulla në ndërmarrje ekonomike e kooperativa ndërsa në rrugët dhe sheshet e qytetit energjia elektrike për qëllimet e mësipërme duhej të pakësohej në masën 50 %.

Vetëm në ditët e festave zyrtare ndriçimi për zbukurim mund të bëhej më i gjerë.

Përjashtim nga ky rregull bënin vetëm Tirana,  Durrësi e Pogradeci që kishin masa më të diferencuara për shkak të rëndësisë dhe u lejohej që të kishin një ndriçim më të zgjatur e më të madh.

Në stallat e ndërmarrjeve dhe kooperativave bujqësore parashikohej detyrimi që të ndërpritej ndriçimi pas orarit të punës, duke lënë vetëm një ndriçim minimal të domosdoshëm.

Po ashtu, ndalohej përdorimi i energjisë elektrike për gatim në rastet kur tejkalohej kuota e planifikuar e energjisë elektrike .

Vendimi përcaktonte gjithashtu uljen e konsumit të energjisë elektrike për entet, institucionet e zyrat në masën 30% nëpërmjet kufizimit të ndriçimit dhe ndalimit të ngrohjes me energji elektrike.

Kursimi i energjisë elektrike për nevoja shtëpiake për çdo qytetar konsiderohej në vendim një detyrë patriotike.

Kursimi i ujit

Në vitin 1978 do të miratohej vendim i Këshillit të Ministrave për përdorimin e ujit të pijshëm me një regjim të rreptë kursimi.

Referuar këtij vendimi aparatet lokale duhej të kryenin një studim për nevojat e ndërmarrjeve për ujë dhe të merrnin masa për furnizimin normal të popullsisë. Po ashtu, për ndërmarrjet parashikohej që të përdorej ujë industrial, pra që nuk përdorej për konsumin e popullatës.

Në vitin 1980 ndërmarrjet do të detyroheshin që të zëvendësonin ujin e pijshëm me ujë që vinte nga puset hidrogjeologjike, rezervuaret, puset brenda ndërmarrjeve etj.

Vendimi përcaktonte ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të ujit të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit për ujitjen e kopshteve vetjake dhe për larjen e autoveturave.

Vendimi shoqërohej nga detyrimi për ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore që deri në vitin 1980 të prodhonte 40 mijë matës uji që do të vendoseshin në qytete.

Me qëllim kursimin e ujit të pijshëm, vendimi përcaktonte normat e përdorimit të ujit të pijshëm ku për përdoruesit familjarë norma ishte 100 litra në ditë për frymë. Për çdo tejkalim të normave aplikoheshin çmime më të larta e të diferencuara që në thelb synonin të dekurajonin kalimin e normës.

Në funksion të këtij qëllimi, në çdo ndërmarrje komunale të vendit do të krijohej pozicioni i punës së Inspektorit të Posaçëm që kishte të drejtën e ushtrimit të kontrollit për kursimin e ujit të pijshëm në çdo ndërmarrje, institucion, kooperativë apo repart ushtarak.

14 komente në “Detyrimi për kursim në Shqipërinë komuniste: Kur ndaloheshin me vendim gatimi me energji elektrike, larja e makinave me ujë të pijshëm e reklamat me drita”

  1. loni says:

    flisni dhe shani sa te doni mor plera te kohes se pluharizmit,se mbas vitit 1990 na i shitet pluharizmit si sukses me cekun e bardhe te pidhit te tropojanes berish,dhe me shperblime te shumta plerave burgaxhinjve qe na dolen te presekutuarit,qe gjasme luftuan sistemin e aterhesh dhe sote kerkojne shperblime te majshme,qe do te thote se ata e luftuan gjasme ate sistem per perfitime e tyre vetjake,jo se donin te miren e ketij vendi dhe te ketij popullit,shikoni se si u pasuruan plerat qe dolen nga burgjet komuniste,mund te jete edhe ashtu sic shkruan autori me lart kursimet e komunizmit,por nuk sqaron asnjehere se ai sistem e kishte me ligj qe ndalohesh borxhi i jashtem,mos harroni se ne ate kohe qe nuk kishte me bollek,familjet shqiptare kishin minimumin nga 4 femije e lart qe arrinin deri ne 10 femije ne nje familje,kurse sote qe kemi me bollek mezi beni 2 femije se nuk keni me cfare ti mbani mqs pluharizmi jone dhe ai perendimor do na jipte me bollek ushqim pune dhe nje jetese modeste,por realiteti flet ndryshe,te gjithe jetojne me ankth sesi do paguajne detyrimet mujore,hani tani makinat dhe paguani oligartet qe tallin karin me ne me cmimet,shisni vendit tuaj dhe rrini dhe vereni si klysht e kurves,saliu shiti cfar i doli perpara minierat hidroncentralet portet detin etj,ckaterroi cgjeti perpara e perzuri popullin neper bote dhe kerkojme azil si te persekutuar,e vrau e vodhi e degjeneroj etj,dhe prape ky popull shkon dhe e perkrah,vjen drogaxhiu dhe flet per sistemin e drejtesise dhe drejtesi nuk ka,ky do nja 50 vjet te bej nje drejtesi,do e presim po nuk vdiqem te gjithe,do luftonte korrupsjonin krimin e organizuar etj,por e mbushi vendin me borxhe qe askush nuk e di sesa eshte borxhi i jashtem,dhe flisni akoma per komunizmin,ra komunizmi ka 30 vjet qe eshte rrezuar,me te mirat dhe te keqiat qe kishte,tani cfare bejme,a nuk tha kryeministri rama rrogat dhe pensjonet nuk rriten se perfundojme si sudja,por cmimet do rriten se u rriten ne tregum boterore,qe do te thote shtrengo rripin se nuk te del me hesapi per te ngrene,kjo nuk quhet or autor bej kursim,aty kur haje nje kile mish ne jave prsh sote do hash nje kile mish ne 2 jave,pse nuk flet per kursimin e sotem mqs pluharizmi ishte parajse se ashtu na i shitet ju te gjithe bashke politik analis dhe gazetare,ku eshte suksesi sote,ku eshte populli shqiptar?cfar po behet me shqiperine?kur te vij koha dhe te vejne takse eshte tek shtepite tokat e etj per tu lare borxhi i jashtem atehere do ta kujtojme kohen e xhaxhit qe ishte me mire,kishim pak por jetonin te lumtur,kurse sote na kan humbur cdo gje,femijet,kushurinjte shoket lumturia qetesia dashuria etj,ja shikoje familjen e presekutuar kokolaret,po shajne njeri tjetrin ja kjo ishte ajo qe enver hoxha beri gabimin me te math kur nuk i cfarosi te gjithe kete llumin e shqiptareve qe te ishim me mire sote,prandaj kur flisni per kursimet e komunizmit,flisni sesi ai sistem nuk merrte borxh nga te tjeret,keshtu skishim dhe shum gjera,ME BORXHE ZOTROTE NUK JETOHET,DHE NUK ESHTE SUKSES PER JU ANALISTET DHE NE VECANTI PER PLERAT POLITIKANE,ME BORXHE EDHE UNE QEVERIS DUKE SHITUR EDHE POPULLIN TIM,nqs doni fakte,KENI GREQINE SE KU KA PERFUNDUAR ME BORXHET QE KA MARRE,KOMSHIU JONE JUGOR GREQIA PO PERBALLET ME KRIZEN ME TE KEQE QE KA PERJETUAR QEKUR U BE SHTET PARA 200 VJETESH,DHE NUK KA MBARUAR AKOMA LLOGARITE ME GREQINE,ky ishte vetem nje shembull greqia se e kemi edhe komshi te afert se cpesoi nga borxhi i jashtem,por kur te vij rradha jone do jete akoma me katastrofike,me duket se nuk do te ekzistojme me si shtet,te na rroje saliu me cekun e bardhe sa malet bashk me ilirin edin etj,ju vazhdoni dhe flisni akoma per komunizmin qe ne ate kohe dilje ne pensjon 55 vjec e shumta,kurse ne do ta harrojme emrin pensjonnnnnnn.

    1. TNT says:

      Hallal cdo gje e sakte i modh

    2. Theatre and Drama says:

      hahahaha…po dhe do kursente shteti,po s’kurseve s ben prokopi…tani mbush tjetri pishinen e hotelit me uje te pishem dhe le gjithe lagjen pa uje,mqs uji eshte pa kursim hahaha…te q.fsha gruan e dashnor kalocit

  2. Sotiri says:

    Prandaj Shqipetaret vinin era djeres dhe te palare ,se laheshin ne Tirane dhe qytetet etjera nga njeher ne jave ose njeher ne dy jave
    Duart si lani kure, Po te laheshin ne dete nuk benein banjo asnjeher gjat kohes se plazhit,rinin te pa lare e te tjera si keto
    Vende dhe popuj Afrik hesapi

    1. dajti says:

      Te te vije turp. Shkruan budallalliqe pa lidhje, pa kuptim, vetem sharje. Shiko komentet e tjera dhe meso o analfabet.

    2. LALA says:

      Sotiri në Greqi të pagzuan? Në të gjtha repartet e punës secili kishte garderobën e vet mo koqe. Ne në ofiçin kishim secili mekanik dollapin ton të rrobave.

  3. Shaqo says:

    Artikull me shume te meta teknike. Nuk llogaritet karburanti mbi baze ngarkese kurre, por mbi baze km. Genjeshter.
    Nuk llogaritet kurre 100 litra uje ne dite per fryme o katundar, kur sot konsumohet jo me shume se 30-50 litra (duke llogaritur te besh dush 3 here ne dite).

  4. TV Skampa says:

    Te gjithe keto masa drastike kursimi ne vitet e pushtetit popullor krijuan shpirtin revoltues te Mustafa Xhepes qe ishte gati te jepte edhe jeten e tij per te permbysyr regjimin. Muci ose Gugu ka zhvilluar nje aktivitet shume te gjere kunder rregjimit, deshi te hedhi ne ere uzinen 12 por aktiviteti i tij kunder rregjimit ra ne sy te sigurimit qe e ndiqte Mucin kemba kembes por nuk e kapnin dot. Sulo kinezi ishte ngarkuar me detyre qe te vezhgonte Mucin ne biblioteke. Kur Muci rastiste te takohej me sekretarin e pare tek shkallet e turizmit agjentet e sigurimit i peshperisnin sekretarit te parë ne vesh: ky eshte Muci, armiku i betuar i partise. Cfare mendim ka Llazi per Mucin?

  5. Shqiptari says:

    Kuç kuç o qen i zgjebosur mof fol per at koh o mut se na vinte ne rrubinet me presion uji selites brisk i ftot ne mes te gushtit , ishte koha kur nuk vdiste njeri , se hanim ushqime te kontrolluara bio , ishin varrezat e shtufines nje parcel 500 metra katror , sot kan vajtur ne qafmoll varrezat o pis nga mirqenia , nuk kishim stres se ishim te ter ne pun dritat nuk priteshin kurr puna e garantuar pensionet normal si rroga te gjith pa stres o qen kuç he dreq myll ate hale laj gojen kur flet per ate shtet qe kishim , mut.

  6. rrota kari says:

    Ne gjithe boten Kapitaliste ne Europe Kursehet ne Maximum ku dhe saher eshte e nevojeshme
    edhe ne Shqiperi duhet te kursehet gjate dites duhet te nderpritet dis aore energjia elektrike

  7. dajti says:

    O kelysha kolaboracionistesh me pushtuesit, sa ju vjen rasti do shani ate periudhe.
    Kriza energjie dhe uji kane ndodhur edhe me pare edhe ne vendet e zhvilluara.
    Ne nje liber thuhet qe New York-u kaloi dy perudha thatesire, mungese uji dhe morri masa drastike kursimi per uljen e konsumit te tij. U racionua perdorimi i ujit vetem per nevojat me te domosdoshme neper familje; nuk lejohej larja e makinave ndyshe gjobiteshin; u mbyllen edhe shatervanet mgjs ato e qarkullojne ujin.
    Edhe tani po perdoret energjia nga HC e ndertuara ne ate periudhe dhe ju ndyresira nuk thoni nje fjale te mire por e perdorni ate.

  8. S'ka problem says:

    Sot debatoj me tim bir per perjudhen e komunizmit dhe shan ate perjudhe qe nuk e njihte dhe as konceptuar por vetem me tam tamet e shtypit te sotem , le tja leme atij brezi qe e jetoj ate perjudh ta gjykoj me vete sepse ajo perjudhe nuk kthehet me, sot krimi eshte sistem ,sot korrupsioni eshte sistem , sot vjedhja droga prostitucioni eshte sistem , si i tille vetem dy rruge ke ate behesh pjese ose ta braktisesh kete vend dhe rinia sot po e braktis kete vend dhe jo vetem rinia ,

    1. Fshatari says:

      Ti me te vertete i thua gjerat me sinqeritet por sigurisht me cekesi te theksuar mendore. Kejo tregon hapur se ti se ke mundesine te analizosh gjerat. Ja disa pyetje per ty.1 Si arriti, qe ne sa u hapen kufijte filluam te vrismin dhe te plakisnim vecanerisht ne Greqi dhe Itali.2 Si gjithe bota na njihte nga pamja e jashme qe ne ishim shqiptare ? 3 Si menjehere korrupsioni dhe vjedhjet u shtuan ne maksimum.4 Nqs se kishim kaqe moral te larte ne komunizim, si arritem qe te shisnim motren dhe gruan per para menjehere sa u hapen kufijte. Pergjigja eshte e thjeshte. Djalli s’bahet ne shishe per nje kohe te gjate. Eshte pikerisht ai sistem qe e korruptoi cdo gje dhe ua beri te lehte cdo mashtruesi te vije ne pushtet. Sic ishte vete Enveri nje mashtrues dhe nje dembel. Kejo eshte arsyeja se biografine e tij asnje se di sot as 20% te sakte. Vetem mashtruesit duan te fshehin te kaluaren.

  9. Me thene te drejten says:

    Ne ate kohe mbaj mend qe uji rridhte ne banjo 24 ore pa pushim. Nuk e di dritat isha i vogel. Por nuk me kujtohet asnjehere qe prinderit te diskutonin per faturat e pageses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje