Si e futën në kurth Thoma Gëllçin, nëpërmjet shoferit të tij

13 Tetor 2021, 11:57Politika TEMA

Kur urdhri për arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi doli, agjentët e  policisë nuk e kishin të qartë se ku ndodhej ai.

Nuk ishte në Tiranë. Po ku?! Kishte vetëm një mundësi për ta gjetur. Të gjurmonin sinjalin e telefonit të tij. Por prej disa ditësh, deri atë ditë që u arrestua z.Gëllçi nuk fliste me asnjë…

Agjentët dyshonin se ai mund të komunikonte përmes aplikacioneve që nuk mund të gjurmohen siç është WhatsApp.

Kishte vetëm një mundësi që të bënin, që të çanin perden teknologjike që e mbronte dhe ai të mund të komunikonte me celularë, e më pas përmes sinjalit të gjendej venddodhja.

Ndaj u zgjodh një person i tretë.

Ai ishte ish-shoferi i tij në RTSH. Burimet nga stafi që po procedonte për ndalimin e zotit Gëllçi i thanë gazetës “Si” se agjentët ju prezantuan shoferit, duke e pyetur se si mund të lidheshin apo nëse ai kishte dijeni se ku ndodhej ish-shefi i tij. Burimet thanë se  shoferi refuzoi në mënyrë të prerë, duke pretenduar se nuk kishte dijeni dhe asnjë kontakt.

Por truku qëndronte diku gjetkë. Agjentët besonin se ai do të komunikonte në një moment me ish-shefin, ndaj improvizuan një bisedë disaminutëshe me të.

Agjentët kështu donin të fitonin kohë, derisa edhe telefoni i shoferit të vihej nën përgjim. Kur sinjali u kap, agjentët u larguan. Dhe ndodhi ashtu siç ata e kishin parashikuar.

Nuk kaloi pak dhe shoferi, i cili kishte refuzuar komunikon në mënyrë të menjëhershme në telefon me zotin Gëllçi, por jo përmes WhatsApp. “Alo shef… të kërkonin disa agjentë të policisë në Tiranë”, e lajmëron ai.

Ky do të ishte “gabimi” fatal. Një sinjal nga celulari i ish-drejtorit të RTSH-së që akuzohej nga SPAK për korrupsion me tenderat, mbërrin në pajisjen gjurmuese dhe tregon vendodhjen.

Gjurma tregonte se celulari i tij lëshonte sinjale shumë kilometra larg Tiranës, nga juglindja e  Shqipërisë.

Fiks fare në një fshat të Ersekës. Ato ditë, zoti Gëllçi ndodhej në vendlindje. Në shtëpinë e nënës së tij.

Tani për agjentët e policisë mbetej faza tjetër. Momenti i ndalimit.

Nga Tirana porosia vjen për agjentët e Korçës. Njëri prej tyre arrin të komunikojë me zotin Gëllçi në telefon pa i treguar qëllimin, por thjesht i kërkon një takim për disa pyetje. Ish-drejtoi miraton takimin. Por teksa ai priste një komunikom formal dhe i pashqetësuar, agjentët i komukojnë drejpësëdrejti se është i arrestuar.

Burimet i thanë gazetës “Si” se zoti Gëllçi në fillim dukej i pashqetësuar. Por gjatë udhëtimit, i prangosur,  në mbrëmjen e së premtes, javën e kaluar, gjendja e tij emocionale u rëndua.

Ai është sjellë në dhomat e paraburgimit në kryeqytet përgjatë gjithë darkës.

Publiku u njoftua për ndalimin e ish-drejtorit të RTSH nga një njoftim i SPAK-ut me shpjegimin se zoti Gëllçi   dhe tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj  dyshohen se kanë shkelur ligjin, kur në garën mes dy kompanive kanë skualifikuar njërën dhe shpallur fituese tjetrën, në një kohë që sipas dokumentacionit, asnjëra prej tyre nuk duhet të kualifikohej.

Sipas të dhënave nga SPAK, ish-drejtori Thoma Gëllçi dyshohet se ka nisur procedurën e tenderit për blerjen e pajisjeve për kanalin e ri “RTSH AGRO” në një kohë që as bordi dhe as AMA nuk e kishin miratuar këtë kanal.

Tenderi me fond limit gati 87 milionë lekë për blerjen e kamerave dhe pajisjeve teknike është zhvilluar në tetor-nëntor 2018. Pajisjet janë blerë dhe përdorur nga kanalet e tjera, ndërsa sinjali i kanalit “Agro” është shfaqur në paketën e RTSH 3 vjet me vonë, në prill 2021.

Thoma Gëllçi tani pret gjykimin… ndërsa një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nuk gjendet… ai është shpallur në kërkim. Policia dyshon se ndodhet në SHBA… aty ku nga edhe ish-drejtori u kthye enkas për t’u bërë drejtor.

21 komente në “Si e futën në kurth Thoma Gëllçin, nëpërmjet shoferit të tij”

  1. theme says:

    Shikoni se i eshte bere qafa,

    1. He ,Miku!! says:

      Jo ky por te gjithe ata si puna e ketij qe emigruan dhe u kthyen kur fitoi partia e tyre duke marre nje post .
      Dhe kur u mbaroi burimi u kthyen nga erdhen duhet te kthejne gjen e vjedhur

      1. ALBANIAN says:

        Eshte nje buke e vjeter e punojesve te TVSH qe jane totalisht te paafte dhe paguhen nga taksat tona, ky drejtor ishte i vetmi ne histori qe i perfundoi kontraten e punes ketyre punojesve qe kishin nje jete qe paguheshin nga taksat tona dhe ja çfare i ndodhi….

    2. Bureto says:

      Ish gazetar i “Zerit te Popullit”, drejtori i Kabinetit te Ilir Metes kur ky ishte dy here kryeminister. Jane nga nje stan dhe si rregull kane të njejtin bylmet.

  2. Andreas says:

    Shume te zote paskan qene! Ai paskesh qene ne shtepine e tij, ne vendlindje dhe keta per pak sa nuk paskan kerkuar dhe ndihmen e Mosad-it!

    1. Alb says:

      Hahahaha e madhe agjensia jon sekrete e zuri ne shtepin e tij ne vendlindje shkalla e veshtirsis 1000 ?? prandaj sillen verdall shqipris gjith qaf derrat qe kan bo krime se kemi te till agjensi. Sygheroj te shkruhet dhe nje roman per kete mision te behet dhe film.

  3. Tetovari2 says:

    Gazetari po se po por edhe redaktori të përgjigjen
    PENALISHT me para burg për zbardhjen e mënyrës se hetimit nga agjentët.Kētu shifet qartë se gazetarët
    sdomos “gazetarët investigativ”janë ortak,bashkëpun ojnë me krimin e organizuar!?

  4. Taulant says:

    Ky bastardi me miun e Divjakes drejtonin gazeten ‘Zeri i Popullit’ ne vitet 90-te.
    Per keta palaco u sakrifikuan shume qytatar ne vitet 90 neper protesta.
    Qellimi ketyre plehrave paska qene vjedhja dhe jo idealet demokratike e Socialiste.
    Keta hajduter duhet te jene te paret qe duhet te ekzekutohen ne sheshin Skenderbej.

    1. analisti says:

      O Taulant,mos shiko Gëllçin ti,po shiko Berishën që e nisi si demokrat dhe antikomunist i madh dhe përfundoi si një hajdut e vrasës ordiner i shqiptarëve i mbështetur nga ty dhe soj e sorrollopi yt!

  5. Astrit says:

    Aman se u be kjo afera sikur të ishte afera e shekullit.
    As me interreson ky person por për disa pajisje tv gjithë ky kryqëzim mediatik.
    Ky është skandali me i madh I këtyre 30 viteve të fundit?

  6. Altini says:

    çudi se asnje nga agejntet nuk ka konspiruar, se ka plot spiunë qe punojne ndonjehere ne dëm të policisë.
    Shume mire per kete qelbësirë, njeri shume i ulet, vulgar, qe i perçmonte femrat dheni perdorte si objekte vetem per seks. Epshin do ia uli pak burgu, i cili do e ndihmoje te kuptoje se vjedhja eshte ves i keq. Hajdut nuk u be ne RTVSh, ai ka qenë i tillë, dhe s’dihet se kush e përse e bënë drejtues te nje TV qe paguhet me taksat e shqiptareve.

  7. Tagriu says:

    KJO QE ESHTE KAP ESHTE NJE NGA VJEDHJET E SHUMTA TE KETIJ QQELBESIRE. ISHTE HAJDUT I NJOHUR KUR MBLIDHTE PARET TE PARADHOMA E METES. PO VJEDHJET NE RTSH KANE FILLUAR QE NGA PETRIT BECI, EDHE MARTIN LEKA S’ESHTE ME I PAKET. ATY ESHTE BERE M… MULLAR! S’KE NGA TIA NISESH. ME PAJISJE, PROJEKTE TELEVIZIVE, PUNESIME ME PARE, DASHNORE NE PUNE, DHE PUNE SI SHEFE DHE DREJTORE, JO DOSIDO….

  8. blendi ...ziu says:

    Nje zevendesministre per nje arke me peshk, nje dsrejtor televiuzioni per nje tender…, keta jane CIRONKA . Edhe i vetmi PESHK I MADH (Llalla) u iku nga grepi ! Hajde SPAK, hajde ?!!!

  9. Xhaja says:

    Dialogu Polici – Thoma : Ku ndodhesh Thoma ? – Thomai , ne Ersek .Po ne po te kerkojme ne Ersek .Thomai – Jo jo jam ne Erseke .Policia , Po jo mo Thoma ne kujtuam se je ne Erseke .Thomai vazhdon – Me mire e lem takohemi be Erseke ? .Ne themi ne Erseke se ne Ereseke ti e ke me afer dhe ne me larg

  10. hi says:

    ky nuk ishte ai qe i doli videoja me gazetaren bjonde??

  11. Luli says:

    Flisni percar kuturu te gjithe pothuajse komentuesit,Nuk ka rendesi Peshke i madhe apo i vogel , rendesi ka vjedhja ,korupsioni qe njerzit kane bere.Por ju jeni te pa durushem dhe zemer ligje per gjithshka qe ju rethon dhe doni vetem te keqen te shikoni ,ndersa e mira ju ere syte dhe cdo gje e mire qe behet ,ju do ta percmoni dhe do ta tallni se ashtu jeni dhe ato familje keni
    Pluse jeni DEMBELA dhe Llafazan

    1. blendi ...ziu says:

      Meso te shkruash shqip !

  12. Bledi Sota says:

    Ore per rrugen e kombit do flas njeri…? Si u paguan pardhenie pa bere asnje gram pune 80 milion Euro. Si z.Basha shpetoj me procedure? Mos i haroni keto?

  13. Covidiani says:

    Sinjalet nga Erseka jane fare pa vlere. Keni kaq vite edhe skeni kapur ndonje “sinjal” nga zyrat e PD, PS, Kryeministrise, Ministrise se Brendshme etje. Thomaj le te shkoj para gjykatesit nqs ka bere cfare mendojne hetuesit. Po dua te di me keta balozet e medhenj si Ilir, Sala, Rama, Ruli, Ahmetaj, Gjinkuri, Beqja, Imami etje etje cfare do beni? SPAK i shkerdhetave . Do bejne leke do shqepen edhe pastaj do ikin te vazhdojne ” specializimet” jashte Shqiperise. Ku e kini Llallen moterqira?

  14. Fshatari says:

    Perse duhen kaq shume stacione televizive ne vendiin tone te vogel?!
    Per te torolisur mendjen e njerezve, per propagande, per korrupsion, per degjenerim, per ”big brother”, perbythje=perputhje, per te vjedhur tendera dhe per poshtersira te tjera, qe nuk mundem t’i rreshtoj me tej.
    Qofsha une i gabuar, por une keshtu e kuptoj. Samire ne ”demokraci”! Sebashku me lulet kultivojme edhe ferrat, drizat, hitherat, gjembat, thonjte plastike, tatuazhe ne qafe, ne krah, ne bark dhe mbi vithe… Perse te jete keshtu, valle?!
    U largova shume nga tema me thomain! Thomai qeveritar i larte, i shendetshem, ishte ne Amerike, por u kthye, mbasi e gjeti ne Tirane vendin me te mire se Amerika… I korruptuar vit pas viti, i heshtur, punoi nen rrogoz… Nuk besoj se ka qene vetem ky ne krye.
    Sekuestrim pasurie dhe burg! Keshtu mesojne te tjeret, ndryshe… propagande dhe asgje.

  15. Likja ka vjedh floririn sala sla gjo pa vjedh rama po ashtu Si nuk i kapen dot mer amon po paskan kap kte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje