Pas deklaratave të Bashës se ai e mundi Edi Ramën më 2011 vetëm se përjashtoi Berishën nga fushata e tij, Muli bëri një reagim të ashpër.
Të dashur demokratë!
Luli ka fyer rëndë Doktorin dhe gjithë ju. Ai do t’iu mbushë mendjen juve se, sa herë del Doktori në skenë ju humbisni. Për këtë sjell si fakt fushatën për Bashki më 2011, ku Luli fitoi duke mos dalë Doktori në fushatë.
E vërteta është krejt ndryshe. Doktori duke parë që ato zgjedhje nuk fitoheshin me fushatë, vendosi të punonte jashtë fushatës.
E para siguroi Ilir Metën se 21 Janari nuk do gjykohej, por ai duhet të angazhohej fort në fushatë dhe ato lek që kishte për tua dhënë prokurorëve t’i përdorte për zgjedhje. Me këtë rast dhe zgjedhjet fitoheshin dhe ai shpëtonte nga burgu.
E dyta ai ishte ideator i thirrjes së Hysni Miloshit në koalicion, duke i kërkuar ndjesë për tradhtinë ndaj shokut Enver dhe premtuar se pas zgjedhjeve gjërat do rregulloheshin.
E treta, ai bindi Ben Ristanin si gjenden vota jashtë kutive kur nuk ka në kuti.
E katërta, ai solli gjithë drejtuesit e qarqeve në Tiranë të punonin dhe vetë doli në rrethe, pra i zëvendësoi ata.
E pesta që është dhe më e rëndësishmja, duke mos dalë në fushatë, gjithë njerëzit qe për çdo punë shkonin tek Zeni u qetësuan dhe thanë o burra të ndihmojmë Lulin që mos ngelemi në dorë të Zenit. Kjo ishte taktikë e Doktorit për ta liberalizuar pushtetin dhe për të krijuar dy qendra interesi.
Kjo siguroi fitoren e Lulit. Ish-deputeti Ruli që dëgjoi argumentet i dha të drejtë:
-Mirë e ke biro. Kështu është e vërteta, por thuaj asaj Kokalarit të mos e kruaj shumë me vilat e Lulit, se kur të fillojë Luli me vilat e Zenit e gjobat e tij, do falimentojë Top Chanell-i se nuk do shikojë më njeri emisionin “Përputhen”.