Muli shpjegon pse u be Floriana zëdhënëse e Foltores

10 Nëntor 2021, 20:59Antena TEMA

Sot foltorja e Doktorit pati një ndryshim të rëndësishëm.

Zëdhënësia e foltores u shfaq Floriana.

Kjo ngjalli shumë reagime nga mbështetësit e Doktorit, por Muli i sqaroi ata duke i qetësuar:

“Të dashur demokratë!

Na u desh sot të vendosim Florianën zëdhënëse të Foltores për shumë arsye.

Arsyeja e parë është se ajo ka pas sherr brenda familjes, pasi vjehrra e saj kishte botuar një shkrim te egër kundër Berishës dhe duhet të shuheshin keqkuptimet.

Për këtë u vendos që Floriana të ishte zëdhënëse dhe vjehrra tërhiqej nga pikëpamjet e saj për Sali Berishën.

Së dyti, si lexuese e parashikimit të motit, ajo mund të ketë aftësinë të lexojë dhe parashikimet e Doktorit për të ardhmen e demokracisë.

Ashtu siç ka qenë e saktë kur lexonte parashikimin e motit dhe thoshte do të ketë shi, ashtu do jetë e saktë kur të lexoj parashikimet e Doktorit se do bëhet kryeministër.

Së treti, ishte një nga kushtet e TV Klanit për mbështetje ndaj foltores.

Ata do të tërhiqnin mbështetjen nëse Floriana nuk bëhej zëdhënëse, siç ishte me Bashën më 25 prill.

Siç e dini, Lul Basha nuk i ka hapur asaj katër ditë rresht telefonin dhe ne dyshojmë se janë ato katër ditët kur amerikanët e kanë rrëmbyer dhe e kanë futur në një bunker, siç ka thënë dhe dijetari Alfred Cako.

Prej asaj dite ajo nuk pranon më të punojë me vasalë të amerikanëve dhe kërkon të bashkëpunojë me njerëz që ruajnë sovranitetin e Shqipërisë”.

Pas gjithë këtyre shpjegimeve, Muli pyeti ish- deputetin Ruli, se a i duket gjetje e bukur kjo, që Doktori ka marrë si zëdhënëse një lexuese të parashikimit të motit.

-Shumë ide e bukur më duket biro.

Por kjo nga foltore u kthye në floktore.

Sa për këtë çupën, shpresoj që të ketë suksese në parashikimin e mutit që po vjen erë, siç ka pasur për parashikimin e motit kur frynte erë.

3 komente në “Muli shpjegon pse u be Floriana zëdhënëse e Foltores”

  1. qytetar says:

    Fjalia e fundit permbledh gjithçka.

  2. ce says:

    Thone se dhe kryevagabondi Muli horri do kete nje zedhenese dhe tani po kerkohet me ngulm qe ish drejtoresha e kultures ne kabinetin e Mulit kengetarja tallava Greta Koci do jete zedhenese e Mulit ne levizjen haxhiqamiliste te Vicidolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje