Alban Beqiri sukses në Beograd, boksieri kuqezi kualifikohet ne çerekfinalen e kampionatit botëror

1 Nëntor 2021, 11:59Sport TEMA

Boksieri shqiptar Alban Beqiri shënoi një tjetër sukses në kampionatin botëror të boksit, që po zhvillohet në Beograd.

Sportisti kuqezi arriti fitoren e tretë, duke mposhtur rivalin panamez Eduardo Bekford Çambers.

Pas tre raundeve, gjyqtarët i dhanë Beqirit fitoren me pikë me rezultatin 4-1. Dueli i radhës për sportistin shqiptar për peshën deri në 71 kg do të jetë të martën kundër jordanezit Zejad Eishash.

Beqiri deri më tani ka arritur tri fitore. Në fillim ai mposhti kenianin Bonifas Maina, e më pas lituanezin Saimonas Banis.

Në këtë kampionat botëror, Beqiri i ka dhënë boksit shqiptar suksesin më të madh të arritur ndonjëherë. Ai mban edhe titullin e kampionit të Ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje