Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, nxit kryedemokratin Lulzim Basha që t’i jap fund heshtjes në lidhje me çështjen Berisha. Përmes një editoriali deputeti i PD-së shkruan se heshtja e zgjatur e kryedemokratit në lidhje me këtë temë po humbet edhe kuptimin e etikës. (të mos flas duke marrë parasysh se Berisha është lideri historik).
Teksa thotë se vendimi i Bashës për Berishën ishte i imponuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjekmarkaj kërkon prej kreut të PD-së duhet t’u shpjegojë demokratëve për aq sa është e mundur arsyet që e çuan të ndërmerrte vendimin drastik të pezullimit. Më tej, Gjekmarkaj ndalet edhe te sjelljet e liderit historik të PD-së, Sali Berisha. Reagimi i këtij të fundit sipas Gjekmarkajt i jep përgjigje edhe pyetjeve se përse Basha nuk e kishte mënjanuar më herët Berishën nga politika. Sipas analizës së kryetarit të Komisionit të Medias, lëvizja e Berishës nuk ka moral politik.
Këtë konkluzion ai e nxjerr teksa thotë se po të mos ishte shpallur “non grata” Berisha dhe SHBA-ja të mos ishte imponuar për përjashtimin e Berishës, ky i fundit nuk do të kishte ndërmarrë asnjë lëvizje kundër Bashës dhe nuk do të hidhte mbi Bashën akuzat që ka artikuluar gjatë takimeve me mbështetësit. Sipas Gjekmarkajt Berisha e konsideron PD-në si pronën e tij private dhe tani që dikush e ka larguar sillet sikur do të rimarr pronën dhe t’ia jap dikujt më të besuar.
Shkrimi i Agron Gjekmarkajt
Asnjëherë s’më ka pëlqyer të bëj sikur për më tepër tani që kam një angazhim publik në Partinë Demokratike, formacion ky i cili po kalon ditët e veta më të këqija në historinë e vet. Në krye të lëvizjes për të rrezuar Lulzim Bashën kreun legjitim të kësaj force është vetë Sali Berisha lideri historik i demokratëve. Ai po e bën këtë pasi Basha nën presionin ultimativ të SHBA-së u detyrua ta pezullojë atë nga grupi parlamentar me një vendim personal të kryetarit.
Nëse Amerika nuk do të kishte marrë një vendim për Sali Berishën statuskuoja nuk do të ishte prishur dhe PD-ja do të notonte në të njëjtat ujëra dhe me të njëjtin kurs mbështetje të doktorit për Bashën i patrazuar nga pirgu i problemeve që PD-ja trashëgon nga e kaluara e Berishës dhe e Bashës.
Ky kontekst e komprometon etikisht dhe bën të pabesueshme lëvizjen e “Foltores” dhe zërin që del prej saj. Berisha po reagon si një njeri që dikush i ka marrë pronën dhe ai do ta rikthejë atë te trashëgimtarë më të besueshëm. “Foltorja” i ikën thelbit që është verdikti amerikan. Kjo lëvizje e Sali Berishës do të kishte kuptim kohë më parë, sidomos pas zgjedhjeve të 2017 apo edhe më vonë por jo tani.
TË VËRTETAT E “FOLTORES”
Ndonëse prej saj duhen marrë disa të vërteta që ekzistojnë përtej shtysave që një ditë duhen zgjidhur. Sali Berisha po e sulmon egërsisht Bashën dhe ky i fundit është mbyllur në një heshtje të zgjatur aq sa të krijon përshtypjen se s’do flasë kurrë mjaftueshëm. Kjo është një krizë e madhe dhe krizat nuk përballohen me heshtje i mbyllur në zyrë. Ato kërkojnë përballje, ide dhe debat e mbi të gjitha shumë kurajë. Sali Berishës i duhet dhënë çfarë është e Sali Berishës, sepse ai ka merita të shumta në PD dhe në vend e mbi të gjitha për 13 vite këtë formacion politik e ka mbajtur në pushtet.
Por, Sali Berisha nuk është shenjtor, por politika që mban në kurriz krahas sukseseve edhe dështime. Më i fundit ishte në 2013 kur mori 1 milion vota kundra. Nëse Berisha thotë të vërtetën apo gënjen Lulzim Basha duhet t’i pohojë, të thotë po është e vërtetë ose kjo është gënjeshtër, sepse po lakohet në vetë të parë. Alegoria është shumë pak. Ai duhet të shpjegojë më qartë e më thellë vendimin e tij , pozitën e tij dhe të PD-së në raport me SHBA-në dhe aq sa di e mundet të thotë për pozitën e Sali Berishës ndaj tyre.
PD-ja ka nevojë të ndryshojë dhe të dalë kjo nga një gjendje të menduari. PD-ja nuk mund të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur. PD-ja nuk mund të vazhdojë pas kësaj historie me rutinën e normalitetit. Këtë proces ndryshimi nuk mund ta drejtojë Sali Berisha për aq kohë sa shtysë është interesi krejt personal. PD-ja ka nevojë për bashkim të gjerë njerëzish e alternativash, por jo si masë karshillëku ndaj SHBA-së. Kjo është sa e dëmshme po aq qesharake. PD-ja si parti nën tehun e sulmit amerikan do të shndërrohej në një organizatë pa oksigjen e pa të ardhme, qytetarët e kuptojnë këtë, antihistorike dhe e sigurt në shuarjen e saj të dhimbshme.
Nëse në krye të saj sot rikthehej Sali Berisha 77 vjeç ose një kukull e tij shanset e saj për të ardhur në pushtet janë zero, po kaq zero pranimi nga SHBA-ja. Partitë janë si shoqëria si jeta e përditshme, aty nuk ka sublimitet, ka mendime racionale, ndershmëri, arsye, idealizëm po aq sa ka intriga, banalitet, iracionalitet, gënjeshtra, shtirje, servilizëm, skema dhe nuk është hataja, por hataja është nëse në një parti vret garën, në një parti si PD-ja nuk duhet të ketë emërime, për asnjë post, çdokush duhet të konkurrojë, të shndërrojë në mendësi hapjen ndaj elitave, duhet të mësohet me idenë e së përkohshmes, të vijë e të ikë në paqe, duhet të vihet në diskutim Lulzim Basha si lider siç bëri me 13 qershor dhe sa herë krizat ia kërkojnë, Agron Gjekmarkaj si deputet, si anëtar Kryesie, si kryetar Komisioni, çdokush aty brenda nga kupola drejtuese duhet ta mendojë vetën në konkurrencë pse jo edhe të mundur prej saj.
Shoh sot persona që flasin për kontribute a thua se na dhanë ujin e shpëtimit ditën e gjykimit, por nuk thonë sa kanë marrë nga PD-ja dhe pushteti i saj. Janë bërë presidentë, kryeministra, kryetar Kuvendi, ministra, deputetë nga mbi 20 vite, drejtorë e kanë rregulluar jetën e tyre, e boll mirë po mos t’u shesin dëngla me parime shqiptarëve. Një ditë do të vdesim të gjithë ne aktualët e jeta do vazhdojë edhe pas nesh, edhe politika po ashtu. Ndjesia e së përjetshmes është thjeshtë e rreme, barbare dhe e dhunshme ndaj ligjësive hyjnore. Kjo kapje pas karriges është e frikshme, kjo dëshirë rikthimi po kaq. Njerëzit në PD kanë nevojë të pyeten, të dëgjohen, të konsiderohen, të përfshihen dhe jo një pjesë të jenë të besuar si ambasador të dijeve të epërme, të mbyllur në klauzurën e heshtjes e të tjerët punëtorë me mëditje si mbushje topi kur diferencat intelektuale e politike me pjesën tjetër nuk është se janë fort të shquara.
Kjo shkëputje në PD bie në sy. Fryma e grupit mungon. Ata që kanë akuzuar Lulzim Bash%n pse nuk e largon Sali Berishën tani mund t’i kuptojnë më qartë arsyet sa e vështire dhe pamundur dukej kjo. Në optikën time kryetari real i PD-së, Basha, është prej katër javësh, por ende ai nuk po gjen kurajën, pasi ka ngritur në qiell anët e mira të Berishizmit të dënojë anët e këqija të tij. Ai së pari duhet të kërkojë falje për trashëgiminë e mungesës së institucioneve demokratike brenda PD-së, ose ekzistimi i tyre si fasadë e nevojës së kryetarit për të sunduar, këtë e trashëgoi nga Berishizmi.
Çfarë duhet të bëj Basha Basha edhe pse nuk ka faj, duhet të bëjë aktin duke i shkuar në qelize komprometimit të demokracisë qysh në periudhën 1992-1997, ku u burgos lideri i opozitës, u manipuluan zgjedhjet e vitit 1996, u rrah masivisht lidershipi opozitar dhe Shqipëria shkoi në prag të luftës civile në vitin 1997 pas falimentimit të skemave piramidale. Duhet të kërkoje falje për bathorizimin e Shqipërisë nga pikëpamja urbane dhe fjalorin e dhunshëm që PD-ja dhe lidershipi i saj me libër shtëpie imponuan në diskursin publik.
Të persekutuarit politik, elita e familjeve të Shqiperisë në vitin 1994 hynë në greve urie për të drejtat e tyre që me shumë se kujtedo u takonin por qeveria e PD i rrahu, i nxorri me dhune, i fyeu duke u sjelle me perbuzje klasore! Dekomunistizimi që ata kerkonin nuk u krye kurrë, demshperblimi dhe integrimi po njesoj. Basha edhe për këtë duhet të kerkojë falje edhe pse asokohe ishte student drejtësi një drejtësi që në vendin tonë nuk po troket.
Të zhgenjyerit e të vjedhurit e parë mbeten e janë ënde ish pronaret , dyqanet e cileve i moren shitesit, vilat e pronat, tokat e fabrikat e prej 30 vitesh vertiten poshte e lart sa në një gjykatë vendore sa ne Strazburg ! PD dhe qeveria e saj të kompleksuar nga kultura socialiste e prones nuk bënë akte të guximshme që këtë drejtë themelore të jetes siç është prona ta kthenin tek i zoti ! Perseri falja nuk është e tepert! Në një kohë kur PD erdhi në pushtet me moton e duam “Shqiperinë si gjithe Europa” në mesin e qeverisjes u spostua aksi gjeostrategjik drejt linjes së mesme gabim ky që u tentua të ndreqej më vonë.
Mbase ndjesë jo por një reflektim duhet edhe për këtë!
Sot, Basha akuzohet për marrëveshje e pazare me Edi Ramën nga Berisha dhe njerëzit më afër tij, por duhet t’i shpjegojë shoqërisë që marrëveshjet e mëdha me socialistët i ka bërë Sali Berisha dhe mirë ka bërë, qeveria e stabilitetit, qeveria teknike e vitit 1991, marrëveshja e 9 marsit dhe qeveria e Bashkim Finos, marrëveshja me Fatos Nanon për Presidentin, kryeprokurorin dhe kryetarin e Shërbimit Informativ në 2002 dhe ajo e 2007-ës ku me 6 vota socialistësh u zgjodh Bamir Topi President, marrëveshja e vitit 2008 për ndryshime kushtetuese me Edi Ramën dhe mirë ka bërë, sepse me kundërshtarin do të bësh edhe marrëveshje në të mirë të vendit, se nëse nuk bën marrëveshje shkon në konflikt dhe luftë si në vitin 1997.
Duhet demistifikuar njëherë e përgjithmonë konspiracioni mbi marrëveshjet politike në këtë vend dhe me këtë që po them nuk po përligj, as po nxis ndonjë marrëveshje inekzistente me Edi Rimën. Por mbi të gjitha, Basha duhet të prezantojë projektin që shoqëria dëshiron për PD-në si projekt ringritjeje e përfaqësimi, projektin e fitores. Basha duhet të flasë. Heshtja e tij po humbet kuptimin që etika e ditëve të para ia impononte. Kjo nuk është vetëm beteja e tij, por shumë më e madhe se kaq, një betejë mes lindjes dhe perëndimit, një beteje për një PD proamerikane apo antiamerikane, kauza këto për të cilat gjithkush duhet të vihet në diskutim. Basha duhet t’i prijë kësaj beteje dhe jo të mbrohet nga sulmi. Demokratët qanë njëherë për Sali Berishën kur u largua në verën e vitit 2013 dhe nuk mund të qajnë gjithë jetën për të.
Tokë (parti) e zanun , or tajjj !!!
Basha nuk ka kujt ti flase sepse 80% e demokrateve jane kunder tij! Aresyeja e vetme pse sot foltorja e Berishes ngjall shprese eshte se Basha eshte jo lider i thyer por i ngordhur, ne fakt nuk ka qene lider asnje dite. Per cfare demokracie do flase Basha kur sjellja e tij ne PD eshte shume me antidemokratike se e Berishes. Berisha vertet eshte autoritar dhe mund te kete marre vendime perjashtuese por mbeshtetje e tij brenda PD te pakten per aq kohe sa ka qene kryetar nuk eshte vene kurre ne dyshim. Sot PD ka per kryetar nje individ qe ka frike te mbledhe kuvendin e partise se tij sepse e di qe nuk do ta lejonin as te mbaronte fjalen. Basha dhe mbeshtetesit e tij kane vetem dy rruge, ose te mbledhin kuvendin e ti binden vullnetit te shumices se demokrateve ose te largohen nga PD e te krijojne nje force tjeter politike. Aresyeja pse Basha nuk ben as njeren as tjetren lidhet me faktin se Basha nuk eshte lider! Nese koha e Berishes ka mbaruar po ashtu ka sosur dhe koha e Bashes sepse te dytit po mos ishte per Berishen do i ishte sosur koha qe ne 2017 per te mos thene qe nuk do i kishte filluar qe ne 2013. Ju qe ndiqni Bashen tregoni se jo qe nuk keni respekt per voten e demokrateve por nuk keni as nuhatje politike per te kuptuar se nuk mund te vini kurre ne pushtet me nje kryetar qe ka kunder shumicen e partise se tij. Edhe sikur Basha te kishte 100% te drejte per aq kohe sa ai nuk ka besimin e demokrateve ai do duhej te kishte dhene doreheqjen me kohe e me vakt. Sjellja juaj eshte turp per ata qe pretendoni se perfaqesoni. Eshte gjithashtu dhe rruga me e shpejte dhe e sigurte per shkaterrimin e PD.
Mund te theme me bindje se ky shkrim i Agron Gjekmarkaj eshte shkrimi me i mire,me real dhe me i saket. Kur u do bytha deputeteve te PD-ke flasin mire dhe te bejne per vete,se nuk u mungon inteigjenca.Sot Gjekmarkaj del tjeter njeri,i llogjikshem,me mendesi demokratike,reale,dhe flete pa doraçka pa mare parasysh se mund te humbas pike.Me vjen mire kur ai etikon me kritikat e tija shume te verteta si Bashen ashtu dhe Berishen,duke i dhene keshtu rendesi vetem dinjitetit te PD-ke.Pikerisht,qendrimi radikal i udheheqjes se PD-ke ka mare meqafe partin qe nuk po vjene dote ne pushtet.
Megjithse nuk kam pike rrespekti per ju,kjo eshte e verteta rreth sali berishes prej te cilit ju dhe te gjithe demikratet duhet et ishin ndare me koha dhe jo te arrini deri aty qe ne 20221 te kerkoni rikthimin e tij ( KJO ESHTE E FRIKSHME) ,Por dhe nje gje tjeter kujdes se te dy ato jane burra qe skan bese dhe mos po vazhdojne lojen duke u talle keq me te gjithe demokratet!!!!!! (se me ameriken nuk tallen dot) se po te ishte burre sali berisha ate punen e burrit ( dhe jo te pengut) shkonte e bente ne tropoje dhe jo ne kukes ….. KETU DUKET BURRNIA E TIJ.
Bravo katnar hera e pare qe ke fol tamam por me i ashper duhet te jesh me sal malokun .se ai i prish pune gjithe pd .
Basha duhet të kuptojë që në interes të PD-së dhe të tijin është ballafaqimi i drejtpërdrejtë me Sali Berishën. Tashti për tashti ai me Ramën ka punë vetëm në kuvend. Jashtë tij po, duhet të ballafaqohet vetëm me Berishën. Duhet pērfundimisht të sigurojë likuidimin politit të tij. Ndryshe PD mer fund dhe, edhe ai me të.
E para here qe lexoj nje pronuncim me mend dhe kulture nga nje demokratikas. Bravo Gjekmarkaj, keshtu flet nje demokrat i vertete qe don Shqiperine.
Nuk ia vlen te merresh me Gjekmarkajn, por nje pyetje duhet t.ia te drejte ta: A ESHTE MORALE QE BASHA TE FLASE KUNDER BERISHES ?!!! ( Kete ka te drejte ta beje cdo anetar i PD-se, madje edhe Gjekmarkaj, po jo LULI…) ?!!!
Per Blendin e Bardhe.
Kur dikush te drejton drejt mbytjes nuk i ke asnje borxh…qofte dhe prindi.
Analize serioze e zotit Gjekmarkaj.Kjo analize duhet te ish ber nga Basha qe kur mori mandatin e kryetarit te PD-s. Kete Basha duhet ta bej edhe sot .Ai mos te rij si deri i shurdher sikur s’ka ndodhur asgje. AI duhet te pregatitet mire dhe te drejtohet populit shqiptar dhe militanteve te PD-s.Ne se nuk e ben kete ai eshte flegmaitik qe pranon te poshterohet nga Berisha si leck.
Te fillohe qe me burgosjen e F. N thyerjen e embargos ndaj Serbis,shkaterimin e industris,,Letrat me vlere (me vrim),gjakosja e opozites,ndertimi ipiramidave, lufa civile qe u vran me mijra shqiptar,sulmi ndaj jugut,gerdeci,vrasjet e 21 Janarit,koncesjonet e djalit qe mer akoma te ardhura nga koncesjonet fantazm.
Varianti me i mundshem eshte rikthimi berishes kryetar pd. Pikerisht ne kete moment do te rifilloj tranzicioni shqiptar qe dha ca shenja mbarimi sado te vogla. Reforma ne drejtesi do te nderpritet, rifillojn hedhjet ne ere te shtyllave te tensionit, rifillojne protestat e dhunshme, rifillojne vrasjet politike etj etj. Pak a shume cdo gje qe ka ndodhur 30 vjet do riperseritet. Prandaj shqipo behuni gati per nje 20 vjecarsh tjeter mbushur me dhune, vrasje dhe terrorr alla berishe
Bravo se e paske kuptuar tamam te verteten<>> thote nje shprehi e popullit
Bravo se ke filluar te reflectosh dhe te tregosh veten se kush mund te jesh dhe se si mund te behesh tamam democrat dhe deputet
No sahan lepires si cjane shume te Ashtu quajturit democrat
Berisha eshte tradhetare i kombit shqipetare, ai eshte futur ne politike nga segmentet e agjenturave te huaja qe ne kohen e PS ka punuar dhe punon per shkaterrimin e shtetit dhe demokracise shqipetare, Edi Rama eshte hale gjithashtu sepse eshte burre grash dhe pushtetare qe te krijoje nje shtet te forte ligjore ku te gjithe t’i binden ligjit..
Gjekleshi po na tregon per cubin Sali. I biri Sheqeres nga gobi i semes asnjehere nuk nuk ka patur ndonje prone pervecse ndonje dhie se cjap ishte vete. Kur erdhi ne fuqi krijoj tufen e deleve edhe ti Gone Gjekleshi ne ate kope vertitesh. Kur shikon ne tv vazhdojne mjeranet te flasin mbrockulla dhe nuk i shqeteson miliardat qe jane vjedhur nder vite nga qelbesirat e te gjitha ngjyrave Shpresojme tek te huajt te veje drejtesia ne vend.
Askush nuk e zgjidh problemin me Berishen ne PD. Te gjitha keto qe thote Gjekmarkaj jane te drejta, te thena dhe sterthena me kohe, por ato marin vlere dhe kuptim vetem kur degjohen me respekt e durim nga nje individ normal. Berisha nuk eshte normal, ai eshte totalisht i papergjegjshem ne trajtimin e dobesive qe i vene ne dukje. Me insistim ai shperfill cdo vrejtje qe i behet. Dhe kete e bene per tu dhene perparesi absolute marrezive te tij, interesit te papermbajtur personal per te arritur objektivin qe i ka vene vehtes. Ai nuk ndalet edhe pse perpara mund ti shfaqen mendime te arsyesheme si ne kete rast, perballe nje situate te tille ai behet edhe me mosperfilles dhe pa me te voglin hezitim cdo gje e flak ne kosh si armiqesore. Ndaj them, cfardo te beje Lulezim Basha ka per te rezultuar e pavlere. Nuk eshte pune per diskutime politike kjo situate, ketu behet fjale per operacione dhe vendimarrje deri dhe brrutale per ti vene fre marrezise se nje individi.
Kete mund ta bejne vetem ata qe e nisen aksionin kunder tij. Berisha nuk njeh gjuhe tjeter vec forces, vetem perballe saj ai kupton dhe vjen ne vehte. Nuk ka zgjidhje tjeter me te, ligji dhe vetem ligji mund ta shkurajoje dhe ti bjere mendjen ne vend. Pra, zgjidhje e vetme mbetet, qe amerikanet, te cilet e nisen kete goditje kunder tij, ta cojne ate deri ne fund. Ndryshe ai nuk do lere gur dhe kusur per te shkatrruar themelet e shtetit, qe te mbroje vehten dhe familjen e tij nga ndeshkimi ligjor qe e pret.
Sa trim je ba tani,se deri dje tu shqy goja neper emisjone duke mbrojt salush e lululush,PLER e KEQE
Demokracija mbi te gjitha do kulture te pergjitheshme,qe ne mesataren kombetare e kemi mjaft te cunguar,do kulture demokratike,qe ne mesataren kombetare pothuajse na mungon.E thene ndryshe injoranca eshte nena e te gjithave te keqijave,eshte me e keqe dhe shkateruese se bomba atomike.
Sigurisht individe te veçante krahas cilesive te tjera,mund te behen faktore pershpejtues ose ngadalesues te proçeseve demokratike.Por qe te jemi realisht te sinqerte dhe objektive,duhet t’a kishim thene qe ne momentet e para me ze te larte,jo me nje ndrojtje te brendeshme , te krijimit te partise demokratike ,se individi Salih eshte nje komunist fanatik militant,qe karjeren e tij politike e ka ndertuar duke shkelur mbi viktima.Ne ecurine e tij politike s’mund te shpresohet demokraci.Dhe fakti sot eshte qe ai i vuri kazmen Partise Demokratike,demokracise dhe mbare Shqiperise.Shume demokrate ende s’gjejne force t’a thone hapur kete .
Sahliu dhe berishizmi jane fatkeqesi kombetare qe do kete pasoja edhe me te renda pos u eleminua shpejt.
Çohuni,shkunduni shqipetare nga letargjija helmuese Sahliiste.
Hera e pare qe Gjekmarkaj pohon disa te verteta….Natyrisht jo te gjitha.Kjo do te thote qe pjesa normale e PD e njeh shume mire kriminelin Berisha dhe berishizmin,por heshtin ,per interesa apo nga frika.
Gjekmarkaj ,kam nje keshille….shpresoj ta lexosh….
Fillo ti i pari,mos prit Bashen…Atje ku je deputet ,ne cdo medie ku ftohesh,ku ke influence,sidomos ne zona katolike. Duhet thyer akulli i trashe i berishizmit qe zoteron nje pjese te madhe te votuesve te PD e cila eshte kthyer ne masen 60…70 % ne nje parti tribalonaziste.Ne se ju pjesa me normale e PD hidheni ne veprim ,ndoshta nuk do te keni nevoje as per Bashen.E rendesishme eshte te ndertoni nje platforme ideore dhe praktike te qarte….Te demaskoni dhe distancoheni nga Berisha dhe berishizmi,te shtroni idete moderne perendimore te PP europiane,te afirmoni nje grup drejtuesish krejtesisht te ri pa asnje lidhje me grupet e vjetra te PD,dhe me gare te ndereshme te zgjidhen drejtuesit e rinj.!ero kerkojne veprim te shpejte,guxim,terheqje te borgjezise se re prodhuese dhe atyre shtresave qe jane afer te djathtes.Mos mendoni te mposhtni Ramen,mendoni te krijoni besim,ndershmeri dhe moral.Largimi perfundimtar i tumorit politik Berisha mund te krijoje mundesi per nje bashkepunim edhe me PS ne kushtet kur integrimi ne BE eshte nevoja me urgjente per te ardhmen e Shqiperise.Mos pranoni thenien idiote te Bashes,,,Rama armiku yne,,qe do te thote mbi 750000 zgjedhes te PS jane armiq,pra shumica.Ky eshte primitivizem politik.
Anarkia, karrigia e kullufit Basha, kadavra e vdekur e Sali Berishes dhe torta qe po shkon drejt ndarjes, te kane dhene te njejten “kurajo” qe i ra papritmaz ne koke, provincjalistit te uritur dhe komunistit histerik Sali Berisha, kunder PPSHse, Enverizmit dhe Ramizit, ditet qe po ngordhnin.
Ne fillim me gojore,
Pastaj me sherbime dhe sodomi,
Dhe tani qe sapo era nderroi dhe fryu kunder papritmaz, ju dole kunder edhe ti. Tani me pak lezet, neser me kazem tek i nxjerr kackat nga varri per tja shurruar bagles “turko- arabe”, qe deri dje i lepive karin si profetin e tribalizmit shpellar.
Parobole e cudicme; lepirje, moterqirlleku, sodomie, terbimi dhe hakmarrje kafsherore, rruga e politike e “kanunorve” tane!
Gjone markagjoni duhet te kuptoje bashke me strofen e tije se sa te jete gjalle Edi Rama ,Lulushken nuke e preke njeri me dore .E gjithe e keqja e tyre ,duke e filluar nga ILIRI ,qe bridhte hu me hu sa majtas ,e djathtas,DHE SALI BERISHA, ka ardhur nga marveshja Rama _lulushi. Jemi ne kohen e larjes se hesapeve,nermjete kapove te bandave me kollare ,qe kane pare vetem interesat e tyre.Edhe ky Gjoni i Markajve po kerkon qe te hedhe gurin ,dhe te fshehe doren.
Kure ne historine e viteve te tranzicionit ,te inkuzicionit te atije populli nga BANDAT E SALIUT ,Gjoni ka folur kunder Saliut ??????Vetem se e ka lavderuar veprimtarine e tije,edhe me plasjen e luftes ne Gerdec te Tiranes nga mafia e familjes ne fjale.
Pd–ja mund të jetë çdo gjë,por vetëm e djathtë nuk është. Është sipërmarrje vetjake e berishës me ideologji mesjetare,krahinariste.,antikombëtare.
Shqipërisë i mungon e djathta kombëtare.
Vetëm kjo mund të përballet me ramën. Rifutja e berishës në lojë do të thotë pushtet për ramën,sepse vogël berisha e bën ramën të duket ëngjëll