Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë, shkon në 500 numri i të prekurve, në spital edhe fëmijë

27 Tetor 2021, 10:52Sociale TEMA

Situata e helmimeve në Krujë vazhdon të jetë shqetësuese edhe ditën e sotme. 130 qytetarë të tjerë i janë drejtuar spitalit mbrëmjen e djeshme, duke e çuar në 500 numrin e personave të helmuar nga uji i pijshëm.

Mjeku i urgjencës, Ilir Rrapollari, u shpreh se të shtruar në spital janë 3 të rritur dhe 7 fëmijë. “Situata paraqitet disi më e qetë, ka një rënie të rasteve të paraqitur për mjekim. Aktualisht janë 3 të rritur të shtruar në spital dhe 7 fëmijë. Deri tani situata është përballuar me sukses”, shprehet mjeku.

Që nga mëngjesi i së dielës, shumë qytetarë në Krujë u paraqitën në spital me simptoma helmimi si dhimbje koke, dhimbje barku, diarre e të vjella. Dyshimet e para ishin se helmimi u shkaktua nga uji i pijshëm, ndërsa për këtë arsye furnizimi u ndërpre që prej mesditës së të hënës.

Në një reagim zyrtar të Ujësjellësit të Krujës një ditë më parë, u tha se shkak paraprak për helmimin e banorëve, është kontaminimi i ujit të pijshëm si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të shtunën dhe të dielën, veçanërisht në vendburimin e Malësisë së Krujës ku është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë.

 

1 komente në “Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë, shkon në 500 numri i të prekurve, në spital edhe fëmijë”

  1. lolita says:

    Duhet investuar ne laboratore dhe institute kimie dhe fizike per testime periodike te shume-aneshme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje