Bardhi sfidon Berishën: Po i pate firmat silli t’i verifikojmë mos i mbaj në kasafortë, hallet personale mbaji në shtëpi dhe jo në seli

12 Nëntor 2021, 13:43Politika TEMA

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi bëri thirrje edhe njëherë që firmat nëse Berisha i ka t’i dorëzojë në protokollin e selisë blu dhe jo në zyrën e Palokës.

“Cdo anëtar i PD-së sot është fyer edhe me atë pakicë që kanë besuar te zoti Berisha. Edhe sikur janë të dhënat tonat, të jenë siguruar 1/8 apo 1/10 vullneti i tyre nuk mbyllet në kasafortë dhe të bëhet show. Edhe zëri i pakicës duhet të dëgjohet edhe nëse 1/10 e delegatëve duhet të dëgjohet nga partia.

Prandaj përsëris thirrjen time si sekretar i përgjithshëm i PD-së, që nxirrini firmat nga kasaforta me gazetarë që nuk janë në gjendje të konfirmojnë nëse janë nënshkrues të formularëve anëtarë të këshillit kombëtar, janë apo jo demokratë, janë apo jo gjallë apo janë apo jo në territorin e Shqipërisë. Respektoni institucionet e PD-së me transparencë të plotë” tha ai.

3 komente në “Bardhi sfidon Berishën: Po i pate firmat silli t’i verifikojmë mos i mbaj në kasafortë, hallet personale mbaji në shtëpi dhe jo në seli”

  1. qytetar says:

    Plasi gjylja e madhe Plaku Mere.
    Femijet nuk te binden me.
    Bile dhe Grida do dale partizane.

  2. Drita says:

    Kur i ke te gjitha dhe nuk di ti administrosh dmth nuk jeni per ate vend.Kjo spjegohet se ketyre ja kane dhuruar ate vend qe kane nuk e kane fituar me zotesi dhe prandaj nuk jane ne vendin e duhur ne kohen e duhur.Askujt nuk do ti binte ndermend per Berishen po te ishi ju lider.
    Nuk jeni dhe lider nuk mund te behesh po nuk pate aftesi.Nuk i ra kuj ne mend ne ps per Nanon se Rama ishte lider.

  3. betixho says:

    E ndoqa me vemendje në të gjitha daljet dhe prononcimet Sekretarin e Pergjithsshem të Partise Demokratike dhe e them me bindje të ploë se artikuloi një situatë të nderlikuar me qartësinë më të madhe plotesisht në perputhje me normat e një Partie Politike.Gazmend Bardhi një Personalitet Politik modern.Argumentat e Tij janë politike,ndersa argumentat e mbeshtetesve te Foltores janë parapolitike.Eshtë fatkeqesi e madhe që mes artikulusve të ketyre të fundi ka personalitete deri te vet ish Kryetari i Partise që udhehoqi per 21 vjet,që perdor arumenta parapolitike per nje Kuvend që ka një strukture hierarkike zyrtarisht dhe ligjerisht të njohur.
    Nese flitet per Partinë Demokratike, kuvendet që mund të thirren në të gjitha menyrat e zyrtarizuara,duhet detyrimisht të kanalizohen nepermjet struktures zyrtare egzistuese,perfshire ketur edhe varjantin e te drejtes te nje te katerten e antareve te Kuvendit Kombetar.Nese nuk kalon nepermjet kesaj rruge,ajo eshtë një varjant i Haxhiqamilizmit dhe i veprimit parapolitik.
    Nese ndiqet kejo rrugë,nuk ka lidhje me Partine Demokratike zyrtare por me synimin e krujimit të një Partie të Re.Nese edhe vet Sali Berisha mbeshtet varjantin që mund të behet kuvendi pa kaluar strukturat zyrtare këjo është një argument më shumë, se per Sali Berishen nuk ka parime por ka vetem interesa,dhe verteton se Ai kete menyrë e ka pasur praktikë pune gjatë gjithë historisë së Tij në Pushtet dhe se vetem se konfirmohet drejtesia e pa gabushme e formulimit Amerikan mbi veprimtarine minuse të Demokracise dhe Pluralizmit në Shqiperi.
    Partia Demokratike ka ZOT,dhe ZOT janë strukturat zyrtare ligjore që AJO disponon.
    Mund te them me keq ardhje se niveli i kuptimit të kesaj situate është një fatkeqesi e madhe e politikes Shqiptare në veçanti aty ku po ndoth në Partine Demokratke,megjithse ata që mbrojnë kete rruge parapolitike janë fatkeqesisht të arsimuar.Fatkeqesi e madhe.
    Midis Personaliteteve që kane aftesine per ta kuptuar kete gabim te linjes se Foltores Veç Bashes dhe Bardhit,mesa u shprehen janë edhe Salianji që shpreh te njejten qartesi.Preç Zogaj,gazetari Rakipi nga Media.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje