Të gjithë ata që udhëhiqen nga motoja "pas meje qameti"

10 Tetor 2021, 20:19Editorial TEMA
Të gjithë ata që udhëhiqen nga motoja "pas meje

 

Nga Mero Baze

Piter Lukas, gazetari i njohur amerikan me origjinë shqiptare përshkruan një bisedë me Sali Berishën, në vitet 90, kur e ka pyetur për një pasardhës të mundshëm në PD dhe Berisha i ka kujtuar shprehjen  “pas meje qameti…” në frëngjisht. Aksioni I tanishëm politik i Sali Berishës, është fiks finalizimi I kësaj mendësie.

Sali Berisha po përpiqet të fusë PD në një betejë pa krye, vetëm për të treguar që ose kjo parti do të bëjë çfarë do ai, ose të shkatërrohet.

Dhe e gjitha kjo për një arsye të vetme, sepse Lulzim Basha nuk i rezistoi presionit të SHBA kundër Berishës por e hodhi në rrugë.

Foltorja e tij po përpiqet të mobilizojë njerëzit e mërzitur me Lulzim Bashën, që deri para pak kohësh të nxirrnin sytë t’ua prekje Bashën, të cilët në fakt kanë të njëjtin mentalitet si Berisha dhe sot njësoj si Berisha udhëhiqen nga motoja “Pas meje qameti”.

Lulzim Basha nuk u bë i keq më 2021, as më 2017 as më 2013. Ashtu ka qenë. Kush nuk ka dashur ta shikojë, thjesht ka dashur t’i shërbejë pasi ka kuptuar se ka qenë i përzgjedhuri i Berishës. Të tjerët që e kanë kritikuar nuk kanë pasur gjë me Lulzim Bashën si person, por si një kukull e Sali Berishës. Tani që kjo arsye ka pushuar, ata nuk kanë problem me Lulzim Bashën por me përpjekjet e Berishës për të gjetur një kukull tjetër.

Po kaq qesharake është teza e tyre se gjithë ish-armiqtë e Bashës deri para pak kohe, tani janë mbështetës të tij dhe kjo është një arsye më shumë sipas tyre që Basha ka tradhtuar.

Basha nuk është një njeri I rëndësishëm në historinë e PD që të ketë armiq. PD ka kritikë të saj të ashpër ata që janë kryesisht njerëz që kanë qenë në PD dhe ata nuk kanë gjë me Bashën, por me Berishën. Prozhektorët e tyre nuk janë mbi Bashën, por mbi Berishën. Tani që dhe Berisha është njësoj armik si me Bashën dhe me ata, nuk do të thotë që këta janë aleatë të Bashës. Pasi kështu i bie që gjithë gazetaret e Zeni-tv, që kanë qene gjithë jeten Anti-PD dhe Anti-Berishë, sot që janë bere me Berishën, i ka çuar Sorosi. Se ata për dreq kanë qene dhe zyrtare te Sorosit në Tirane. Bejtja për shembull, ka drejtuar per vite te tera qendrën e shtypit të Fondacionit Soros në Tiranë, tani drejton qendren e shtypit të fondacionit “Anti Soros” në Tiranë, që është fondacioni i pareve të pista të familjes Berisha. Kjo nuk tregon pozicionin e tij. Ky është një budallallëk ku të çon logjika e berishistëve. Ata janë aty për hallin e tyre, njësoj si këta që ka lënë Luli pa punë.

Problemi që ka PD është se nuk identifikon dot armiqtë e vërtet të saj, por kërkon të shpikë armiq, për të justifikuar betejat personale të Berishës.

Armiku më i madh i së ardhmes së Partisë Demokratike është vetëm një emër dhe ai është Sali Berisha. Çdo kush që punon për të, me objektivin, ose të nënshtrojë PD, ose ta shktarrojë atë, është një armik i rëndësishëm i PD.

Personalisht mund ta ndihmoja Sali Berishën që t’i hidhja dorën e fundit të baltës mbi varr, PD, siç po bën ai dhe mbështetësit e tij, por mua ende më dhimbset PD, pasi nuk kam ndonjë interes tjetër për të, përveç historise sime. Armiqtë real të PD janë pikërisht këta që i janë vënë në resht Sali Berishës në kryqëzatën e tij për ta nënshtruar PD, që ose të rrijë “gatitu” para tij, ose të shkrihet.

Në këtë listë tani nuk është më Lulzim Basha. Ai mund ta shuajë PD, edhe duke mos bërë asgjë, siç nuk po bën, por së paku nuk po turpërohet të plotësojë tekat e një plaku të lig që mendon se “pas tij le të bëhet qameti…”

15 komente në “Të gjithë ata që udhëhiqen nga motoja “pas meje qameti””

  1. qytetar says:

    Bisha e plagosur …
    Kerkon kerma mbas vedit…
    Urime Bishe !
    Do mbijetosh ….
    Si gjithmone…8
    …me INJORONCEN TONE…
    JFUTJA SI GJTHMONE POPULLIT SALI.

    1. Keta gje kane ber edhe me Shqiprine dhd kombin Shqiptare Edi Rama po e kthen Shqiprine ne nje province Turke te mjer dhe te korruptume deri ne fyte says:

      Problem eshte se politikanet Shqiptare ket gje kane ber edhe me kombin Shqiptare Shqiprine dhe shtetin Shqiptare… Sali Berisha Fatose Nano ilir Meta Lulzim Basha Edi Rama e kane vjedhur Shqiprine Deri në place.. Dhe të gjith keta hajduta kane then dhe vazhdone te thone name kjameti u bëfte pase meje.. Enver Hoxha terrorist i vrave te gjith patrijote dhe njerzit e diture… Kurse keta horrate e tjer i kane len po te thuashe te gjith femijet Shqiptare anfalbatike se shumica e djemve dhe vajzave keto 30 vite kane shkuare kote nd Shkolle se nuk ju ka ber njeri mesim si duhet.. kane marre dipllomat me lek veze dhe sex.. Shifni se çfare eshte duke ber sote Edi Rama me Shqiprine eshte duke e kthyer ne nje province Turke ku Turqit kane ndertuare Xhamite e tyre pa numer bile edhe mue ne zemert te palament dhe te gjith instututsjoneve te shteti Shqiptare … kane mare posetn shqiptare te gjith kompanite e energjitikes dhe te rrugve prandaje korrupsjoni eshte ne kulem se pse Edi Rama me minstrat e ti i ndane leket me horrat e Erdogani.. Dhe kushe do qe e thote nje fjale del Edi Rama dhe njerzit e ti dhe thone se jeni rracista dhe anti myslimane … Po ky face zi Shqiprine po e shkatrrone nje lloje si para arsit e ti…

      1. Haaa turqia says:

        Te paka ngelur ora mbrapa te turqia …..qenke keq nga gjendja shendetsore shpejte tek doktori

  2. Lame Maleshova says:

    Je me fat Mero, Berisha eshte ende ne shesh dhe ti ke se me kë të merresh.
    Per ta balancuar sado pak gazeten, shkruaj ndonje gje te vogel edhe per Ramen pasi nga viti ne vit po shkojme gjithnje e me keq.
    Duke pritur….

    1. Vranakonti says:

      Jo more Lame jo,nuk ka se çfare te shkruaj Mero per Edi Ramen,se Rama nuk ka bere krime,por po punon e drejton mire partine e tij socialiste dhe shqiperine.Saliu eshte nje djall i zi qe ka shketerruar gjithe shqiperine dhe ja tani PD-ke.Hapini mire syt dhe shikoni.

      1. Tetovari says:

        I nderuari Vranakoti, per te kewen e Shqipris, si sala ashtu edhe rama e meritojn nga 1pl… ne lule te ballit tëdyt jan e e kewja e Shqiptaris shitë njeni 1copz grekut shitë tjetri 1copz grekut e Shqiptaret e ngrat dita dites po braktisin token ma te bukur ne kontinentin ma te vjeter.

  3. Taulant says:

    Fatkeqesisht merreni me te vdekurin kur Shqiperis po ja bejn varrin te gjallet.

    Rama qe do bente mrekulli e katandisi vendin me keq sesa Berisha.
    Berisha e la borxhin publik 60% … Ramuti e coj 90% .
    Berisha e la rrogen minimale 200mije lek kaq e ka edhe Ramuti.
    Ne vitet 2005-2013 90 mije Shqiptar emigruan nga vendi.
    Ne vitet 2013-2021 430 mije deri ne 500 mije jane larguar nga Shqiperia.
    Keto jane shifra te agjensive Evropjane te emigracionit.
    Prej vitit 2013 administrata publike dhe pensionet nuk kane pasur asnje rritje.
    Rama hoqi nga ndihma sociale 140mije vete.
    Rama detyroj qe te pagonin dritat me mijera Shqiptar qe nuk i pagonin …por jo oligarket.
    Mbylli shume spitale e institucione te drejtesis ne bashkira te vogla duke shkaktuar papunesi e braktisje te atyre zonave.
    Berisha ndertoj ‘rrugen e kombit’, autostraden ‘Fier Vlore’ , Levan Tepelen, Tiran-Elbasan.
    Ramuti ka ndertuar vetem Bypassin e Fierit.
    Ramuti e shiti per dy lek gjithe pronen publike tek oligarket.

    1. Taulanti Vetfundosjes says:

      Taulante je fikse per kosovo te bolsheviku kurti shko ate shoku se ne shqiperi kane zgjedhur kapitalizem
      Pa oligarke nuk ka zhvillime o kumunisti i fshehur i vetefundosjes

    2. Tetovari says:

      Bravo shumë fjal te verteta, por kur lexoj do komente perkrahes te Ram m…t mendoj a kan sy keta shqipotar, se po esht duke detyruar popullin me zort me ber Vaksinim bile edhe fëmijt e pafajshem, tfl mir mbeç

  4. kasemi says:

    Analiza per Berishen eshte e sakte, e gjitha kete shije te len.
    Vetem nese kur te afrohet fundi i foltores, mbase Berishes i vijne mend, e vret ndergjegjja( nese ka), lejon demokratizimin e Pd me rregulla e statut demokratik, te zgjidhet cdo post me nje antar nje vote etj, por me kushtin qe ai vete dhe Basha te mos konkurojne me kurre per kryetar.
    E para i kane bere me shume se dy mandate seicili, e dyta e sollen bashkerisht, (sigurisht me shume Berisha) Pd ne kete dite.
    Ndersa ty Mero mesa duket po te behet qejfi…
    Besoj se je aq i zoti dhe i mencem sa te pakten nje here ore nje here nuk gjete ndonje arsye te kritikosh qevetisjen e Rames?

  5. Trotski says:

    U merziten me perralla berishiane.Po hapini Dosjet ketij Zuzari dhe te marre Denimin e merituar.Destinacioni i Tij Familisht eshte Reçi i Shkodres dhe Konfiskimi i te gjitha Pasurive Ilegjitime ,.,duke marre me vehte te gjithe Zorzopet Bashkepuntore

  6. Juliano says:

    Eshte krejt e habitëshme që njerëzit përmëndin dhe kanë në kujtesë se si grekët i bënë genocid çamëve, se si nazistët vranë në shqipëri dhe harrohet nga jugu e veri, se si berisha nisi tanket e ngriti avionët për ta shtypur këtë revoltë duke u vrarë shumë njerëz. Kush mund ta mbështesë kkberishën, vetëm njerëz që kanë probleme me ndërgjegjen dhe drejtësinë. Të vjen keq kur sheh njerëz të cilët nuk duan t’ja prekin intelektualitetin kur bëhet fjalë për dije, ndërsa për t’ju bashkuar një njeriu që çoi shqipërinë në vëllavrasje nuk e kanë për moral. Ky llum duhet të pastrohet bashkë me kryellumin që është berisha vet. Njerëzit nostalgjikë mbeten pas të vjetrës, ku koha sot eksploron për gjëra që të çojnë përpara njerëzimin.

  7. BABALE i PD says:

    après moi le déluge ….dhe eshte normale per berrishen nuk e ka krijuar partine per demokraci por per interesa personale te familjes se tije dhe e gjykoje normale levizjen e tije faji qendrone tek ata qe i shkojne pas tek injoranca .
    – ka dale edhe nje humoriste binaj binaj qe proteston i ka ardhur ne maje te hundes mer 20 mije euro cdo muje duke imituar ramen e rama duke punuar me 2mije euro tragjikomike dhe ky kllune nuk i shpenzone dot
    – miqe te dashur nuk eshte faji ketyre kllunave qe per interesa te tyre perdorin kokeshpelarit trutharit te tille ka dhe do kete me tonenata por asnjehere nuk duhet ti shkoni pas nese qeveria nuk punone mire e ndeshkoni me vote nese qeveria kryen veprime antishqiptare protestoni po kurre mbas ketije bino binaj

  8. pesimisti says:

    Taulant,si nuk u lodhe o derbardh?
    Po te pakten me shifrat mos u merr,se e keni treguar veten,qe nuk ja rrok rradakja aritmetiken,jo me matematiken,statistiken dhe skencat ne pergjithesi!
    Njerez si puna juaj qe ekzaltoheni kur i pari tufes ngren dy gishtat,nuk e kane kapacitetin per te pervetesuar njohuri shkencore.
    Po ti vazhdo te shkruash,hidhe ç’do dite nje gure ne lume me shpresen gurat qe ju hidhni ne lume te behen rruge kalimi per te parin e tufes.

    E mbani mend kur flitej per peshqit e medhenj,epo Sala eshte peshk i madh,më i madhi ne keto tridhjet vjet dhe eshte ne rrjete ??
    Kuiz
    Ç’fare ndodh me peshkun qe bie ne rrjete??‍♀️?

  9. Tetovari says:

    O zotri Baze mir po ben kritika kunder Sales e bashes a spo esheh te udhes se sie eka katandisur Rammuti gjith Shqiprin e shpernguli e detyroj te emigroj ane mban botes pa kthim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje