Ministri Bledi Çuçi ka njoftuar se kanë një projekt për të mundësuar të ardhura për shërbimet që kryen Policia e Shtetit në mënyrë që të ketë rritje të pagave.
Ministri thekson se do e shohin këtë mekanizëm për të mos cënuar buxhetin e shtetit megjithëse rritje e pagave e Policisë së Shtetit mbetet në vëmendjen e tyre.
“Ne gjithmonë e kemi pasur në vëmendje trajtimin sa më të mirë të punonjësve të policisë së shtetit nga pikëpamja financiare. Policia e shtetit ka qenë sektori që ka përfituar më së shumti nga rritja e pagave, kjo nuk do të thotë se nuk do ta shikojmë, jemi duke menduar edhe për këtë gjë. Ne kemi një projekt që do të krijojë mundësi për policinë për të marrë të ardhura nga shërbimet, për të shpërblyer vetë trupën e saj, po i shikojmë këto mekanizma pa e cenuar buxhetin e shtetit. Po i shkojmë këto mekanizma” tha ai.
Çuçi njoftoi dhe miratimin e vendimit për projektin e ri në Policinë e Shtetit, që lidhet me Policinë Rrugore me fokus goditjen e shkelësve të ligjit dhe shmangien e ndërhyrjeve me futjen e teknologjisë.
“Me këtë projekt duke futur teknologjinë do të marrim rreth 110 “Smartphone” që do të jenë në duart e policisë në qarkullim që janë çift me printin përkatës dhe kur evidentohen shkelja do të emetohet gjoba duke ia dhënë në prezencë. Apo blerjen e 6 radarëve që evidentojë cdo shkelje që lidhet me shpejtësinë në qarkullim dhe që automatikisht e çon informacionin dhe gjobën në qendrën operative pa pasur nevojë të negociojë shkelësi me punonjësin e policisë” tha ai.
Boll me tendera per mjete pa vlere….investoni ke njerezit, rrusni pagat….nje nepunes qe nuk siguron dot musjin nuk e ben punen…ndaj nuk ka shtet….shtet qe fal gjoba e ben amnisti cdo 6 muaj per cdo gje…e kush ka frije nga ligji pastaj? Mos u cudisni qe jemi ku jemi….ne perendim nje nepunes I ben hyzmetin punes deri ne vetflijim se paga e mban shkelqyeshem …..vetem kshu behet shteti….te gjithe nepunesit me ato rroga blihen dhe ju e dini mire….por sdoni te bejne punen se doni qe te jene te nenshtruar