REPLIKAT/ Komentuesi-Ramës: Normale s’do i vjedhësh të gjitha paratë, se bie në sy. Rama: Mos u mërzit nga gjërat e mira

13 Tetor 2021, 11:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga puna për lagjen e Rilindjes në Fushë-Krujës, e cila sipas tij po i afrohet fundit.

Kreu i qeverisë ka replikuar me një komentues i cili i thotë se “normal që do ndërtoje se s’mund t’i vidhje të gjitha se do bie në sy”.

Rama i përgjigjet duke i thënë se “nuk ka lekë bote këtu”, pasi për projektet që bota kontribuon për rindërtimin nuk ia jep lekët qeverisë, po i bën të gjitha vetë.

KomentuesiCa bravo me ca bravo i thoni ketij, apo ca prisnit leket e botes ti gllaberonte te gjitha, po normal qe do ndertoje se smund ti vjedhi dot te gjitha se bjen shume ne sy ashtu

RamaNuk ka leke bote ketu i dashur Enes dhe qe te jesh i mireinformuar, per ato projekte qe bota kontribuon per Rindertimin nuk ia jep leket qeverise, po i ben te gjitha vete, projektet, tenderat, kontratat me kompanite… U kuptuam besoj, keshtu qe mos u merzit nga gjerat e mira qe behen, se per njerezit jane

3 komente në “REPLIKAT/ Komentuesi-Ramës: Normale s’do i vjedhësh të gjitha paratë, se bie në sy. Rama: Mos u mërzit nga gjërat e mira”

  1. aleko says:

    Duke qene se nje shumic shqipetaresh e pranojne per mire hajdutllekun, ne shqiperi vec per hajdut flitet…ose me mire hajduti akuzon hajdutin..Kur nddertohet ndonje gje ne shqiperi thone po behen me leke te vjedhura, kur ndertohet prap hajdutet kane paret.Tashme duhet te ruhemi dhe kur shkojme ne tualet se mos thone ” pse shkove atje ?.. cfare vodhe?…

  2. Njeres pa (qe sduan)pune says:

    Po…….shqiptari (rrotka ..i) nuk beson, dhe mendon se tjetri eshte si ai , mendjen te hajdutlleku e ka, nuk i hyn ne sy asgje

  3. emigranti says:

    Nuk ka faj komentusi qe shprehet ashtu se kudo dhe nga kushdo vidhet ne shqiperi duke filluar nga qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje