Pas deklaratës së Ministrisë së Bujqësisë se ka ndërmend të ngrejë Akademinë për Barinjtë, Muli vendosi të reagojë ashpër ndaj Lulzim Bashës, i cili e ka pranuar në heshtje këtë plan makabër të qeverisë së Edvin Ramës:
“Të dashur demokratë!
Shqipëria gjendet para një rreziku serioz.
Ministria e Bujqësisë do të hapë një Akademi për barinjtë, e cila në vetvete është një korrupsion galopant.
Ka disa probleme në këtë nisëm.
Problemi i parë është se kush do jap mësim në këtë Akademi, cila do jetë kurikula e saj dhe kush do t’i japë diplomat.
Me këtë manovër Edi Rama kërkon të punësojë patronazhistët si barinj, duke u dhënë diploma dhe duke i përdorur si komisionerë në fshatra, meqë nuk ka mbetur më njeri me shkollë të lartë.
Lulzim Basha po hesht, pasi ai mendon se do përfitojë vetë nga kjo nisëm, pasi do të bëhet pjesë e korrupsionit të Edi Ramës.
Kush do jete pedagogu i barinjve?
Natyrisht duhet të ketë qenë bari.
Por cili është ai bari që ka arritur të bëhet pedagog?
Kjo është pikëpyetje e madhe.
Nga ana tjetër cilat do jenë tekstet e mësimit për barinjtë që do të shkollohen.
Shumë nga barinjtë nuk dinë të lexojnë, as të shkruajnë.
Atëherë leksionet do jepen me gojë, ata do t’i rregjistrojnë në telefon dhe do t’i dëgjojnë në mal.
Ky është korrupsion, pasi ata mund të kopjojnë nga njëri- tjetri dhe do marrin diploma false.
Por më e keqja është se ku do bëjnë praktikën për barinj.
Këtu është korrupsioni i Lulit.
Edvin Rama i ka dhënë monopolin Kunatit të bëjë një stallë ku do bëjnë praktikën dhe do shesë diplomat.
Pra në finale barinjtë do t’i diplomojë Kunati dhe ata në shumicë do të mendojnë si Ministria, që qumështin e bën dyqani, kurse barinjtë duhen vetëm për të rritur dele për mish dhe lesh.
Demokratët duhet ta hedhin poshtë këtë projekt duke ju bashkuar Foltores.
Vetëm Foltorja mund t’i japë fund këtij korrupsioni masiv dhe pengut të Edvin Ramës, që përpiqet të fitojë lekë duke përdorur dhe barinjtë”.