“Janë rrahur deri në vdekje”, rrëfimi tronditës i ish-gardianit për torturat në burg ndaj myslimanëve në Kinë

17 Tetor 2021, 16:57Bota TEMA

Një ish-gadrian i një burgu në Kinë ka zbuluar se me çfarë metoda të torturimit ballafaqoheshin të burgosurit ujgurët, komuniteti pakicë i myslimanëve në Kinë.

“Në hapësira zakonisht qëndronin tre policë që shqelmonin dhe grushtonin njerëzit dhe i godisnin me kamxhikë – duke i detyruar të zhvishen lakuriq. Janë përdorur rripa – që është metoda më brutale. Njerëzit nuk mund të rezistojnë shumë, kryesisht janë rrahur deri në vdekje”, ka shpjeguar ish-gardian i identifikuar si Dijang, 39-vjeç, transmeton Telegrafi.

“Koka dhe sytë në veçanti u mbuloheshin nga gjaku dhe nuk mund të shihnin asgjë. Disa mbesnin pa sy. Më pas i pastronim me ujë, disa nuk i lejonim për ditë të tëra të mos flenë – nganjëherë metoda më e thjeshtë del të jetë më e keqja por shumë efikase. I dërgonim më pas në spital për tretman”, ka shtuar ai.

Gratë torturoheshin me elektroshok nëpër organe gjenitale, ua lidhnin duart me pranga dhe më pas i godisnin. Pas dy apo tre minutave fillonin të qanin nga dhimbjet”, ka shpjeguar ish-gardiani.

Në mesin e viktimave të torturave ishin edhe 14-vjeçarët. “krimi” i tyre ishte – thjesht se ishin pjesëtarët të komunitetit mysliman në pjesën perëndimore të Kinës që njihen si ujgurë – që regjimi komunist pavarësisht kritikave dhe apeleve të perëndimit – i persekuton vazhdimisht. Madje Shtetet e Bashkuara veprimet e Pekinit mbi ujgurë i cilëson si gjenocid.

Ish-gardiani që “hapi shpirtin” në një intervistë dhënë për Daily Mail, vie nga një familje lojale e policëve dhe anëtarëve të partisë. Thotë se ishte i bindur se kishte përmbushur obligimin patriotik dhe besonte në propagandën se po lufton kundër terroristëve, separatistëve dhe ekstremistëve islamikë.

Mia Wank nga Humans Right Watch, thotë se gjykimi i tij vetëm sa e vulos pretendimet e shumë tjerëve për krimet që kryhen kundër njerëzimit nga regjimi kinez.

Presidenti kinez Xi Jingping në vitin 2015 kishte urdhëruar që policia t’i përcjellë, marrë në pyetje dhe të mbledhë informacione për “persona interesant”.

Një vit më pas, Xi filloi fushatën “goditja e fuqishme” kundër pakicës myslimane që përfshinte dërgimin e tyre nëpër kampe për “riedukim”. Në këto “qendra shkollimi” kanë shkuar ata që bartnin shami, kishin mjekra dhe familjet jashtë Kinës.

Policia thotë Diang, kishte për cak vazhdimisht ujgurët, pavarësisht asaj nëse kanë kryer ndonjë krim apo jo. Me një rast, kolegët e tij kanë rrahur për vdekje një taksist që transportonte pasagjerë me mallra të vjedhura.

Nëse dikush prej ujgurëve ankohej për varfri apo tentonte të largohej nga vendi, dërgohej në kamp. Nganjëherë fshatra të tëra dërgoheshin nëpër kampe. Adoleshentët përfundonin në burgje vetëm pse kishin biseduar për brutalitetin e policisë, bartnin mjekra apo shpërndanin video “islamike” nëpër rrjete sociale.

 

1 komente në ““Janë rrahur deri në vdekje”, rrëfimi tronditës i ish-gardianit për torturat në burg ndaj myslimanëve në Kinë”

  1. e drejta e c´do njeriu says:

    deri sa ishim me sovjetiket ,stalini i dhe nje keshill enverit lere fene mos e ngacmo sepse lozi nje rrol te rendesishem ne luften kunder nazizmit kleriket moren pjes ne te ,dhe po ta shikosh deri nga fundi i gjashtedhjetes feje ishte e lir sa u bashkuam me keta te pafe komb i poshter qe as qent e mocat nuk i len rehat u zhduk feja dhe u perhat mosbesimi ne mas te madhe dhe tek ne dhe pasojat i kemi akoma dhe sot dhellezer dhe motra ne familie jane akoma jobesimtar, dhe ketu tek tema i ke me lopata,komb dhe njerez te keqij jane pjesa me e madhe jo te gjith.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje